-
-
Debati për Muzeun Hebraik në Vlorë, Gonxhja sqaron: Nuk po ndërtohet te Klubi 'Labëria', por në godinën ngjitur! Muzeu Etnografik nuk preket, do të restaurohet (VIDEO)
Blendi Gonxhja sqaron debatin për Muzeun Hebraik në Vlorë: Projekti nuk prek godinën historike të Klubit “Labëria”, por realizohet në objektin ngjitur. Muzeu Etnografik do të restaurohet dhe rijetëzohet me një projekt të veçantë.
5 Shtator, 09:12 -
-
Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama për sherrin Muça e Bedinaj: Konflikt banal dhe brutal! Tokën e sherrnajës do ta shpronësojmë, e kthejmë ullishte (VIDEO)
Përplasja mes Luan Muçës, pronarit të kompanisë “Delta Group” dhe Vasil Bedinajt të rrjetit të hoteleve Regina sipas Kryeministrit Rama ka ndodhur për një konflikt pronësie. Në një reagim Rama njoftoi se sipërfaqen e tokës për të cilën dy biznesmenët u përplasen qeveria do ta shndërrojë në një ullishte publike.
4 Shtator, 15:41 -
Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’/ Pretendimi i Bedinajt për gjobë 5 mln euro, Muça e mohon: Konflikt pronësie! Në kërkim vëllai i tij ish-deputet, dyshohet për një të plagosur (VIDEO)
Përplasja në Radhimë çoi në pranga 5 persona, mes tyre biznesmenin Luan Muça dhe dy pronarët e kompanisë “Swat Security”. Ish-deputeti Bujar Muça është shpallur në kërkim. Luan Muça u largua nga resorti me Audin që u gjet i djegur dhe më pas ndërroi makinë. U kap pasi “Range Rover”-i me të cilin udhëtonte u përplas gjatë tentativës për t’i shpëtuar Policisë.
4 Shtator, 10:16 -
Ngjarja në ‘Regina Palm’ në Vlorë, momenti kur njerëzit e armatosur të Luan Muçës rrethojnë dhe kërcënojnë biznesmenin Bedinaj (VIDEO)
Policia njoftoi se Luan Muça, bashkë me njerëzit që e rrethonin, nën kërcënimin e armës i vunë një 'gjobë' prej 5 milionë eurosh biznesmenit Bedinaj, si dhe e kërcënuan që të largohej nga Shqipëria brenda 48 orëve.
3 Shtator, 20:35 -
-
Ngjarjet kriminale në Mirditë, Orikum e Korçë, PD: Shqipëria po terrorizohet nga krimi, policia nuk mund të jetë gjithmonë një hap pas
Demokratët kërkojnë zbardhjen e plotë të të tre rasteve dhe vënien e autorëve përpara drejtësisë, ndërsa akuzojnë qeverinë se ka dobësuar autoritetin e shtetit dhe ka lejuar rritjen e pandëshkueshmërisë.
3 Shtator, 18:09 -
Vlorë/ Luan Muça i ‘Deltës’ gjobë 5 mln € Bedinajt të ‘Regina’: M'i jep dhe zhduku për 48 orë! I mësyn në hotel me grup të armatosur, vihet në pranga bashkë me 4 të tjerë! Digjet një ‘Audi A8’ (VIDEO)
“Gjobë 5 milionë euro dhe zhduku nga Shqipëria brenda 48 orësh”. Ka qenë ky kërcënimi që biznesmeni Luan Muça i “Delta Group” e Deutchcolor” i ka bërë sipërmarrësit vlonjat, Vasil Bedinaj, pronarit të rrjetit të hoteleve ‘Regina’, nën kërcënimin e armës. Muça mësyu në resortin e Bedinajt në Radhimë të Vlorës me një grup njerëzish të armatosur.
3 Shtator, 13:52 -
-
I arrestuar për vjedhje, ndërron jetë në spital 32-vjeçari në Vlorë pas arrestit kardiak (EMRI + VIDEO)
32-vjeçari ishte në gjendje të rënduar shëndetësore në dhomat e paraburgimit dhe është dërguar menjëherë në spital, por pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, s’ka mundur të shpëtojë.
31 Gusht, 10:39 -
-
-
-
-
-
Vlorë, ngrihet qendra ditore e kimioterapisë! Sala: Zgjerojmë shërbimin onkologjik në 12 spitale, procesi përfundon brenda 2027-ës
Në Spitalin e Vlorës është ngritur qendra ditore e kimioterapisë, e treta e rikualifikuar pas QSUT-së dhe Korçës. Ministrja Evis Sala tha se shërbimi onkologjik do të zgjerohet në 12 spitale rajonale.
29 Gusht, 12:27 -
U strehuan në Kopshtin e Fëmijëve në Vlorë 30 vjet më parë, familja Ruçaj refuzon të lirojë godinën: Bashkia të na japë shtëpi të re! Përplasen me policinë!
Familja Ruçaj, me 5 anëtarë ka mbetur në rrugë, pasi Bashkia e Vlorës kërkon lirimin e godinës të ish-kopshtit nr 4. Ata kërkojne shtëpi të re nga Enti i Banesave, ndërsa bashkia i ka ofruar vetëm bonusin e qirasë. Pas përplasjes verbale mes familjarëve dhe policisë, u është lënë afat 1 javë për të liruar vullnetarish godinën.
28 Gusht, 16:42 -
Nga festa e fejesës në tragjedi/ Pësoi djegie në 85% të trupit nga zjarri në hotelin 'Brooklyn' në Vlorë, ndërron jetë 25-vjeçarja! Përcillet sot në banesën e fundit
Ana Dyrmishi, 25-vjeçarja që pësoi djegie në mbi 85% të sipërfaqes së trupit pas zjarrit në hotelin 'Brooklyn' në Vlorë, ka ndërruar jetë. Ana Dyrmishi kishte kishte shkuar në Vlorë me të fejuarin e saj Arnaldon, për të festuar ditën e parë zyrtare të fejesës, por udhëtimi u kthye në tragjedi
28 Gusht, 10:59 -
Ekspozita/ Prezantohen në Vlorë 118 pulla postare nga mbarë bota, me figurën e shenjtores, Nënë Tereza
Në Vlorë u çel ekspozita me një koleksion të veçantë me pulla postare, të mbledhura nga filatelisti Gjon Marku. Janë pulla me emetimin e figurës së Nenë Terezës nga 118 shtete të botës.
27 Gusht, 16:16 -