-
Fundjavë e pazakontë, borë dhe plazh në mesnëntori! Në Vlorë më të guximshmit bëjnë not, zbardhet Dardha e Korçës
Pas dy ditësh me shi, Vlora është gdhirë me mot të mirë, diell dhe temperatura deri ne 20 gradë Celsius. Të shumtë janë qytetarët por dhe turistët që iu drejtuan bregdetit për rreze dielli pse jo dhe not për më të guximshit.
16 Nëntor 2024, 13:30 -
Murale në Vlorë me portretet e 40 firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë! Bledar Çakalli: Shqiptarët, pak njohuri për historinë
Bledar Çakalli i njohur në të gjithë trevat shqiptare për ringjalljen përmes muraleve të dhjetëra figurave me kontribut të çmuar për kombin, po pikturon në Vlorë një murale gjigande me portretet e 40 firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë.
15 Nëntor 2024, 16:07 -
Vlorë/ I vodhën celularin një personi dhe tentuan t'i marrin çantën një të miture, vihen në pranga 3 persona
Policia e Vlorës ka vënë në pranga 3 persona, për vjedhje. Policia ka dokumentuar 2 raste të vjedhjes dhe 1 rast tentativë për vjedhje, nga këta persona, ku 2 prej tyre janë me precedentë në fushën e vjedhjes.
15 Nëntor 2024, 13:52 -
-
Vlorë e Tropojë/ Dy banesa objektiv i shpërthimeve me lëndë plasëse! Vetëm dëme materiale
Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Njëra në Orikum të Vlorës, ku objektiv ishte banesa e një 68 vjeçareje që jetonte e vetme. Ndërsa në Tropojë objektiv ishte një banesë në fshatin Mserr.
15 Nëntor 2024, 07:48 -
-
Vlorë/ Rifillimi i reshjeve, banorët i frikësohen një pëmbytjeje të dytë! Në lagjen '10 korriku' bllokojnë portat me thasë me rërë
Sot i gjithë vendi është përfshirë nga vranësirat dhe reshjet e shiut me intesitet të ulët. Megjithëatë në Vlorë, banorët e dëmtuar nga përmbytjet e 4 tetorit, kanë marrë masat duke vendosur thasë rëre. Ata kërkojnë zgjidhje më të qëndrueshme nga institucionet, pasi rreziku në këtë qytet është mjaft i lartë për shkak të infrastrukturës së dobët në kanalizime.
14 Nëntor 2024, 09:41 -
-
Frikë nga përmbytjet në Vlorë, banorët e lagjes 'Pavarësia' zënë dyert me thasë rëre! Dimri i gjen kanalet pa pastruar
Banorët e lagjes 'Pavarësia' në Vlorë ndihen sërish të kërcënuar nga përmbytjet, pasi pastrimi i kanaleve sapo ka nisur ndërsa reshjet janë në prag. Ata po vendosin thasë rëre për të bllokuar vërshimin e ujit në shtëpi apo garazhe.
11 Nëntor 2024, 14:46 -
-
Zbardhen disa nga emrat e drejtuesve të policisë në qarqe! Vilson Bala pritet të drejtojë DVP e Tiranës, ja kush do emërohet në Elbasan, Vlorë e Shkodër
Zbardhen disa prej emrave të rinj që pritet të emërohen drejtues të disa prej drejtorive të qarqeve të Policisë së Shtetit, pas përfundimit të pikëzimit.
11 Nëntor 2024, 10:47 -
-
-
-
-
Turistë gjermanë blejnë vaj ulliri në Vlorë! Specialisti i bujqësisë: Vaji i hidhur është bio
Fermerët e Vlorës e kanë të garantuar tregun për shitjen e vajit të ullirit, madje tashmë gjen turistë të huaj në fabrika, që kërkojnë vaj bio. Specialistët thonë se cilësia e vajit është e mirë, por prodhimi i ullinjve ka rënë krahasuar me vitin e kaluar.
9 Nëntor 2024, 16:29 -
Vlorë/ Drejt përfundimit punimet për parkimin e ri të Manastirit të Zvërnecit, 120 vende për mjete dhe autobusë! Rama: Do lehtësojë qarkullimin, i domosdoshëm (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama e ka njoftuar këtë me një postim në rrjetin social Facebook, ku thekson gjithashtu se ky investim i domosdoshëm “do lehtësojë qarkullimin dhe do ofrojë më shumë rehati për vizitorët dhe turistët”. Gjithashtu edhe gjelbërim, pemë dhe ndriçim modern, ku nuk mungojnë as hapësirat e pushimit.
9 Nëntor 2024, 15:34 -
Porositi vrasjen e të ‘fortit’ të Vlorës për hakmarrje, ekstradohet nga Spanja Leonard Luzi! Si i shpëtoi atentatit Inez Hajrulla në 2023
Leonard Luzi, i akuzuar për atentatin ndaj Hajrullës dhe Matodashajt, u ekstradua nga Spanja. Ai mbërriti në vendin tonë 4 muaj pas arrestimit, ndërsa GJKKO i ka caktuar masën arrest me burg. Luzi e porositi vrasjen për hakmarrje ndaj kushëririt të tij, por atentati dështoi pasi ekzekutori u arrestua me pistoletë me fishek në fole gati për qitje.
9 Nëntor 2024, 09:13 -
-
Atentati në Shkodër/ Personi i tretë dyshohet Ibrahim Lici, mund të jetë qëlluar me 2 plumba! U mjekua në jug? Kontrolle në klinikat private në Vlorë e Fier
I treti që shpëtoi në masakrën e Dobraçit, që dyshohet se është Ibrahim Lici mund të jetë dërguar për mjekim në jug të vendit, pasi hetuesit dyshojnë se mori të paktën 2 plumba. Kontrollet në Vlorë e Fier nuk rezultuan të suksesshme. Grupi hetimor vijon hetimin për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa tregohet i rezervuar për detaje.
8 Nëntor 2024, 12:43 -