-
Dosja e SPAK për Ahmetajn, Report Tv zbardh 6 akuzat: Në 4 vite përfitoi 500 mijë € nga Zoto e Mërtiri për vila e udhëtime duke përfshirë banesën në Hamallaj
Report Tv zbardh dosjen e SPAK që iu drejtua Kuvendit me kërkesë për arrestimin e Arben Ahmetajt, i cili dyshohet se ka kryer korrupsion në 6 raste, fshehje e mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash. Sipas dosjes, ish ministri në 4 vite ka përfituar nga të akuzuarit e inceneratorëve, Klodian Zoto dhe Mirel Mertiri rreth 500 mijë euro.
10 Korrik 2023, 17:40 -
-
Kuvendi përballë kërkesës për arrestimin e deputetëve, pas 2012 iu hoq imuniteti i plotë! Precedentët e mëparshëm, nga Mark Frroku e Tom Doshi tek Saimir Tahiri e Alqi Bllako
Kërkesa për mandatin e Arben Ahmetaj, ka rikthyer vëmendjen tek precedentët e mëparshëm në Kuvendin e Shqipërisë. Si ka ndodhur përballë një kërkese për arrestimin e deputetit.
10 Korrik 2023, 17:04 -
Në kampin PS s'ka më qetësi! Pas shkarkimit të Çuçit, SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt! Balla, Gjiknuri, Agaçi e Manja bashkë në vilën qeveritare
Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Damian Gjiknuri dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi janë takuar në vilën qeveritare në zonën e ish bllokut. Më pas takimit i është bashkuar kreu i grupit PS-së, Taulant Balla emri i të cilit është dërguar në presidencë për tu emëruar në postin e lënë bosh nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
10 Korrik 2023, 14:43 -
Vangjeli zbulon detaje për dosjen e Ahmetajt: Dy vilat janë pikat kyçe e SPAK, s’i justifikon dot! Mbrojtja e tij pretendon se njëra i përket një zviceranie
Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin ‘Kontrast’ në Report Tv ka zbuluar detaje në lidhje me dosjen e ish-ministrit. Sipas Vangjelit, dy pikat kryesore ku po heton SPAK janë dy vilat e Arben Ahmetajt, njëra në Hamllaj dhe tjetra në një resort jug të vendit, të cilat ish-ministri nuk i justifikon dot. Më tej Vangjeli tha se një nga vilat, sipas pretendimit të Ahmetajt i përket një shtetase zvicerane
10 Korrik 2023, 14:30 -
-
Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ahmetajt, hapat që priten! Nga ‘tryeza’ e Nikollës te seanca plenare, ç’ndodh me ish-zv.kryeministrin?
Tani që kërkesa e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetaj ndodhet në Kuvend, të martën në orën 16:00 do të mblidhet Këshilli i Mandateve. Procedurat deri në miratim janë të qarta. Në Partinë Socialiste burimet thonë se nuk do ta pengojnë aspak punën e SPAK por çfarë thotë rregullorja e Kuvendit për hapat në vijim.
10 Korrik 2023, 13:37 -
Kërkohet arrestimi i Arben Ahmetajt, Ngjela për Report TV: Pyetja është a do ta lëshojë Rama? Pas kësaj kam përshtypjen se SPAK do të kalojë djathtas
“SPAK siç duket ka nisur ta marrë veten. Mund ta ketë kërcënuar në kuptimin politik të fjalës” komenton avokati Spartak Ngjela në një intervistë me skype për emisionin “Sot Live në Shqipëri” në Report TV, mesditën e sotme, pak orë pasi u mësua se SPAK i kërkoi Kuvendit autorizimin.
10 Korrik 2023, 13:33 -
SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, PD: Vendim i vonuar! Bardhi kërkesë Nikollës: Mblidh Këshillin e Mandateve menjëherë
Kërkesën e SPAK për arrestimin e Arben Ahmetajt, Partia Demokratike e konsideroi lajm të mirë por të vonuar. Përmes kreut të grupit parlamentar, Gazment Bardhit PD i kërkoi zyrtarisht Kuvendit të mos vonojë autorizimin, ndërsa Kreu i Rithemelimit Sali Berisha tha se Ahmetaj të tregoi se firmën për inceneratorët ia imponoi Rama.
10 Korrik 2023, 13:19 -
-
-
-
-
-
-
-
-
-
SPAK kërkesë Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt, akuzohet për korrupsion në 6 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie! Nesër mblidhet Këshilli i Mandateve
Korrupsion në 6 raste, fshehje e mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash, janë akuzat me të cilat SPAK iu drejtua Kuvendit për arrestimin e Arben Ahmetajt. Për 6 orë ai mohoi akuzat në prokurori më 22 qershor, por SPAK pretendon se ka prova dhe i kërkon Kuvendit ta shqyrtojë kërkesën me dyer të mbyllura për të mos cënuar sekretin e dosjes që ka edhe persona të tjerë në hetim.
10 Korrik 2023, 10:34 -
Kriza në PD/ Debate në Pa Protokoll, anëtari i Rithemelimit: Basha po i bën shërbimin e fundit Ramës! Kthupi: Partinë se bën kryetari!
Situata në Partinë Demokratike kësaj radhe e ndarë në ‘tre copëza’, por duket se sfondin e ka të qartë, Lulzim Basha do jetë në krye të selisë blu. Ky ka qenë diskutimi në emisionin Pa Protokoll me gazetaren e Repor Tv, Anduela Ndreu. Sipas Bislim Ahmetajt, pjesë e Rithemelimit, PD tashmë ka vetëm një përfaqësues, dhe ai është Lulzim Basha, që sipas ka çuar PD në një krizë të madhe
30 Qershor 2023, 22:30 -
Ish bashkëshortja e Ahmetajt rekurs në Gjykatën e Lartë për sekuestron e vilës në Palasë: E padrejtë, nuk është në pronësi të ish zv. kryeministrit
Ish bashkëshortja e zv kryeministrit Arben Ahmetaj, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për sa i përket sekuestros së vilës në Palasë.
29 Qershor 2023, 13:48
