-
Jahti me flamur slloven gjendet i braktisur në zonën e Patokut, ishte nisur nga Greqia drejt Malit të Zi! Dyshohet se mund të përdorej për trafik droge
Sipas burimeve jahte të tilla shoqërohen gjithmonë me një gomone dhe mendohet se ajo është larguar që aty para se të mbërrinte policia, çka shton dyshimet se jahti mund të përdorej për trafik droge. Jahti është tip Veliere me flamur slloven me emër TAI-PAN dhe është marrë nga policia kufitare në zonën e Patokut për t'u ankoruar më pas në portin e Shëngjinit.
17 Tetor 2020, 21:36 -
Tërhiqet nga porti i Shëngjinit jahti turk i braktisur në shtator...s'ka ende asnjë gjurmë nga kapiteni i zhdukur
Burime për Report Tv bëjnë me dije se Prokuroria e Lezhës dhe Autoriteti Portual kanë dhënë autorizimin që Akyuz të tërhiqte jahtin në pronësi të tij, e ndërsa mësohet se kanë qenë dy persona të cilët ditën e sotme me prokurën nga pronari Nedim Akyuz e kanë tërhequr atë dhe nisur drejt Turqisë.
24 Nëntor 2019, 20:57 -
Ekskluzive/ Zbardhet itinerari i jahtit turk të braktisur në Shëngjin...kapiteni fiku GPS për 14 ore në Dhërmi dhe Seman
Detaje të reja kanë dalë në dritë gjate emisionit investigativ ''Pa Gjurme'' transmetuar sonte ne Report Tv nga historia e jahtit turk ''Atik Bey'' të braktisur në Shëngjin. Pista kryesore e hetimin, siç është raportuar më herët, është prishja e pazareve të drogës. Report TV ka siguruar intenerarin e jahtit nga data 1 korrik, deri në datën 2 shtator, nga ku rezulton që kapiteni, Yavuz, për motive ende të paqarta në 15-16 korrik ka fikur transponderin GPS për 14 ore teksa ishte në brigjet Shqiptare, në vijen bregdetare Dhërmi- Seman dhe Durrës-Velipojë.
12 Shtator 2019, 22:56 -
Pronari i jahtit 'Atik Bey': Kapiteni ishte i ndershëm, pista e mundshme është aksidenti fatkeq
Pronari i jahtit turk të braktisur në Shëngjin, Nedin Akyuz, nëpërmjet zyrës së avokatisë, ka hedhur poshtë aludimet se zhdukja e kapitenit Sezgin Yavuz ka ardhur si pasojë e përfshirjes së tij në aktivitete kriminale.
11 Shtator 2019, 20:13 -
Flet gruaja e kapitenit turk të jahtit të braktisur në Shëngjin: Biseda e fundit në 4 shtator, vajza do babanë...ç'ti them?
Bashkëshortja e kapitenit turk të zhdukur, Vesile Yavuz në një intervistë për mediat turke ka rrëfyer se biseda e fundit me bashkëshortin, Sezgin Yavuz ka qenë më 4 shtator. Sipas dëshmisë së saj, mësohet se Yavuz i ka thënë se po kthehej drejt Turqisë dhe se do e telefononte sërish dy ditë më vonë, telefonatë që nuk ka ardhur më kurrë.
11 Shtator 2019, 16:20 -
Ekskluzive/ Pjesa e dytë e dëshmisë së bosit turk, të Jahit 2 mln eurosh! Zbulon pse nuk ishte në lundrim me kapitenin
Nedim Akyuz kërkon kthimin e Jahtit, do më shkatërohet. Prokuroria e refuzon, është provë materiale. Në Shqipëri vjen dhe vëllai i kapitenit turk të zhdukur në rrethana misterioze. Kërkesa e biznesmenit turk është refuzuar nga anëtarët e grupit hetimor pasi mjeti lundrues është i bllokuar në cilësinë e provës materiale për hetimet lidhur me zhdukjen e kapitenit Sevgin Javuz.
10 Shtator 2019, 20:05 -
Ekskluzive/ Zbardhet dëshmia e pronarit turk të jahtit të braktisur: Biseda e fundit që bëra me kapitenin tim
Pronari i jahtit turk, Nedim Akyuz i cili rezulton të jetë një biznesmen në fushën e tekstileve në Turqi është marrë në pyetje nga policia dhe prokuroria e Lezhës, lidhur me jahtin që është gjendur i braktisur në Shëngjin. Ai ka paraqitur dokumente që vërtetojnë se jahti është në pronësi të tij, teksa ka deklaruar se nuk ka qenë në bordin, por mjeti drejtohej nga kapiteni, shtetasi turk Sevgin Javuz.
9 Shtator 2019, 20:17 -
Pronari turk i jahtit të braktisur në Shëngjin është ndalur dy herë në Shqipëri (FOTO)
Nedim Akyuz është pronari i jahtit ‘Atik Bey’ i cili u gjet i braktisur në Shëngjin. Ende nuk është zbuluar nëse ka qenë pikërisht ai që po drejtonte jahtin në ditën që u gjet i braktisur, apo ka qenë dikush tjetër. Megjithatë, ajo që dihet është se ky jaht është ndalur në
9 Shtator 2019, 18:56 -
Zbulohet identiteti i vërtetë i pronari të jahtit të braktisur në Shëngjin, është ndalur dy herë në Shqipëri (FOTO+VIDEO)
Në jahtin e gjetur pak ditë më parë 12 milje larg Shëngjinit, Policia Kufitare gjeti disa dokumenta që mbanin emrin e një shtetasi turk, Sevgin Javuz. Ajo hodhi dyshimet se ai mund të ishte pronari i mundshëm, por pa arritur t’a konfirmojë dot për shkak se në jaht nuk ndodhej askush.
9 Shtator 2019, 18:32 -
Gjendet i braktisur jahti luksoz në Shëngjin, mister fati i biznesmenit turk, roja i portit: Nuk ka bërë vaki asnjëherë (VIDEO)
Jahti me flamur turk me motorë të fikur është gjetur nga një peshkarexhë. Policia njofton se u jahti me mbishkrim ATIK BEY u gjet rreth orës 21:00 rreth 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit në detin Adriatik.
7 Shtator 2019, 11:44