-
-
-
-
-
-
-
Hyjnë në fuqi masat kundër ndërtimeve pa leje! Rama: Shkelësit, 5 vite në listë të zezë! Askush nuk futet në apartament pa përfunduar objekti
Për çdo ndërtim që tejkalon lejen në masën 2%-10%, shtesa pa leje do të konfiskohet. Në rastet kur leja tejkalohet mbi masën 10%, konfiskohet i gjithë objekti. Me aktin normativ parashikohet që në rastet e flagrancës vendimi i autoriteteve për prishje të ndërtimeve pa leje të mos pezullohet administrativisht.
3 Tetor 2025, 11:39 -
Ilir Yzeiri: Erion Veliaj – Vetmia e pamerituar dhe demokracia e frikës
Erion Veliaj tani është vetëm sepse Partia Socialiste e braktisi dhe e la në dorë të atyre që i bënë atentat demokracisë shqiptare duke sfiduar në mes të ditës dhe në sy të të gjithëve, të gjitha institucionet e këtij vendi.
3 Tetor 2025, 11:26 -
Presidenti i Letonisë, Edgars Rinkevics vizitë në Shqipëri, pritet nga Rama në Kryeministri
Rama ka shpërndarë edhe fotot nga takimi. E pranishme ishte edhe Spiropali. Ajo e cilësoi vizitën e tij si një moment miqësie mes dy vendeve, që hap horizonte të reja bashkëpunimi, por dhe një dorë mbështetjeje për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
3 Tetor 2025, 11:12 -
Dyshohet se bleu vota për PSD, SPAK merr të pandehur kryebashkiakun e PS në Vaun e Dejës! I komunikohet akuza për korrupsion në zgjedhje
Kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës, Kristian Shkreli dyshohet se bleu vota për PSD-në në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Pak muaj më parë, SPAK i sekuestroi celularin.
3 Tetor 2025, 09:53 -
-
Zgjedhjet në Tiranë/ Rama mbledh strukturat e PS, u ndan detyrat dhe zonat: Angazhim për të mbështetur Manastirliun (LISTA E PLOTË)
Nga ana tjetër, Erion Veliaj ka bërë ankimim në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit të 25 shtatorit për shkarkimin si kryebashkiak i Tiranës dhe më pas dekretin e presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet.
3 Tetor 2025, 07:35 -
Video me batutat për Trump bëri xhiron e botës, reagon Rama: Shtrembërim i realitetit, ishte humor mes miqsh. Presidenti amerikan po punon për paqen
Rama vlerëson rolin e Presidentit Trump, kur thotë se ka arritur të vendosë paqen aty ku shumë të tjerë dështuan, dhe vazhdon të punojë në këtë drejtim.
2 Tetor 2025, 21:26 -
-
-
-
-
-
Samiti i Komunitetit Politik Europian, Spiropali takohet me Zelenskyn: Në fokus përkrahja për Ukrainën (VIDEO)
Në fokus të këtij samiti është forcimi i përkrahjes ndaj Ukrainës, situata e sigurisë në Evropë dhe mënyrat për të përmirësuar stabilitetin dhe sigurinë e kontinentit në një kontekst gjeopolitik sfidues.
2 Tetor 2025, 12:29 -
VKM/ Miratohet krijimi i 'MobAl' me kapital 10 mln lekë, shoqëria shtetërore për transportin publik rrugor! Do financohet nga të ardhurat e shërbimeve që ofrojë
Kapitali fillestar prej 10 milionë lekësh do të financohet nga buxheti i shtetit për vitin 2025. “MobAl”, sh.a., do të funksionojë me dy nivele drejtimi, në përputhje me ligjin për shoqëritë tregtare. Të ardhurat do të sigurohen nga shitja e biletave, tarifat për operatorët e tjerë të transportit, si dhe nga burime të tjera të ligjshme.
2 Tetor 2025, 12:21 -
Ndryshime në kabinetin ‘Rama’, Miriam Shyti zv.ministre për Punët e Jashtme, Endrit Yzeiraj emërohet në ministrinë e Financave, ikën Erjona Bejleri
Miriam Shyti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Ndërkohë është liruar nga detyra Endrit Yzeiraj, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe është emëruar zëvendësministër i Financave.
2 Tetor 2025, 11:54


