-
Kryemadhi: Kryeministrit t’i vijë turp që thotë që shqiptarët të ikin! Fermeri në Cakran me vajin e ullirit ka mundësi për të fituar 10-fish më shumë se në Gjermani
Sipas Kryemadhit, një fermer në Cakran me vajin e ullirit, dhe me ullishtet që ka, e ka probabilitetin shumë të madh për fituar 10-fishin e asaj që punon në Gjermani apo që punon në Maltë e kudo tjetër
21 Shkurt 2021, 15:34 -
-
-
-
-
-
Nis vaksinimi i personaliteteve mbi 80 vjeç, mes tyre Margarita Xhepa, Tinka Kurti e Alfred Moisiu! Rama: Sulmet e pseudo-personaliteteve të neveritshme, s'ka diferencime
Këtë të diel siç është paralajmëruar, në kryeqytet ka nisur vaksinimi kundër COVID-19, i 24 personaliteteve në të 80-tat e tyre, i cili do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”. Në stadium mbërritën figurat e njohura si Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Aleksandër Meksi, Alfred Moisiu. Pas vaksinimit ka folur edhe regjisori Pirro Milkani i cili ishte mjaft i lumtur dhe shprehu kënaqësinë e tij për marrjen e vaksinës duke thënë se ky është i vetmi shpëtim për këtë pandemi.
21 Shkurt 2021, 09:55 -
-
-
Rama nga Elbasani: Gjyqtarët e korruptuar e kthyen drejtësinë në mall, fajtor për politikanët e padenjë! E neveritshme stuhia opozitare për vaksinimin e personaliteteve
Pastrimi i drejtësisë nga gjyqtar e prokuror të korruptuar do të jetë prioritet i qeverisë edhe në mandatin e tretë. Kreu i qeverisë Edi Rama tha nga Elbasani se rezultatet e reformës në këtë aspekt janë historike, ndërsa e cilësoi drejtësinë e vjetër fajtore për politikanët e korruptuar. Po ashtu Rama ka listuar projektet që kanë socialistët, për shëndetësinë, arsimin dhe bujqësinë.
21 Shkurt 2021, 09:19 -
-
Pa maska, të përqafuar dhe mbi 30 veta në një ambient të vogël, Paloka 'harron' pandeminë, mbledh anëtarët e shtabit Fushë Krujë në thyerje të masave antiCOVID
Edi Paloka ka inauguruar shtabin e PD në Fushë Krujës duke mbledhur shumë njerëz, të gjithë pa maska dhe të përqafuar me njeri-tjetrin në kundërshtim të hapur me masat antiCOVID, i cili nuk ka nguruar të publikojë edhe foto në profilin e tij në Facebook.
21 Shkurt 2021, 08:10 -
'Presidenti del natën pa protokoll'! Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Kur s’shqetësohem unë që jam gruaja se ku shkon Meta, ç’i duhet atij
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi “i ka dalë në mbrojtje” presidentin Ilir Meta, pas akuzave të bëra nga kryeministri Edi Rama se del natën për të bërë fushatë.
20 Shkurt 2021, 19:37 -
-
-
Rama e akuzoi se bën fushatë natën, Meta shfaqet ditën në takime me qytetarët në Berat, në qytetin ku u shkri dega e LSI-së
Pas akuzave të kryeministrit Edi Rama, se Ilir Meta e ka humbur rolin e presidentit dhe zhvillon takime me elektoratin kryesisht gjatë natës, kreu i shtetit është shfaqur sot në Berat. Pasditen e kësaj të shtune, Meta është parë në qendër të qytetit, ku ka takuar disa qytetarë, me të cilët edhe ka bërë foto.
20 Shkurt 2021, 18:18 -
Nis vaksinimi i mjekëve në Elbasan, Rama: Batakçinjtë duan t’iu përbaltin emrin! Spitali sot s'njihet krahasuar me 7 vite më parë
Ka nisur procesi i vaksinimit të bluzave të bardha në Elbasan. Kryeministri Edi Rama ka qenë së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta manastirliu për të inspektuar procesin
20 Shkurt 2021, 14:05 -
Komisionerja e BE-së takon Ramën, Bashën dhe Metën, u jep porositë para zgjedhjeve: Kandidatë të pastër në lista! Reforma në drejtësi po funksionon
Kryeministri Edi Rama, kreu i PD Lulzim Basha dhe presidenti Ilir Meta kanë takuar sot Komisioneren e BE për Punët e Brendshme Ylva Johansson. Ajo u ka dhënë porosi para zgjedhjeve të 25 prillit që kandidatët për deputetë në listat e partive të jenë me integritet të lartë
20 Shkurt 2021, 12:20 -
Teliti: Shqiptarët s’mund të rrinë në vend edhe 4 vite PD, plan për ta nxjerrë vendin nga gremina
Shefi i kabinetit të Partisë Demokratike, Dorian Teliti tha se Shqipëria ka mbetur në vendnumëro dhe se nuk ka shënuar sukses as në ekonomi, as në shëndetësi, as në turizëm, as në punësim. Ai tha se në 8 vite qeverisje, Rama la në baltë vendin, por që PD ka një plan të qartë për ta nxjerrë vendin nga greminë ku e ka futur vendin kryeministri.
20 Shkurt 2021, 11:48 -
-