'Presidenti del natën pa protokoll'! Kryemadhi i përgjigjet Ramës: Kur s’shqetësohem unë që jam gruaja se ku shkon Meta, ç’i duhet atij
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi
TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi “i ka dalë në mbrojtje” presidentin Ilir Meta, pas akuzave të bëra nga kryeministri Edi Rama se del natën për të bërë fushatë. Ajo flet si bashkëshortja e tij, duke thënë se për aq kohë sa kjo nuk e shqetëson atë se Meta nuk i tregon se ku ikën, nuk ka se çfarë i intereson Ramës.
Në vijim të akuzave të bëra nga mazhoranca, për Kryemadhin, Meta e ka bërë më së miri rolin e një presidenti.
“Unë nuk shikoj ndonjë qamet të madh. Shikoj një shterim të mendimit politik të kryeministrit në ikje. Përveç kësaj shikoj një mungesë qartësie të mendimit dhe llogjikës politike të një kryeministri apo kryetar i partie i cili është në një periudhë fushate.
Nuk mendoj se aty ka krijimin e hapësirave të reja pune për shqiptarët apo sistem arsimor. Apo të fliste për pandeminë. Nuk mendoj që sot shqiptarët po vdesin për shkak të mungesës së shërbimit shëndetësor, se pse presidenti nuk njofton Edi Ramën se ku do të ikë për të kaluar një fundjavë. Nuk shqetësohem unë që jam bashkëshortja e Ilir Metës që nuk tregon se ku po ikën dhe shqetësohet kaq shumë Edi Rama.
Nga ana tjetër mendoj që nuk shikoj një llogjikë dhe mendim politik të një kryeministri apo kryetari partie që pretendojmë që është parti e majtë që të shqetësohet për çështjet e arsimit të të rinjve dhe të rejave, çështjen e shpopullimit të Shqipërisë, se sa të shqetësohet përsa i përket se si presidenti lëvizka natën apo ditën. Unë nuk mendoj se presidenti ka braktisur institucionin e presidencës’, tha Kryemadhi për News 24.
Kjo deklaratë e Ramës ka sjellë reagime të shumta, të cilave Meta nuk ka nguruar që t’i përgjigjet. Kreu i shtetit gjatë konferencës që pati me gazetarët ditën e premte Meta tha se shkon në takime se e kërkojnë qytetarët.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.5%
-
Jo
51.4%
-
Nuk e di
2.1%
Vota total: 9606
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Adriatik Doçi: Si u përmbush profecia e Berishës në 2001 se Ilir Meta do t'a kalonte jetën prapa hekurave! A është ky sikleti që nuk e viziton në burg?
11 Janar, 15:06
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Rijetëzimi i Kalasë së Elbasanit, nënshkruhet marrëveshja! Rama: Më shumë vizitorë, 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Rama për pensionistët: Katrani pa din e iman u ofron qilima fluturues, PS dy bonuse në vit! S’e harrojnë kush e bëri Shqipërinë lesh e li (VIDEO)
11 Janar, 10:25
-
Gruaja që braktisi Kanadanë me të bijën për të ndjekur misionin shpirtëror, historia në podcastin 'Flasim'! Rama: E dashuroj paqen, por nuk e gjej
11 Janar, 09:47
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës! Bardhi i sulmon: Jeni qesharakë
10 Janar, 17:40
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
O Shqiptar zhdukni kete familje hajdutesh nga politika keto pa ftyer te digjenruar kurr mos votoni per kto gjak pits
PërgjigjuPse nuk e shton komentin
Përgjigjufamilja meta e di se eshte pronarja e shqiperise dhe te bejne cfare kane deshire ne kete vende keta jane sabotatoret E 30 viteve qe nuke len vendin te marri fryme
PërgjigjuKjo zonje nuk do qe te respektoje kushtetuten e ligjet. Kjo familje qe tallet me shqiptaret prej kohesh duhet te ishte para drejtesise. Por eshte fundi i tyre. Vetem durim me politikanen Monika e Ilir Floririn.
PërgjigjuMeta te lere postin w presidentit dhe askush nuk e kritikon per fushaten e partise se tij .Qe te mos shkel ligjin kushtetues te largohet nga posti i larte i perfaqesuesit te unitetit kombetar
PërgjigjuMos bej te padituren kur nuk te intereson ta thuash te verteten. Dalja e nje presidenti, pa protokoll, eshte probleme qeveritar, prederisa per sigurine e tij pergjigjet qeveria. Apo s'eshte keshtu Znj Kryetare e LSI? Mos beje lojra fjalesh dhe as humor me problemin, e aq me keq ti trajtosh si te paditur te gjithe qe te dalin perpara syve te mendjes tende. Insekinimi i nje atentani te deshtuar, apo atentant i vertete nga sherbime ssekrete te shtetve te huaja qe ju intereson rremuja ne Shqipri, eshte me se i mundshem. Apo pastaj e ka fajin qeveria do thoni si gjithmone. Qetesohuni ti dhe Meta, ka te ngjitura ne majen e karrieres, por ka dhe nje zbritje dhe fund te saj.
PërgjigjuFlitet se Sudja do jape dorheqje para 25 prillit dhe ne vend te saj do jete Kejdi dhembcakallja
Bukur ja the mor djale