-
Igli Tafa prezantohet në krye të AKSHI-t! Rama: Karçanaj besoj se do dalë e pastër në kalvarin me drejtësinë
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot drejtorin e ri të AKSHI-t, Igli Tafa, pas dorëheqjes së Mirlinda Karçanajt, e cila ndodhet në arrest shtëpie në kuadër të hetimeve të SPAK për abuzime me tendera të zhvilluar nga AKSHI. Pavarësisht akuzave tha Rama, Karçanaj ka udhëhequr një revolucion brenda AKSH-it dhe besoj se ajo do të dalë e pastër në kalvarin me drejtësinë.
17 Shkurt, 12:02 -
-
-
-
Ndryshimet ligjore të propozuara nga PS, Shalsi: Jemi konsultuar me ekspertë të huaj! Pezullimi i një ministri nga drejtësia s’ndodh në vendet e botës demokratike
Eduard Shalsi është shprehur se PS është konsultuar me ekspertë të huaj lidhur me ndryshimet ligjore të prezantuara nga socialistët, që ministrat të mos pezullohen me vendime gjykatash.
16 Shkurt, 22:18 -
-
'Rezervë nafte 90 ditë', do administrohet nga një ent publik! Ligji do miratohet brenda vitit
Rezerva shtetërore e naftës do të jetë e detyrueshme, dhe ligji pritet të miratohet brenda këtij viti. Synimi është që rezerva të garantojë furnizim me naftë në kohë krizash, ndërsa detajet e sigurimit të sasisë së naftës dhe të përdorimit të saj do të caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
16 Shkurt, 17:34 -
SKEDA/ Projekti pranë Amfiteatrit të Durrësit, ja harta e shtëpive që do të preken nga shembjet
Rijetëzimi i Qendrës Historike të Durrësit është kthyer në projektin më të debatuar në vend, pasi parashikon shembjen e 74 objekteve për t’i hapur rrugë përmirësimit të infrastrukturës tek Amfiteatri. Report TV sjell të plotë hartën e objekteve që do të preken, në dy anët e bulevardit “Epidamn”.
16 Shkurt, 16:59 -
-
Augustin Palokaj: Koha për një 'rivendosje' në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në
Pas konstituimit të shpejtë të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë, BE-ja nxitoi ta përgëzonte Kryeministrin Kurti dhe të shprehte gatishmërinë e saj për të mbështetur Kosovën në atë që në Bruksel quhet "rruga evropiane".
16 Shkurt, 16:22 -
-
Mungon avokati i Anila Bishës, shtyhet seanca për ‘pezullimin’ e Diellës! Aktorja kërkon 1 mln euro dëmshpërblim
Shtyrja e seancës për shqyrtimin e padisë së aktores Anila Bisha, e cila kërkon pezullimin e 'Diellës' dhe 1 milionë euro dëmshpërblim për prishje imazhi, u bë për shkak të mungesës së avokatit të saj.
16 Shkurt, 15:41 -
PS propozon ndryshimet ligjore që gjykatat të mos i pezullojnë ministrat, Bardhi: Rama kërkon të mbrojë veten nga SPAK
Gazment Bardhi dekaroi se ndryshimet e propozuara nga kryeministri Edi Rama në Kodin e Procedurës Penale, bëhen që ai të mbrojë veten nga SPAK. Sipas Bardhit, kryeministri Rama apo përpiqet të vendosë një imunitet të ri politik për veten.
16 Shkurt, 15:33 -
-
Gjyqi në Hagë/ Rama: Nëse liderët e UÇK-së do varrosen për së gjalli, duhet të arrestohen edhe Clinton e Blair (VIDEO)
Rama theksoi se në rast se 4 liderët e UÇK-së do të varrosen për së gjalli duke i dënuar me 45 vite burg, atëherë do duhet të nisin arrestimet edhe për Clinton, Solana, Blair, kryeministrat e tjerë të vendeve që u dhanë dritën jeshile bombardimeve mbi ushtrinë serbe në Kosovë.
16 Shkurt, 13:50 -
-
-
Gjyqi ndaj liderëve të UÇK-së/ Rama: Osmani u kërcënua se nuk lejoi prokurorët t’i dhunonin zyrën! Gjykata e Hagës, më politike se ato të Serbisë (VIDEO)
Një ditë para 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Edi Rama shkoi në Kosovë, nga ku kritikoi procesin ndaj 4 liderëve të UÇK-së, për të cilët prokuroria e Hagës ka kërkuar 180 vite burg. Rama u prit nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
16 Shkurt, 13:15 -
-
‘Rama nuk ikën dot në SHBA’, Berisha ‘gëlltit’ akuzat: Do shkoje te Trump si hajdut, ‘biletën’ ia siguroi Shqipëria si anëtare në Bordin e Paqes
Kryeministri Edi Rama do të niset më 18 shkurt drejt SHBA-së me ftesë të Donald Trump për të marrë pjesë në takimin e Bordit të Paqes, i cili do të organizohet më 19 shkurt.
16 Shkurt, 11:56 -
Fjala e plotë/ Kryeministri Rama në mbledhjen e grupit të PS: Balanca e pushteteve nuk negociohet, qeveria nuk merret peng me pezullime
Ne jemi të pavarur në të drejtën për të marrë vendime. Vendimet tona janë sovrane dhe nuk ka prokuror dhe nuk ka gjykatës që t’i vërë në diskutim dot, përsa kohë janë vendime të cilat nuk burojnë nga qëllime të pashpallura.
16 Shkurt, 11:41




