-
Mbi 600 të helmuar në Krujë! Pas 4 ditësh,nis furnizimi me ujë, por jo për ta pirë e gatim! ISHP: Uji ka bakterin Enterokokus! Përgjegjësia e ujësjellësit, të kishin reaguar më shpejt
Pas katër ditësh, Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se në ujë është gjetur bakteri " Enterokokus" që ka shkaktuar mbi 600 të helmuar. Ky bakter është gjetur në vetëm një depo uji, kjo sepse Ujësjellësi ka pastruar dhe ka hedhur klor në depot e tjera të qytetit, pa u marrë mostrat nga ISHP-ja. Për helmimin e mbi 600 persona nëndrejtori i ISHP-së, Dritan Ulqinaku ka bërë përgjegjës Ujësjellësin e që sipas tij duhet të kishte reaguar më shpejt.
28 Tetor 2021, 09:20 -
-
Basha-Rama përplasen keq në Kuvend! Kreu i PD: Ke vjedhur me rindërtimin! Kryeministri: Mate mirë gjuhën, i kemi ndërtuar shkollat më lirë se BE! Mos u bëj si llumi i PD, duhet të rilindësh
Rindërtimi dhe përdorimi i fondeve nga qeveria është bërë shkak i përplasjes në Kuvend me kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, me akuza dhe kundërakuza.
28 Tetor 2021, 08:34 -
-
Helmimi masiv i qytetarëve nga uji në Krujë, Rama: Qeveria bëri investimin, ujësjellësi ka përgjegjësinë të sigurojë cilësinë! Çështja nën hetim administrativ
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas situatës së krijuar në Krujë, ku qindra qytetarë u helmuan nga uji i pijshëm. Në një prononcim për mediet, teksa u pyet nëse inagurimi i Ujësjellësit të ri në Krujë ishte vetëm për fushatë elektorale, kreu i qeverisë tha se tjetër gjë janë ndërtimet e ujësjellësve dhe tjetër gjë sigurimi që uji është në parametrat e duhur
27 Tetor 2021, 20:06 -
-
Mero Baze: Pse askush në PD nuk po gëzon për ‘kandidaturën’ e Sali Berishës?
Sali Berisha shpalli për herë të tretë kandidaturën e tij për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Herën e parë më 1991, si kryetari i partisë së parë pro-amerikane në vend. Herën e dytë më 1997, si si kryetar i një partie që vetë-ndjehej si viktimë amerikane. Dhe herën e tretë dje, si kryetar i një partie anti-amerikane.
27 Tetor 2021, 19:09 -
Vettingu i politikanëve? Rama: Dialogu s'bëhet në TV, por Basha të vijë në tryezë! Rikthimi i Berishës në krye të PD? Humor i zi... Gati të dëshmoj në komisionin hetimor për 25 prillin
Kryeministri Edi Rama tha se është i gatshëm që të ulet në tryezë dialogu me Lulzim Bashën për Vettingun e Politikanëve e ndërsa ka komentuar edhe vendimin e Berishës për t'u rikthyer në krye të PD, ku tha se kjo parti është kthyer në një objekt keqardhjeje.
27 Tetor 2021, 17:47 -
S'ishin në listën për t'u shpëtuar, por mashtruan duke ardhur 2 ditë më parë në Shqipëri me dokumente false dhe u çuan në Shëngjin, në pranga 2 afganë
2 afganë, 23 dhe 27 vjeç, të cilët janë akomoduar në Shëngjin, janë vënë në pranga. Ata nuk ishin në listën e personave për tu strehuar në Shqipëri dhe kishin arritur të vinin në vendin tone përmes dokumenteve të falsifikuara.
27 Tetor 2021, 13:50 -
‘Bashkëqeverisja’, Qeveria: Rrit transparencën, jo më mik në administratë! Opozita: E panevojshme, rrit zinxhirin e korrupsionit
Projektligji “Për bashkëqeverisjen” është diskutuar në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave. Kjo agjenci do të hetojë shkelje që bëhen në administratën publike, ku në të do të merren parasysh edhe denoncimet që bëjnë qytetarët.
27 Tetor 2021, 11:28 -
Debate në Komisionin Hetimor për 25 prillin, PS del 2 herë nga mbledhja por PD vijon pa mazhorancën! Kuvendi i heq sinjalin e transmetimit televiziv
Edhe në mbledhjen e tretë, PD dhe PS nuk gjetën dot gjuhën e përbashkët në komisionin hetimor për 25 prillin. Pas debateve të forta mes shumicës socialiste dhe opozitës, anëtarët e PS-së u larguan nga mbledhja, kurse PD vendosi të vazhdonte e vetme dhe sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi lexoi ato që i cilëson prova të “masakrës elektorale”.
27 Tetor 2021, 11:26 -
Rikualifikimi urban te ‘5 maji’, Rushaj: Qeveria po prish shtëpitë për hakmarrje politike, nesër i bëj kërkesë KLSH! Banori: Mos u gënjeni, reagoni po ju ardhur litari në fyt
Nënkryetari i PD Alfred Rushaj u takua me banorë tek “5 Maji”, shtëpitë e të cilëve kanë nisur të shemben pasi preken nga projketi i rikualifikimit urban. Por për PD këto shembje janë pa asnjë garanci dhe në shkelje të ligjit.
27 Tetor 2021, 10:00 -
Pandemia e COVID-19, aktori Reshat Arbana jep mesazhin e tij për vaksinimin: T’i ruajmë e t’i mbrojmë njerëzit e zemrës nga transmetimi i virusit
Teksa po përjetojmë një valë të re të COVID-19, pas shfaqjes së variantit delta, aktori i njohur Reshat Arbana, ka dhënë mesazhin e tij sensibilizues për të mbrojtur veten dhe njerëzit e dashur nga virusi.
27 Tetor 2021, 08:51 -
Basha nxjerr në terren Bardhin për Reformën Territoriale, kryetarët e degëve me tone të ashpra: Dil vetë në bazë të kuptosh krizën e demokratëve
Ndërsa Berisha përsëriti sot nga Kavaja se do të rikthehet në krye të PD, krerët e degëve me tone të ashpra i kërkuan Bashës të zbrezë në terren e të shohë nga afër krizën e demokratëve. Basha ndërkohë ka angazhuar Gazmend Bardhin të mbledhë propozime për reformën territoriale.
26 Tetor 2021, 20:42 -
-
-
U shpall ‘non grata’ nga SHBA, Berisha sfidon Antony Blinken: Padia u pranua në Gjykatën e Parisit, tani sill provat në gjyq! Shpall kandidaturën për kreun e PD
I shpallur non grata nga SHBA, ish kryetari i PD, Sali Berisha gjatë foltores së tij në Kavajë, tha se Gjykata e Parisit ka pranuar padinë e tij ndaj Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe e ftoi atë të dërgojë prova kundër tij në këtë gjykatë. Sali Berisha konfirmoi sot se do të jetë njëri prej kandidatëve në garë për kreun e PD-së.
26 Tetor 2021, 17:59 -
Diskutim me nxënësit në Elbasan, Rama: Në fillim të vitit nis investimi për laboratorët! Një përgjigjje për gjithë ju që doni të ikni nga Shqipëria
Në fillim të vitit do nisë investimi për laboratorët e shkollave. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë një takimit që zhvilloi me nxënësit e qytetit të Elbasanit, ku në fokus ishte diskutimi i shqetësimeve të të rinjve. Rama theksoi se numri i studentëve që ndjekin mësuesinë është rritur, ku shtoi kjo degë ka të ardhme pasi po mbështetet financiarisht nga qeveria.
26 Tetor 2021, 17:15 -
-
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, LSI: Tentativa e radhës e Ramës për të kontrolluar dhe kapur Policinë e Shtetit
Ish-deputetja e LSI, Silva Caka, me tone të ashpra ka thënë se kryeministri Edi Rama, sipas saj po zhbën përfundimisht ligjin e SHÇBA-së, për të kthyer Policinë e shtetit në një polici politike që vepron nën urdhrat dhe shantazhin vetëm të qeverisë.
26 Tetor 2021, 12:27 -
Sali Berisha në 2018: Pse keni frikë nga Vetingu në politikë? Pranojeni, ndryshe ‘o djem rrëmbeni armët, ja vdekje ja liri’ (sot e kundërshton)
Familja Berisha e trembur nga propozimi i Bashës për Vetingun në politikë. Në vitin 2018 Berisha e ktheu në kauzë, sot e kundërshton me forcë bashkë më dhëndrin
26 Tetor 2021, 10:14

