-
Rama: Meta e Saliu nxisin përplasje për fushatën, duan ndasi! Luajnë me trurin e njerëzve me historinë e patronazhistëve, por ne s'ndjekim qytetarët, por Ilirin
Kryeministri Rama tha se plagosja në Kavajë nuk ka lidhje me politikën dhe se vetë autori tha se është militant i PD. Ai tha se Meta kërkon të ndezë tensione në fushatë me gjuhën e urrejtjes, ndërsa Basha i shkon pas Saliut. Lidhur me debatin për databasin e patronazhistët ai tha se kjo po përdoret nga Meta e Berisha për destabilizim, teksa i bëri thirrje presidentit të qetësohet.
20 Prill 2021, 11:43 -
Rotacion politik çdo 8 vjet? Jo, faleminderit!
Një nga të përbashkëtat më interesante që kanë dy kandidatët për kryeministër, Edi Rama dhe Lulzim Basha, është se kanë qenë më përpara kryetarë të bashkisë Tiranë. Kjo bashki është në vetvete si një shtet brenda shtetit, duke marrë për bazë madhësinë e saj sidomos për sa i përket numrit të banorëve si dhe buxhetin që administron.
20 Prill 2021, 11:17 -
-
-
-
-
-
-
Nënshkruhet marrëveshja, nis puna për Aeroportin e Vlorës, i treti ndërkombëtar në vend! Rama: Fluturime transoqeanike, do ngrejmë Akademinë e Aviacionit Civil
Më nënshkrimin e marrëveshjes sot, Shqipëria i ka hapur rrugë ndërtimit të Aeroportit të Vlorës, brenda 4 viteve të ardhshme i cili do të jetë i tretë aeroport ndërkombëtar në vend. Fitues për ndërtimin e tij, janë shpallur tre kompani Mabetex Group, YDA Group she A2 SHPK. Gjatë ceremonisë për nënshkrimin e marrëveshjes kryeministri Edi Rama tha se aeroporti i Vlorës do të mundësojë fluturimet transoqeanike ku pista do të jetë mbi 3 km.
20 Prill 2021, 10:11 -
-
-
Ekonomi takime elektorale në Krujë: Vota për PS, votë për projektet madhore që do të transformojnë vendin
Kur duhen dhe pak ditë nga beteja e 25 prillit, kryesuesja e listës së kandidatëve socialistë në qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi, ka vijuar takimet elektorale në Krujë ku ka kërkuar nga qytetarët që ti besojnë Partisë Socialiste edhe një mandat të tretë për përfundimin e projekteve madhore që kanë nisur
20 Prill 2021, 09:20 -
Plagosja në zyrën elektorale të PD në Kavajë, palët e përfshira rrëzojnë variantin e konfliktit politik! Rama: E qartë që s'ka motiv politik, politizimi nga PD skandaloz
Policia ka shpallur në kërkim Ndriçim Jonuzi (i njohur edhe me mbiemrin Tahiri) dhe dy shokët e tij Markel Shtylla e Dorian Troplini për plagosjen me armë zjarri të sekretarit të degës së PD-së në Kavajë. Edhe pse çështja u politizua shpjet nga opozita duke thënë se kjo ka ndodhur për të tensionuar fushatën elektorale, vetë Ndriçim Jonuzi nga arratia ka sqaruar arsyet që sipas tij çuan në përplasje dhe se nuk ishin politike. Pas kësaj ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama , i cili shpreh se politizimi që i bëri PD ngjarjes është skandaloz.
20 Prill 2021, 09:13 -
-
Të shtënat në zyrën elektorale të PD, Veliaj: Saliu e Iliri s'e mbajnë dot më peng Kavajën! Të dëshpëruar nga humbja
Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës Erion Veliaj ka reaguar pas incidentit mbrëmjen e djeshme në zyrë elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë. Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj thekson se si Sali Berisha ashtu edhe Ilir Meta nuk e mbajnë dot më peng Kavajën.
20 Prill 2021, 08:23 -
'Të gjithë emigrantëve na dukej gënjeshtër', Rrushe Alimemetaj me të bijën zbritën të parat në aeroportin e ri në Kukës: U ndërtua në vendin ku kisha shtëpinë e lindjes
Rrushe Alimemetaj së bashku me të bijën dy vjeçe, janë udhëtaret e para që zbritën në aeroportin e ri të Kukësit, të dielën e 18 prillit. Në një intervistë ekskluzive për Report Tv ajo ka ndarë me shikuesit tanë, emocionet e këtij udhëtimi të veçantë nga Londra në Kukës. Emocionet, shprehet Rushia, janë të dyfishta pasi pista e aeroportit është ndërtuar aty ku ka pasur shtëpinë e lindjes. Rushia thotë se bashkë me emigrantet e tjetër do të kthehen në Londër më 26 prill po nga aeroporti i Kukësit.
20 Prill 2021, 07:43 -
Nëse do ishte për zgjedhjet, Komiteti duhej të mbyllte kufirin me Kosovën dhe të linte hapur atë me Greqinë
Komiteti i Ekspertëve urdhëroi kufizime dy javore të kufirit me Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut, pas situatës së rënduar në dy vendet fqinje. Opozitarët e Gjirokastrës e sulmuan vendimin si politik dhe e lidhën me ditën e zgjedhjeve, ndërkohë që votuesit që vijnë në Jug të Shqipërisë janë në shumicë socialistë dhe e varrosin dhe më shumë opozitën, nëse do të kenë shans të votojnë.
19 Prill 2021, 22:44 -
-
-
-


