Në emër të vetingut dhe transparencës, që të përgënjeshtrojë sa thuhet në artikull, duhet që Taulanti të tregojë listën e notave të shkollës së lartë, gjë për të cilën është shprehur i gatshëm! Jo domosdo kjo listë notash përcakton potencialin tënd dhe se çfarë mund të bëhesh më vonë, aq më shumë nëse të jepet mundësia të hysh në një ambjent kërkimor stimulues siç ai pati fatin! Por, nëse, siç thotë artikulli dhe siç mund të provojë sistemi TIMS, Taulanti nuk ka qenë në Shqipëri kur ka marrë 6 provimet e mbartura, atëherë, bën mirë të kërkojë azil në Danimarkë, se ka bërë armiq shumë të fuqishëm me paragrafe plagjiature.
Duke qenë se është shumë i brishtë për burgun, bursat, pagat dhe fondet e kërkimit që ka marrë, pas diplomimit, t'i shlyejë duke punuar falas në Afrikë për zhdukjen e epidemive. Prandaj kemi nevojë për një sistem arsimor cilësor, që të kesh kompetenca profesionale të shumëanshme, veçanërisht të kërkuara në vendet në zhvillim! Pavarësisht kësaj, të realizosh 174 publikime për 5 vjet, e për më tepër në mjekësi, unë e quaj plagjaturën më ekstreme. Gjithnjë nëse është e vërtetë ajo që shkruhet në artikull, atëherë nuk kemi të bëjmë me "po mër po, jam shkencetar...edhe Shqipëria mund të ketë shkencëtar", por me disa aftësi tipike plagjaturiste, për të depërtuar si larvë poshtë dyerve të laboratorëve të grupeve kërkimore me objektiva shumë të ndryshme siç tregojnë edhe titujt e artikujve.
Në mjekësi është thuajse e pamundur për një profesor në fund të karrierës e jo me një postdoktorant me 5 vite përvojë kërkimore. Fatkeqësisht, as ky shkencëtar epidemiolog shqiptar nuk i ka shpëtuar dot epidemisë së kësaj forme plagjature sepse është kultivuar në moshë të re në këtë mjedis të infektuar, siç rezulton nga artikulli. Fatmirësisht, Taulanti nuk është kardiokirurg, se nga frika se mos i ulej përqindja e operacioneve të suksesshme, do i linte të vdisnin pacientët me risk të lartë.
Pasi virusi ka marrë kontroll mbi organizmin, përjeton një ngazëllim të mbrapshtë kur shikon çdo natë indekset e tua në Scopus apo numëron çdo muaj artikujt dhe citimet. Kjo duhet të jetë një ndjesi e ngjashme me atë që përjetojnë pedagogët që numërojnë paratë në fund të sezonit të provimeve, apo kur kanë marrë lekët nga doktoranti të cilit i kanë dhënë doktoratën e gatshme në dorë (çfarë faji ka ky i shkreti t'i heqësh doktoraturën, ky eurot i pagoi të plota - më dhimbset Dhori, se më shumë se nga Rama, ka frikë nga çizmja e Monës)!.
Nëse do ishte kaq i shqetësuar për sistemin arsimor, në ato dy javë si zv/minister duhet të kishte hartuar draft-VKM për sistemin e vetingut apo të propozonte disa ndërhyrje në VKM për grada e tituj. Në vend të kesaj, kërkonte dosje të veçanta pedagogësh apo doktorantësh dhe u mërzit se, duke mos patur vulë, duhet të kalonte këto kërkesa për individë dhe jo sistemin, nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm. Kjo sjellje dhe ajo çfarë shkruan artikulli, kanë një korrelacion të fortë, ndaj gjithnjë e më shumë, vërtetohet edhe statistikisht hipoteza e gjuetisë së shtrigave, që me perkufizim, do të thotë, të bësh publike të dhënat e hetimit në proces. Ai dhe të ngjashmit e tij, celula të vogla në çdo fakultet, në 8 Dhjetor, shfrytëzuan mundësinë për të infektuar një trup të shëndoshë rinor, gjoja se po e vaksinonin, midis tyre "virusin V9".
Pra, edhe një herë përforcohet "domethënia statistikore" se qëllimi nuk ishte përmirësimi i sistemit por individëve të caktuar, futja e tij në kolaps, sepse, në vend t'i këshillonte studentet të mos flisnim për shifra GDP-je, por për standarde cilësie, i shtyu në rrugën Qorre, sa më vjen kur i shikoj nëpër studio dhe sheshe se si përpiqen të argumentojnë 5%, ndërkohë që as ekspertiza financiare e Brexit, nuk mund ta thotë efektin në GDP të kërkesave të studentëve. Pra, kur studentët po përpiqeshin të artikulonin kërkesat e tyre të drejta, shkencetari epidemiolog që ishte kthyer në gjuetarin vetingolog, e kishte gati listën e tij, jo me 8, por 18 pika, ku pika 9 ("V9") thoshte: >>>>Vendosja e kritereve të reja për rektorët, dekanët, drejtuesit e departamenteve dhe krerët e komisioneve që akordojnë tituj akademikë për të pasur dokumentacion të punës shkencore në revistat e indeksuara (SCI, SCIE, SSCI) dhe në bazë të kritereve ndërkombëtare. Për shembull, kandidatët për pozita të tilla mund të jenë akademikë, të cilët së paku kanë një publikim si autori i parë dhe i fundit në revista me një faktor impakti mbi një prag (varësisht nga fusha e kërkimit), ose një indeks H mbi 5-15 varësisht nga fusha e kërkimit<<<
Pavaresisht se Taulanti ka mangesite e tij, mbase ne karakter, ti Endrit nuk ke mundur te fshehesh kundershtne ose/dhe friken nga vetingu,..nese do te realizohej realisht ne sistemin arsimor te atrofizuar dhe biles kalbur te Un Shqiptare!
PërgjigjuKy qe shkruan e ka mbiemrin Kullaj apo Kule?
PërgjigjuDoli edhe më në fund të dihet se kush është ky ish z.ministër larvë
PërgjigjuSOT TAULANT BAJRAMI KY PSEUDOEKSELENT, QE KA MARRE PERSIPER ROLIN E SPIUNIT TE NEVERITSHEM SIC JANE SPIUNET TE NEVERITSHEM NE TE GJITHE BOTEN, PO RREKET ME SA DUKET QE TE BEJE PUNEN IMORALE QE I KA DHENE BAJRAMI TJETER I RADHES. NUK KA PLAGJIATURA NE SHQIPERI, POR KA PUNE SHKENCORE TE KRYER NE KUSHTE SHQIPTARE. SIGURISHT NE NJE VEND SI SHQIPERIA KU MUNGON MUNDESIA QE TE KETE PROBLEME TE PAZGJIDHURA SIC KA NE UNIVERSITETET JASHTE VENDIT, UDHEHEQESIT E TEMAVE I MARRIN IDETE NGA ARTIKUJ SHKENCORE TE BOTUAR NEPER LIBRA TE NDRYSHEM. ATA UA PREZANTOJNE KANDIDATEVE KETO TEMATIKA DHE I UDHEHEQIN ME PIKETA GJATE PUNES SE TYRE SHKENCORE. SHPESH U JAPIN KANDIDATEVE EDHE DISA FLETE TE FOTOKOPJUARA NGA ARTIKULLI SI UDHEZIME PER VAZHDIMESINE E PUNES SE TYRE SHKENCORE. NE FUND, KUR PERFUNDOHET TEMA E DIPLOMES SIGURISHT QE LIBRI NGA KU ESHTE MARRE TEMA NUK DO TE PERFSHIHET SI REFERENCE NE TEMEN E PERFUNDUAR, SEPSE TEMEN E KA ZHVILLUAR E PERFUNDUAR VETE KANDIDATI ME AFTESITE E TIJ. DISA MUND TE KENE PERFSHIRE EDHE FLETE TE FOTOKOPJUARA NE TEMAT E TYRE, POR NE FAKT I JANE REFERUAR THJESHT MENYRES SE TE SHPREHURIT DHE KJO NUK KA LIDHJE ASPAK SE PUNIMI SHKENCOR NA PASKA QENE I KOPJUAR. TURP PER KEDO QE DO TE FLASE PER PLAGJIATURA NE NJE VEND SI SHQIPERIA KU BUXHETI NE DISPOZICION PER PUNE SHKENCORE KA QENE MIZERABEL. IK O TAULANT BAJRAMI SEPSE VJEDHJET E BAJRAMEVE DHE PARATE PREJ TYRE NUK DO TE TE SHPETOJNE DOT KOKEN O NJERI IMORAL E I NEVERITSHEM DERI NE EKSTREM.
Uroj që të lexohen këto artikuj nga studentët e vërtetë, dhe jo ata që duan të përfitojnë nga protestat. Unë u ndjeva keq kur pashë studentë me kryeministrin te Top Show që kishin frikë të thonin atë që mendonin se akuzoheshin kështu ose ashtu. Kjo është dobësia më e madhe që i imponohet një brezi, liria e të shprehurit ështe themeli që të funksionojë shoqëria. Prandaj uroj që shkrime të tilla që thonë hapur atë që ndjejnë, mundësinë për ta bërë këtë pa u penguar nga ata që kanë pushtetin(ka 30 vjet që u ushqye forma e pushtetit antidemokratik) jep shpresë që shoqëria shqiptare po ecën në rrugën e duhur.Besoni në vehten tuaj, besoni në ata që punojnë dhe jo në shpifjet që zhurma mediatike e pandëshkuar shpif për ditë. Media në këto 28 vite ka qënë terrori psikologjik që ju është bërë shqiptarëve natë-ditë dhe që e ka humbur besimin në popull.
Përgjigju