Pas disa orësh ndjekje në det, Policia shqiptare dhe ajo italiane kanë bërë të mundur arrestimin e dy shqiptarëve që po transportonin drogë drejt Italisë.

Dy shqiptarët, konkretisht E.bode dhe B.Korça 23 dhe 24 vjeç po transportonin 1.6 ton kanabis me gomone në brigjet e Puglias.
 
24- vjeçari B.Korça nuk është i panjohur për Policisë shqiptare.

Ai rezulton si një person i shpallur në kërkim pasi është dënuar nga drejtësia shqiptare për dhunë në familje.

Më herët një tjetër skaf me rreth 1.5 ton është kapur mbrëmjen e djeshme, ku në pranga kanë rënë dy vlonjatë. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)