1 qershori ‘i munguar’ i Deborës, 12-vjeçarja shet bizhu të bëra vetë në Instagram e në terren: E siguroj vetë jetesën dhe jam nxënëse ekselente

Për 12 vjeçaren Debora, 1 qershori është një ditë si gjithë të tjerat. Në vend që të festojë, ajo përpiqet që të shesë sa më shumë bizhuteri që i bën vetë. 12-vjeçarja shet nëpërmjet Instagramit, por edhe fizikisht nëpër zona të ndryshme të kryeqytetit. Indicia që mori nga interneti, i ka rezultuar pozitive dhe në ditë arrin që të shesë deri në 20 byzylykë.

“Në fundjavë shes, dhe gjatë verës më shumë. Më shumë nga interneti, online. Marr gurët me vargje, i organizoj vetë. I punoj vetë. Më pas bëj fotot dhe i nxjerr në internet. Për 3-4 minuta i punoj. Marr një filispanjë, fus gurë që i kombinoj me njëra tjetrën, dhe i lidh. Prej disa muajsh punoj. Mësove vetë. I kam parë në internet se si bëhen dhe i mësove. Mendova që ti bëj dhe ti shes. Ka njerëz, po ka disa që nuk interesohen fare. Shumica blejnë. Një byzylyk e shes 400 lekë ose 500 lekë të reja sepse gurët i marr shumë të shtrenjta dhe për mundimin që bëj vetë. Ka shumë njerëz që më pyesin, më bëjnë pyetje të ndryshme. Më thonë ua, ua sa mirë. Bravo që i bën vetë, bravo që punon”.- shprehet ajo.

Pasi ka përmbushur të gjitha angazhimet e shkollës dhe punët e shtëpisë, Debora tregon edhe çfarë e ka detyruar të punësohet kaq e vogël.

“Kam zgjedhur të dal për të ardhurat e mira dhe të ndihmoj pak babin dhe vëllain. Babi ka dy infrakte dhe një trompozë. Mami më ka braktisur. Prej 4 vite e gjysmë më ka braktisur. Ajo nuk na donte fare. Meqë nuk na donte, as unë nuk do e dua kurrë. Nëse do na donte do rrinte me ne si në vështirësi, si në pasuri, si në jetë të thejeshtë.  Babi është shumë krenar me mua sepse edhe me mësime jam shumë mirë. Më thotë bravo që e bën këtë dhe më falënderon shumë herë që e ndihmoj. Shumicat i kursej, por ndihmoj dhe familjen. Online, babai pranoi, por kështu me zi e kam bindur. Shumë pak raste dal. Zakonisht i blejnë për veten e tyre, por dhe për dhurata”.- tha Debora.

Pavarësisht kujdesit të munguar të nënës që i braktisi, si Debora ashtu edhe i vëllai, janë nxënës ekselentë.

‘Notat i kemi të gjitha dhjeta. Edhe vëllai ekselent. Unë jam në kursin e anglishtes, kurse vëllai në kursin e informatikës. Edhe ai shet si unë. Nuk donte të më linte vetëm. Ai sillet shumë mirë me mua. Asnjëherë nuk rrimë larg njëri tjetrit.  Zakonisht dal nga pasditja, më shumë nga ora 7- deri në 8 e gjysmë. Nuk rri shumë vonë. Më përshtatet me oraret e kursit, shkollës, mësimet, dhe me artin që unë bëj.’- u shpreh Debora.

Ëndrra më e madhe e saj është të bëhet gjyqtare dhe mjeshtre e arteve marciale, por deri atëherë, thotë se nuk do ta braktisë biznesin e krijuar me aq mund e dashuri.

“Zakonisht bëj 15-20 copë byrzylyqe. Zakonisht i shes të gjitha. Në internet varet nga dota. Në ditën më të mirë kam shitur 15. I dërgoj me postë dhe më sjellin lekët me postë. Më kanë blerë vetëm brenda Shqipërisë, edhe jashtë më kërkojnë, por duhet shumë kohë të dërgoj porosi. Zakonisht i marrin të personalizuar dhe me kombinime të ndryhsme me ngjyra. Më pëlqen shumë. Në të ardhmen dua të bëhem gjykatëse dhe mjeshtre për Kung-Fu. Është traditë e kinezëve, por më pëlqen shumë. Ka pasur raste që disa njerëz më bërtasin, por unë nuk jua vë re”.- u shpreh Debora.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lida: 01/06/2023 23:50

    Bravo jeni femije për tu admiruar e marre shembull sepse në kete kohe qe jetojme eshte shume e veshtire te gjeshe si ju. Zoti ju bel of te.????????????????

    Përgjigju
  • Artan: 01/06/2023 16:27

    Ke per tu ber me e mir se femijet e llastuar qe i mesojn prindërit.

    Përgjigju
    • Kalaja e Prizrenit: 01/06/2023 17:44

      Sa shume kenaqesi qe e lexova kete postim???????? Debora zemer, puna e kalite njeriun, ndersa fryti i punes e motivon dhe stimulon deshiren per nje jete me te mire. Edhepse je aq e re, te admiroje per ate qe bene, plus qenke tue u rrite pa kujdesin e nanes... Njeriu i behet i vyer nga nevoja, por edhe nga vrulli pozitiv qe te jep energji per jete..! Nje bravo eshte sjume pak, por nje RESPEKT dhe ADMIRIM deri pakufi per ty, per personin tend aq te skalitur me te mira. Te uroje shnete, gezime ne jete dhe pac fatin e bardhe moj zemer ..????❤️????

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot