TIRANË- 19 maji ka shënuar numrin më të ulët të rasteve të reja pozitiv me COVID-19 në Shqipëri që nga fillimi i epidemisë. Vetëm 1 rast i ri është konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit nga 177 testime të bëra, duke dhënë një sinjal pozitiv se Shqipëria po ia del në betejën me koronavirusin. Rasti i vetëm është regjistruar në Tiranë, e cila vijon të mbetet ende një zonë e kuqe, e ndërsa qytetet e tjera, fatmirësisht duket se janë drejt shërimit.
Një rënie drastike ka pësuar edhe numri i pacientëve të shtruar në Urgjencën Infektive në QSUT, çka solli edhe mbylljen e spitalit COVID/2. Në buletinin ditor të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet me dije se 15 persona vijojnë të jenë të shtruar në spital, nga të cilët 3 në terapi intensive, pra në gjendje më të rëndë.
Në total numri i testeve të kryera në vendin tonë ka shkuar në 12899, ku janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 949 qytetarë. Prej tyre, rreth 78% janë të shëruar. Në vendin tonë aktualisht janë 176 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.
COVID-19 – Statistika (19 Maj 2020)
Testime totale 12899
Raste pozitive 949
Raste të shëruara 742
Raste Aktive 176
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive
Tiranë 68
Krujë 35
Durrës 31
Shkodër 14
Kamëz 10
Berat 10
Fier 4
Elbasan 2
Mirditë 1
Korçë 1
Komente












Numrat tuaj jane vetem fiktive..
PërgjigjuShpresojm te jet keshtu numer i ulur i te semureve edhe pas kater pes ditesh se me kto tubime si zor te mos kemi te semur
Përgjigju