Partia Demokratike shpalos më 1 Qershor nga Parku Olimpik programin elektoral, që i hap rrugën nisjes së fushatës së saj për zgjedhjet parlamentare të 2025.
Demokratët e vulës prej muajsh po punojnë në selinë e vogël ende me qira, për alternativën e tyre qeverisëse.
Ekonomia do të jetë kryefjala e programit me propozime si vende të reja pune me paga të larta, taksa e sheshtë, qeverisja e vogël, parashikueshmëria fiskale si dhe nxitja e konkurrencës.
Edhe bujqësia do të ketë një vend të rëndësishëm. Ndër propozimet që Lulzim Basha dhe ekspertët e tij do të kenë janë subvencionet dhe investimet në këtë sektor.
Përpara demokratëve, Basha do të premtojë edhe zgjidhjen e çështjes së pronës si dhe alternativa për artin, kulturën, sportin e shëndetësinë.
Betejën që nuk arriti ta çonte deri në fund në Kuvendin e Shqipërisë për ndihmë financiare Kosovës, Basha kërkon ta fusë në programin e tij, për financim vjetor 50 milionë euro, ku do të parashikojë edhe bashkërendim të axhendave me vendet e tjera të rajonit.
Megjithatë ky program, vjen në një kohë, kur Basha dhe pjesa tjetër e demokratëve, ata të Rithemelimit ende nuk kanë zgjidhur në gjykatë çështjen e vulës. Vetëm 10 ditë më vonë, Gjykata e Apelit pritet të vendosë për fatin e PD. Kjo çështje si dhe ristrukturimi i partisë, pas përçarjes së thellë, duket se po mbajnë peng edhe nxjerrjen e kandidatëve, të cilët Lulzim Basha pritet t’i zbulojë pas verës.
G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3124
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Policia procedoi 17 deputetë për protestën, Korreshi: Lani sqetullat se na helmuat, e nuk hamë dot përshesh
27 Nëntor, 20:05
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të
27 Nëntor, 18:33
-
Ylli Pata: Mitet që rrëzoi dhe precedenti që hapi lirimi i Sali Berishës
27 Nëntor, 18:18
-
I dhj….rë , por krenar!
27 Nëntor, 18:05
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00
-
Siguria në shkolla, a po përdoren fëmijët nga Qeveria dhe Opozita?
27 Nëntor, 16:37
-
Berisha me gazetarët pas lirimit nga GJKKO: Falenderova gjykatësen për vendimin, por të tjerët janë bandë kriminale! Ku i gjeti Dumani 3 apartamente?
27 Nëntor, 14:47
E keni bërë kuqe e zi, që nuk po dallohet e kuqja nga e zeza
Përgjigju