Redaksia e Shqiptarja.com sjell për lexuesit një përmbledhje të lajmeve më të lexuara të vitit 2024, duke pasqyruar ngjarje të rëndësishme dhe zhvillime që kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Lajmet më të lexuara janë kryesisht kronika, që përfshijnë tragjedi si ajo e nënës që u mbyt me tre fëmijët në Bunë apo ngjarje të tjera kriminale.
Një interes i lartë i ndjekësve të Shqiptarja.com ka qenë për ‘Report Tv Live’, dritarja ku ndjekin në kohë reale të gjitha transmetimet tona. Më poshtë keni të renditura 10 lajmet më të lexuara për vitin 2024.
10 lajmet më të lexuara të vitit 2024 në Shqiptarja.com
Agustin Kaza ishte shënjestër e një atentati në Bruksel mbrëmjen e së dielës së 28 prillit 2024. Dyshohet se atentati ndaj tij ka ndodhur për gjakmarrje. 44-vjeçari ishte vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të 1997 në Mirditë.
Nga Vlora gazetari Armand Xhelili ka raportuar për situatën e turizmit në qyteti bregdetar. Sipas gazetarit të Report Tv, vihet re një tendencë në rënie e numrit të turistëve, por megjithatë ditët e fundit ka pasur një fluks të lartë. Gazetari bëri edhe një krahasim në lidhje me çmimet, ku sipas tij nëse vjet një drekë në zonën e Nartës kushtonte 50 mijë lekë të vjetra, këtë vit çmimet janë rritur deri në 70 mijë lekë.
Alma Arrazi me tre fëmijët nuk është hedhur nga ura e Bunës, siç u dyshua fillimisht. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se nëna ka kryer veprimin ekstrem poshtë urës së re të Bunës, në anë të bregut. Bazuar pamjet e kamerave të sigurisë dhe hetimet e deritanishme, Report TV rindërton dinamikën e ngjarjes tragjike.
Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen tragjike në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Alma Arrazi është hedhur nga ura e lumit Bunë bashkë me 3 fëmijët e mitur. Disa orë para se të ndërmerrte aktin tragjik, mësohet se 39-vjeçarja dhe fëmijët kishin dalë me kunatën, pra nusen e vëllait të Erdgys Arrazit. Më pas janë ndarë në mënyrë të qetë pa nxitur dyshime për aktin fatal që do ndërmerrte.
Lavdosh dhe Lefteri Begaj, burrë e grua dhe e afërmja e tyre Afërdita Begaj 90 vjeçe janë tre prej viktimave të aksidentit tragjik në Tepelenë më 17 mars 2024. Të tre ndodheshin në makinën tip Toyota që u përplas nga Benzi, i drejtuar nga Riza Rrapa i cili po ashtu ndërrroi jetë.
Momente dramatike kanë qenë ato që janë shënuar mesditën e 30 korrikut 2024 tek Rana e Hedhun në Shëngjin të Lezhës. Në një moment era e fortë favorizoi shumë përhapjen e flakëve.
Në një video duket që flakët shpërthejnë në një hapësirë të dendur me bimë ku zjarrfikësit kishin vendosur dhe zjarrfikësen. Duket që flakët I zunë në befasi dhe të alarmuar ata thërrasin njëri tjetrin në emër për të kërkuar që të largohen sa më parë nga aty pasi u rrezikohet jeta.
7- Krah njëri-tjetrit Luizi dhe Kiara japin lajmin e shumëpritur
Luizi dhe Kiara janë një nga çiftet më të përfolura në shtypin rozë sidomos pas shtatzënisë së moderatores. Në një foto që këngëtari ka publikuar mbrëmjen e djeshme në Instagram njofton se pritjes së ëmbël i po i vjen fundi.
8- Zbulohet identiteti, kush është tifozi shqiptar që arriti të futej në fushë ndaj Italisë
Në minutat shtesë të duelit Itali-Shqipëri, loja u ndal për disa momente, për shkak së në fushë u fut një tifoz shqiptar. Forcat e sigurisë arritën ta kapë në mes të fushës, pas rrëshqitjes, duke e rikthyer në pjesën e tifozëve. Mediat kosovare raportojnë se tifozi që hyri në fushën e lojës është Sami Rexhepi nga Skenderaj. Ai jeton në Duseldorf të Gjermanisë
9- Mrekullitë e fshehura të farës së zezë, shërben për 200 sëmundje / Altin Joka: Ja si t’a përdorni
Fara e zezë, ilaç për çdo sëmundje, përdorimet dhe çfarë duhet të dini për efektet magjike në organizëm.
Ditën që Alma Arrazi vendosi që të hidhet në Bunë bashkë me fëmijët, ka parë burrin e saj Erdgys Arrazin në makinë bashkë me të dashurën duke i kaluar para saj. Kështu tregon në intervistën për Report Tv motra e saj Genta Bushati.
“E pyeta Valentinën, si ishte momenti kur e pe Almën që i kaloi ai para këmbëve, çfarë të tha Alma? Më thotë se Alma u shpreh që: “E prisja dhe këtë ditë, që do ta shihja një ditë para këmbëve me sytë e mi”, ka treguar Bushai.