Mrekullitë e fshehura të farës së zezë, shërben për 200 sëmundje / Altin Joka: Ja si t’a përdorni

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte nutricionisti nga Suedia, Altin Joka, i cili foli për benefitet e farës së zezë, për efektet magjike në organizëm që sjell përdorimi i saj.

“Së pari fara e zezë është një bimë barishtore shumë e përhapur që nga Azia jug-perëndimore, në Afrikë apo Europën jugore. Në brendësi të lules së kësaj bime formohet një lloj fruti në formën e disa kapsulave dhe pasi hapen gjejmë këto fara kaq kurative, të cilat shërbejnë në kurimin e mbi 200 sëmundjeve. Fara e zezë është përdorur në të shkuarën dhe nga naturopatët më të mëdhenj, sikurse flitet për të dhe në librat e shenjtë Bibla apo Kurani, gjithashtu përdorimin e kësaj fare e gjejmë dhe nga Hipokrati dhe Galemi për problemet në stomak, kapsllëk, diare, ftohje, qetësi mendore, dhimbje dhëmbësh, rritje imuniteti, për parazitëtët e zorrës, etj. Përdorimin e farës së zezë e kemi gjetur dhe tek shkencëtari më i madh i mjekësisë në botë, Ibn Sina, i cili në librin e tij më të njohur “Enciklopedia e Medicinës”, i ka dedikuar një kapitull të veçantë farës së zezë për efektet e saj kurative.  

”Fara e zezë nuk është thjesht një bimë, por një preparat farmakologjik bimor me shumë efekte” shtoi Altini, duke theksuar se tre nga kompanitë më të mëdha farmaceutike, po bëjnë një luftë për t’a patentuar këtë bimë.

Po si duhet përdorur fara e zezë? Sipas nutricionistit Joka, përdoret si farë por dhe si vaj dhe ka një përdorim të thjeshtë, ndërsa studimet thonë se në përbërjen e saj ka proteina, karbohidrate, nivele të larta të antioksidantëve, pa harruar nivelet e larta të kalciumit, magnezit, fosforit, bakrit, hekurit, manganit, vitaminave B1, B2, B6, B9 apo zinkut dhe niveleve shumë të larta të aminoacideve, është antibakterial, antiinflamator, antikancerogjen dhe antioksidant shumë i fuqishëm. Fara e zezë përdoret kundër kollës, kundër ankthit, kundër depresionit, për problemet e ulçerës apo të stomakut, kundër kancerit, një përmirësues i mirë i kujtesës, shton qumështin e gjirit tek nënat e reja, sikurse përmirëson spermatozoidin, fakt që e tregojnë shumë studime.

”Kur konsumohet në formën e vajit për 30 ditë, është parë që bën stabilitetin e glicemisë tek pacientët me diabet të tipit II, bën një ulje të konsiderueshme të glukozës, sikurse është shumë efikase për çrregullimet neurologjike, për depresionin dhe ankthin, për uljen e hiperaktivitetit  apo inflamacionin polmonar” theksoi Altini, duke vijuar se është dhe kundër parazitëve, kundër helikobakterit dhe stafilokokut, ka përdorim për mëlçinë, për veshkat duke sfiduar mjekësinë moderne.

Personat që kanë paralizë faciale mund t’a përdorin gjithashtu, apo në formë avulli për problemet e ftohjes që mund të kemi. ”Bluarja e farës së zezë, e gërshetuar me mjaltë në raportin 1 me 1, mund të shërbejë shumë mirë për problemet e bronkitit, apo dhimbjet e gjoksit, pa harruar problemet e gurëve në veshka, përdoret fara e zezë e bluar në një sasi prej 200 gramësh dhe 250 gram mjaltë, trazohen dhe lihet 2-3 ditë dhe konsumohen duke shtydhur dhe pak limon. Fara e zezë përdoret dhe kur kemi gjendje të përzierash nausea, ndërsa për problemet e zorrës, Altini tha: në një lugë uthull ose në kos, fusim një lugë kafeje farë të zezë, sidomos me uthullën e mollës e gërshetuar dhe me pak trumzë ka shume efikasitet. Fara e zezë zë një përdorim të madh dhe në kozmetikë, për problemet me flokët këshillohet pas dushit të përdoren disa pika për masazhim. Sa i takon dozës së rekomanduar, Altin Joka thekson se nuk duhet të kalojë më shumë sesa 1-3 lugë në ditë tek të rriturit, ndërsa tek fëmijët jo më shumë se një lugë kafeje në ditë. “Ne duhet të jemi të nderuar që e kemi këtë farë mes nesh” theksoi Altini në fund të bisedës.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë