Në kuadër të programit të përkthimit letrar të Europa Krijuese botuesi Petrit Ymeri prezantoi dhjetë mjeshtrat, e letërsisë bashkëkohore evropiane, veprat e të cilëve lexuesi shqiptar do t’i ketë në duar deri në fund të vitit 2021.
“Projekti europian i përkthimit letrarë, pjesë e programit të Europës Krijuese, do të sjell tek lexuesit në shqip autorët më të njohur të letërsisë bashkëkohore. Nis në tetor 2020 dhe përfundon në dhjetor të vitit 2021, një përkthim me poezi të Alda Merinit, “Ankthi i portierit para penalltisë” së Peter Handke, “Ngadalësia” e Milan Kundrës, dhjetë poema të Jani Ricos, letërsi për fëmijë, tre libra fitues të çmimit europian të letërsisë etj. Shqiptarët janë një popull që lexojnë, por ajo që na jep besim është që edhe rina është e interesuar për letërsinë bashkëkohore”, shprehet Petrit Ymeri, botues.
“Europa krijuese u jep zë autorëve më në zë evropianë për të cilët lexuesi ka nevojë, por edhe shërben për të promovuar emrat më të mirë të përkthimit, për të cilët shoqëria shqiptare ka nevojë”, thotë përkthyesja Albana Nexhipi,
Ndërsa, nobelisti Peter Handke, i kritikuar për qëndrimin e tij në mbështetje të ish- Jugosllavisë, kësaj here do të vijë në shqip përmes librit “Ankthi i portierit para penalltisë”. Jonila Godoles mendon se një shkrimtar duhet gjykuar fillimisht për veprën
“Besoj se do të jetë një botim që do ketë polemika në çastin që do të jetë në duart e lexuesit. Është një shkrimtar që mbase është futur në rrugë të gabuar, këtë se ka bërë vetëm ai, por edhe autorë të tjerë, që në një moment të caktuar s’kanë mbajt anën e drejtë të historisë. Po nëse duhet të kritikojmë një personalitet, së pari duhet që t’i njohim veprën”, thotë Jonila Godole.
“Diskutimi letërsi histori, realitet fiction. Si në rastin e letërsisë edhe të historisë, të dyja disiplinat kanë si qëllim ruajtjen e kujtesës historike. Në çfarë mënyre? Historia tregon realitet, letërsia fiction”, shprehet përkthyesi Edvin Cami.
Programi i Europës Krijuese përfundon në dhjetor të vitit 2021.
Albana Nexhipi, Petrit Ymeri dhe Edvin Cami
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3240
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Çelet Panairi Librit/ Ekspozojnë 90 shtëpi botuese, promovohen 60 libra të rinj! Botuesja Tafa: Sot në Shqipëri shkruhet letërsi e mirë, por duhen subvencione
13 Nëntor, 17:26
-
5 ditë Panair, nis ngjarja më e madhe e librit! 95 ekspozues, Ymeri: Stimulojmë ulje të paktën 20 % ! Nesër në Pallat të Kongreseve Lilian Thuram!
14 Nëntor 2023, 16:40
-
‘Lista e Ministrisë së Arsimit me autorë të Sigurimit’! Titujt e bibliotekave të shkollave, ‘mollë sherri’! Shoqatat e Botuesve kundër: Bordi mbahet i fshehtë
31 Gusht 2023, 15:52
-
Fjalimi historik i Gramoz Pashkos, si e parashikoi shkërmoqjen e Partisë Demokratike mbi 2 dekada më parë
19 Gusht 2023, 09:31
-
Rikthimi i Bashës? Godole: Tezat e tij të vjetra! Do t’i kishte shërbyer më shumë PD-së nëse dilte në fushatë! Partia të bëjë një analizë të thellë
26 Maj 2023, 14:25
-
Jonila Godole: Roland Bejko, i vetmi që ka prezantuar një program dinjitoz për Tiranën! Gjykata zvarriti çështjen e PD, u futëm në fushatë me vonesë
10 Maj 2023, 13:15
-
Mero Baze: Fushata simbolike e PD në Tiranë, do t'i japë identitet betejës në gjithë vendin
26 Mars 2023, 19:36
-
14 Maji/ Rreth 8 orë debate në Kryesinë dhe Grupin e PD! Çupi e Tabaku: Jo kandidatë për kryebashkiakë! Alibeaj: Vendosim nesër! Bardhi: Flas pas vendimit
24 Mars 2023, 11:14
-
Tetori ‘i vakët’ i Librit! Nga konflikti i Festivaleve te TVSH-ja, institucionet pa platformë. Ministrja: Biblioteka t’i kalojë Qendrës së Bardhylit
4 Tetor 2022, 17:30
-
Çelet ekspozita ‘ditët e kujtesës’ në Korçë, Godole: Mundësi që të rinjtë të njohin historinë
25 Shkurt 2022, 17:04
-
'Gënjen, mos e ngri zërin' Protesta e Berishës përplas Jonila Godolen dhe Flamur Nokën, deputeti: A të dhemb kur i sheh këto pamje? Sekretarja e PD: Akt tragjik!
10 Janar 2022, 22:41
-
Basha mbledh kryesinë dhe 'spastron' mbështetësit berishistë! Miratohet propozimi i Alibeajt për largimin e individëve ‘non grata’ nga strukturat qendrore! Çupi: Kjo është për Berishën
17 Dhjetor 2021, 09:19