10 pyetje për rrjedhjet e Vjosës, e cila ngatërron qëllimisht traun e Kastratit me kufirin Shqipëri-Kosovë

10 pyetje për rrjedhjet e Vjosës, e cila ngatërron qëllimisht traun e Kastratit me kufirin Shqipëri-Kosovë

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ish-kryeministri Sali Berisha

Unë e mbështes Vjosa Osmanin dhe ndoshta do isha i gatshëm ta votoja, por nuk mund të hesht për gabimet e qëllimshme në shtetin amë.

Ajo “shkëlqeu” për një pjesë të shqiptarëve të Shqipërisë jo për frymēn patriotike, por sepse ja “dhjeu” Edi Ramës në mes të Parlamentit.

Kaq duhej që mediat e opozitës shqiptare ta bënin heroinë.

Po ku gaboj Vjosa Osmani dhe askush nuk ja përmendi:

– Vjosa Osmani kishte 40 vjet që nuk kujtohej pēr varrin e xhaxhait të gjyshit të saj, por çuditërisht e futi në axhendë ditën që erdhi zyrtarisht si kryetare e Kosovës. Shqipëria ka vite e hapur me Kosovēn dhe Vjosa përpara se te lotojë per kolonel Vuçiternen, duhet t’u tregojë bashkë-atdhetarëve pse kurre ne jete nuk u kujtua te sjellë lule te varri, por e mori vesh kete javë që nuk kishte varr. Kjo ishte një gafë që nuk mund ta bëjë një kryetar shteti.

– Vjosa qëllimisht ngatrron traun 5 euro të Kastratit me traun e doganës që ndan Shqipërinë me Kosovën. Ajo foli dhe foli për traun e Kastratit, por heshti për traun e Kastriotëve (siç e quan kolegu i saj Albin Kurti)

– 5 vjet më parë trau 5 euro nuk ekzistonte fare, por ne ishim të ndarë. Trau i Kastratit as na afroi dhe as na largoi sepse ne na ndan kufiri. Taksë të rrugës kemi edhe në Tetovë, por nuk janë taksat 2 euro që na ndajne me Shkupin.

– Ku ishte Vjosa Osmani kur ne bënim me dhjetëra protesta për heqjen e kufirit Shqiperi-Kosove?

– Pse Vjosa Osmani garoi për kryeministre e Kosovës për LDK dhe nuk e kishte program apo premtim heqjen e traut te kufirit Shqiperi-Kosovë?

– Vjosa Osmani takoi Sali Berishën i cili prej 3 vitesh është bojkotuar nga çdo ambasador dhe nga çdo kryetar shteti. Futja në axhendë zyrtare e takimit me Sali Berishën, i cili 4 vitet e fundit të vdekjes së Rugovës u bojkotua edhe nga idhulli i Vjosës, është i papranueshëm. Ibrahim Rugova nga viti 1995 dhe deri sa vdiq refuzoi ta takonte Sali Berishën.

– Nëse Vjosa takoi Berishën si ish-kryeministër, atëhere mund takonte dhe Pandeli Majkon, që ishte kryeministri që furnizoi me armë Kosovën.

– Vjosa Osmani deklarohet rugoviane, por dhe aleate me Albin Kurtin. Këtu ka antagonize, sepse Albini dhe Ibrahim Rugova janë dy doktrina të kundërta dhe nuk mund të luash me dy porta.

– Vjosa Osmani denoncon Shengenin ballkanik por hesht për Shengenin shqiptar. Ajo nuk i kërkon qeverisë shqiptare heqjen e doganave dhe kufirit.

– Vjosa Osmani në asnjë rast nuk përmend bashkimin Shqipëri-Kosovë.

– Vjosa Osmani kritikon Edi Ramën dhe bēn shumë mire, por hesht për Enver Hoxhën dhe ja fal gjakun e gjyshit që Enveri ja humbi varrin dhe ja hodhi eshtrat në lumë.

Vjosa Osmani i bëri disa vota elektorale personale në Shqipëri, por përveç dy trarëve të Kastratit dhe Kastriotëve që kemi në Kalimash dhe Morinë, ajo i shtoi edhe traun e radhës.

Shqipëria dhe Kosova u larguan nga rrjedhja e Vjosës. Jo lumit nga buron emri i saj, por nga llumi i përrenjve politik që kanë përmbytur Tiranën dhe Prishtinën.

Dhe pyetja e fundit që me mundon:

-Vjosa, në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, a do dalësh në fushatë elektorale me program për bashkim Shqipëri-Kosovë, apo ke frikë nga ndërkombëtarët dhe mund të rrezikosh pushtetin tënd?

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 26/12/2020 10:36

    Jo peshtjellim,por qellim.Sepse qellimisht udhetoi dhe qellimisht dhe me skenaar erdhi nga zyra e Presidentit,jo kryeparlametares, qe te "trazon" gjendjen edhe keshtu te ftohur mes dy shteteve shqiptare,Kjo del si te jete'skenar"serbe,jo idhnakeve ndershqiptare.Ka kohe qe ftohja e qeverive dhe politikes ndershqiptare po ndihet e po shihet.Por,fatmiresisht kjo ftohje nuk eshte,as nuk mund te ndodh kurre, mes popullit shqiptar andeje e kendej Drini,Populli eshte mesuesi me i madh i kombit.Para Tij nuk eshte askush, e as Qeverite aktuale, e as partit politike,intelektualet,analistet e komentuesit apo ndonjeri nga drejtuesit e partive politike.

    Përgjigju
  • dulja: 25/12/2020 06:18

    osmani po ke vete takone ,ky njeri funizoje serbine me nafte qe ju vrau ju ,po mire thone politika eshte k...e

    Përgjigju
  • Gjytrymi: 24/12/2020 21:26

    Gjytrymeria,rendomtesia,korrupsioni dhe llapaqeneria e ketij fare burri,ish nenkryetar i KLD DEGJENERATE,shqiponje e gelasur qe kreu misione fluturimi me Saliun e Edin mbi kerma te nderura dje edhe sot neper Shqiperi,pasi hengri shuplaken e Saliut ne çader dhe hurin e Edit ne prapanice,po kerkon te rikthehet e riciklohet si mbetje e neveritshme sociale.

    Përgjigju
  • Ehheee: 24/12/2020 20:58

    Edhe njehere kush ishte kjo?!!! Ej, ndoshta nga qe konsumojme me shume politike se “buke”, por dhe dicka ne 30 vite edhe kemi kuptuar, psh. Konkluzioni se te gjithe qe kerkojne te vine ne pushtet, e kane per te bere vila, fshatra etj me te medha se paraardhesi

    Përgjigju
  • Shaqo: 24/12/2020 20:14

    Me cfare po shoh e degjoj nga udheheqesit kosovare, nga Rugova dhe deri keto te sotmit, pa perjashtim, nuk do donja kurre bashkimin me Kosoven. Ndjese te madhe shumices absolute te kosovareve qe jane me te vertete atdhetare te ndershem e patriote; sjellja anti shqiptare e politikaneve te sotem, ngjashem me stergjyshin e Osmanit dhe dajen e Rugoves, Deven, me imponojne kete mendim. Ne shek 21 Ramushi ka gati paramilitare per llogari te Berishes e Metes per te djegur Shqiperine kur ta kerkojne keta dy persona non grata per shqoptaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen