10 shenja të thjeshta që tregojnë se partneri po ju tradhton

10 shenja të thjeshta që tregojnë se partneri po ju tradhton

Foto ilustruese

Sjellja nënkupton gjëra që nuk thuhen dot me fjalë në shumë raste.

Thjesht duke vëzhguar disa nga sjelljet e partneërit, dallohet se ai ka një grua tjetër.

Ju nuk duhet të jeni shumë xheloze dhe posesive me partnerin tuaj, duke kontrolluar gjithë sjelljen e tij apo gjithçka që ai bën.

Sidoqoftë, kur dyshohet se ai ka një grua tjetër, është mirë të vëzhgohen disa gjeste, në mënyrë që të siguroheni dhe të mos hidhni akuza të pabaza ndaj tij.

A jeni në këtë situatë të pakëndshme dhe doni të kuptoni nëse ju tradhton?

Ka disa shenja të pagabueshme që tregojnë se ai ka një tjetër.

1.Ai kurrë nuk ndahet nga telefoni i tij, as kur shkon në tualet. Nëse sheh që i afrohesh telefonit të tij, ai fillon të bëhet nervoz dhe e merr atë nga duart tuaja.

2.Kur nuk jeni së bashku, ai shpesh e ka të fikur telefonin.

Ai ju tregon se është pa bateri dhe është e çuditshme që as ai dhe as të tjerët nuk kanë një karikues me vete.

3.Kur lexoni mesazhet e tij në chat, qoftë në Facebook, ËhatsApp ose Skype, ju duket se fjalitë janë të pakuptimta, sikur copa të ndryshme mungojnë.

Ndoshta, sepse ai ka fshirë mesazhet.

4.Kur e pyesni se si e kaloi ditën, ai duket si në panik dhe shpesh thotë frazë:”Nuk më kujtohet”.

5.Tregon për disa miq të vjetër që ju nuk i njihni dhe papritur dalin në sipërfaqe.

Në disa raste shfaqen edhe miq të vjetër për të luajtur futboll në mbrëmje dhe angazhime të tjera të çuditshme.

6.Kur është me ju, ai është i patolerueshëm, krijon zënka dhe nuk mban asnjë përgjegjësi.

7.Kur jeni së bashku, ai nuk është nervoz, por është i mërzitur. Nuk tregon interes për ju.

8.Në shtrat është ndryshe, nuk merr më iniciativën që t’ju bëjë të lumtur.

9.Nëse i tregoni atij për dyshimet tuaja, edhe pa e akuzuar drejtpërdrejt, direkt  mbrohet dhe ju akuzon, duke ju bërë të ndiheni fajtore.

10.Ju doni të flisni për shqetësimet tuaja, por ai  nuk ishte në gjendje as t’ju vështronte në sy dhe jo më t’ju dëgjonte.

Nëse partneri juaj bën ndonjërën nga këto sjellje duhet të filloni të dyshoni dhe të merrni një vendim serioz.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Luljeta Musaj Has Krum: 21/03/2021 16:24

    Pershendetje Mjer ne qe Lindem ne kete vende Kaq te Bekuar nga Zoti Per te mallkuar nga Keta maskarenje une nuk do te votoj

    Përgjigju
  • skender braka: 15/12/2020 16:35

    Jam dhe do te mbetem partizan i protestave paqesore, qofte edhe per prombleme qe shoqerojne komunitetin. Kur protesta ka nje kauz, natyrisht ajo kerkon edhe nje vemendje me te madhe. Protestat kur jane paqesore e shendoshin demokracine e nje vendi, por nje heresh edhe e dobesojne shume me teper kur ato behen te dhunshme dhe politizohen. Ne rastin konkret mendoj se protesta e te rinjeve ia arriti qellimit te saj. Ajo edhe pse e dhunsheme, arriti te sensibilizoj masat dhe strukturat e policisw qw ato te tregohen shume me te vemendshme ndaj qytetarit duke shmangur deri ne limitet e lejuara me ligj perdorimin e dhunes dhe ate te armes.Cdo tentative tjeter tregon per kamuflim dhe keqperdorim te saj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI