Soreca: Shqipëria ka bërë përparime, ka ende shumë sfida

Soreca: Shqipëria ka bërë përparime, ka ende shumë sfida

Luiggi Soreca

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, ndërsa ka kujtuar 10-vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ka theksuar edhe njëherë se është koha për bashkim në mënyrë që vendi të shkojë përpara për integrimin në BE.

Soreca shkruan se ndonëse vendi ka bërë përparim të dukshëm në këto 10 vite, ka ende shumë sfida, duke theksuar veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

"10 vjet më parë, më 1 Prill 2009, hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe Shqipëria filloi zyrtarisht udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian. Në këto dhjetë vjet, Shqipëria ka bërë përparim të dukshëm në shumë fusha.

Ende ka shumë sfida, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit. Tani është koha që të gjitha institucionet shtetërore, partitë politike, shoqëria civile, sektori privat, të gjithë njerëzit të punojnë së bashku për të nxitur më tej vendin, edhe në pikëpamje të vendimit të ardhshëm të qershorit", shkruan Soreca.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja