Në 10-vjetorin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, ka përkujtuar humanisten shqiptare.

Në mesazhin e saj, ambasadorja ka ndarë edhe një prej shprehjeve të Nënë Terezës: “Jo të gjithë mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”.

“Këtu në Shqipëri, në atdheun e Nënë Terezës, mesazhi i saj ndihet veçanërisht i afërt”, shkruan Moreira de Sousa.

Ambasadorja thekson se trashëgimia e Nënë Terezës duhet të frymëzojë për t’u shërbyer njerëzve me humanizëm dhe për të mbrojtur dinjitetin, solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen, të cilat i cilëson edhe si vlera themelore të Bashkimit Evropian.

"Sot nderojmë një trashëgimi që duhet të na frymëzojë të gjithëve: të shërbejmë me humanizëm, t’u qëndrojmë pranë njerëzve dhe të punojmë çdo ditë për të mbrojtur dinjitetin, solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen, vlera që qëndrojnë në themel të Bashkimit Evropian,” shkruan Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa.


Lajmi kryesor:

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, humanistja shqiptare që ia kushtoi jetën të varfërve