100 dokumente autentike të Arkivit Osman mbi kryeqytetin, gazetarja Rezarta Delisula sjell librin e ri “Çfarë ka qenë Tirona”

Gazetarja Rezarta Delisula përmes hulumtimeve dhe një pune kolosale në Arkivin Osman të Stambollit, sjell për herë të parë dokumente autentike jo vetëm për Tiranën por edhe për Shqipërinë, në librin e saj më të ri “Çfarë ka qenë Tirona?’’ , ku ndër të tjera zbulohet jeta e panjohur e kryeqytetit.

Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli’’ në Report Tv, gazetarja Rezarta Delisula rrëfeu shumëçka për  idenë e saj, që të sillte këtë libër në duart e lexuesit shqiptarë, megjithëse puna nuk ka qenë aspak e thjeshtë,  vullneti dhe dëshira për të sjellë historinë e Tiranës të dokumentuar ishte shumë e madhe:

“Arkivi shqiptar me arkivin e Stambollit kanë bërë një marrëveshje për marrjen e dokumentave Osmane por këtu është ende situata që nuk janë sistemuar. Unë e fillova këtë punë kërkimore të arkivës duke i nxjerrë nga familjet e vjetra tiranase që të më jepnin dokumentet e tyre për të bërë një libër pastaj bashkë me kolegen time Kristinën, menduam që ta bëjmë këtë punë por përse mos e bënim në Turqi. Pa ndihmën e osmanologut Ermal Nurja, unë nuk do kisha nxjerrë gjë në dritë sepse duhej patjetër një osmanalog për një katalog të titujve që kishin si referencë Tiranën.Dhe kështu filloi puna” thotë ajo.

Në librin me 452 faqe, ajo sjell dokumenta nga Arkivi Osman që janë jo vetëm unike por edhe me shumë vlerë për shqiptarët, ndërsa nga ana tjetër tregon edhe kontributin e popullsisë tironse në ndërtimin e shumë intitucioneve apo shembullin e tyre në rrespektimin dhe miqësinë mes feve.

“Ky është një libër i përgjithshëm ku mësohet historia e kryeqytetit dhe të gjithë ne duhet ta dimë historinë e kryeqytetit, ne jetojmë këtu dhe duhet të ndihemi krenarë sepse përmes dokumentave Tirana del si një qytet zemërgjerë, një qytet me ambicie për të ndërtuar rrugë dhe shkolla dhe ura me fonde të banorëve të tiranës. Një qytet që ka dhënë shembullin në gjthë shqipërinë për marrëdhënien fetare për miqësinë mes feve dhe respektin  ndaj feve te ndryshme dhe kjo duhet lexuar nga të gjithë. Pastaj të gjitha dokumentat meqë vijnë në mënyrë të paprekur, ato mund të studiohen fare mirë nga studiuesit dhe historianët dhe mund të hapen tema diskutimi ose mund të jetë pikënisje për një studim ose libër tjetër sepse dokumenetet janë unike dhe kanë shumë vlera për historinë shqiptare” rrëfen ajo për botimin më të ri ‘ Çfarë ka qenë Tirona’.

Në këtë botim ajo sjellë edhe dokumente të rëndëishmë për luftën midis pashallarëve shqiptarë etj. duke bërë që të rihapen edhe çështje të reja si dhe tema diskutimi.

“Ka dokumente të ndryshme përsa i  përket Shqipërisë, lufta e Shkodrës psh. ka dokumente që i përkasin pashallëqeve, luftës mes Ali Pash Tepelenës dhe Bushatllinjve deri sa thuhet që Ali Pasha është paguar për të vrarë një nga drejtuesit e pashallëkut të Shkodrës Bushatlliun, domethënë ka dokumente që mund të kapen dhe të rihapen cështjet të reja. Ai libër kudo që ta hapësh ka vetëm informacione të panjohura dhe të reja  dhe bëhesh kurioze, çdo dokument ka vlerë unike” tregon Delisula më tej.

Ndërsa dokumentat dhe informacionet që ka mbledhur gjatë hulumtimit të saj mesa duket i kanë lënë shtegun për të punuar ndoshta për një libër tjetër në të ardhmen:

Unë u mjaftova me 100 dokumenta fakte për Tiranën. Kam pasur kontakte me shumë Tiranas  që janë interesuar për mbiemrat sepse unë disponojë një regjistër tjetër popullësie, ai është i plotë me komunitetin ortodoks të krishterë në përgjithësi dhe të myslimanëve por momentalisht nuk kam fonde për ta përkthyer dhe për të punuar mbi të, kështu që mund t’i lihet një të ardhme.

Ky nuk është botimi i parë i gazetares Delisula, në dhjetor të 2018 ajo botoi  ”Tirana Mahnia”,  një guidë historike, etnografike e zakonore e kryeqytetit, për të cilin u vlerësua me çmimin “Mirënjohja e qytetit”  akorduar nga bashkia e Tiranës.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!