100-vjetori i marrëdhënieve me ShBA, Nikolla: Frymëzim për luftën kundër korrupsionit e minuesve të demokracisë

100-vjetori i marrëdhënieve me ShBA, Nikolla: Frymëzim për luftën kundër korrupsionit e minuesve të demokracisë

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, përshëndeti në Konferencën “Together-Krah për Krah”, kushtuar 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe ShBA, organizuar nga Kuvendi, me nismën e Grupit Parlamentar të PS. Në konferencë morën pjesë ish Sekretari i Shtetit i ShBA, Mike Pompeo, Ambasadorja e ShBA në Tiranë, Juri Kim, anëtarë të Këshillit të Ministrave dhe deputetë.

“28 korriku i vitit 1922 është një ditë e bekuar për Shqipërinë e shqiptarët. Vetëm 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, kur shteti i ri shqiptar ndodhej në udhëkryq të historisë, miku më i afërt iu bëvendi që në distancë ndodhej më larg: Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Janë të rralla rastet në histori, kur lindja dhe konsolidimi i një shteti ka ecur paralel me lindjen dhe forcimin e një miqësie, e cila ështëbërë parzmorja e shtetit të ri.

Shtetet e Bashkuara janë dora e zgjatur e miqësisë, talenti i pashtershëm i lirisë, fuqia e ndryshimit, udhëheqësi i valëve të demokratizimit dhe integrimit të Shqipërisë e shqiptarëve drejt qytetërimit perëndimor, arkitekti i sinergjisë funksionale midis demokracisë, stabilitetit e sigurisë.

Shtetet e Bashkuara janë pasqyra ku shohin vetveten kombet që aspirojnë për liri e demokraci, zhvillim e mirëqenie, paqe e siguri, shoqëri e qeveri të pakorruptuara e pa minues të demokracisë.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara po mbështet me vendosmëri Kosovën e lirë e të pavarur dhe rritjen e njohjeve e të pozitës së saj në organizatat e marrëdhëniet ndërkombëtare.

Shqipëria është partnere e denjë e ShBA në NATO, Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në aleancat e paqes e sigurisë, kundër agresorëve të sovranitetit e integritetit të vendeve sovrane, kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm,armiqve të lirisë e të demokracisë.

Partneriteti me ShBA, mbështetur në Deklaratëne Përbashkët për Partneritet Strategjik, nënshkruar më 20 prill 2015, është gur themeli i politikës së jashtme të Shqipërisë. Zoti e bekoftë miqësinë tonë!’, theksoi në fjalën e saj Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.


Lajmi kryesor:

100 vite marrëdhënie Shqipëri-SHBA, Pompeo në Tiranë! Alibeaj përfaqëson opozitën edhe në ceremoninë me njeriun e Trump, mesazh Berishës: Rrezikon miqësinë më Amerikën


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja