104 vjetori i Kongresit të Lushnjës, Nikolla: Themelimi i parlamentarizmit shqiptar! Thirrja ndaj opozitës: Mos e bëni Kuvendin peng të qëllimeve individuale

104 vjetori i Kongresit të Lushnjës, Nikolla: Themelimi i parlamentarizmit shqiptar! Thirrja ndaj opozitës: Mos e bëni Kuvendin peng të qëllimeve individuale

1705855158_1701076473nikolla.jpg

Kryeparlamentarja, Lindita Nikolla ka përkujtuar sot 104 vjetorin e mbajtjes së Kongresit të Lushnjës duke e konsideruar këtë si një nisje të historisë së parlamentarizmit shqiptar.

Ajo tha se sot, duhet që të punohet për fuqizimin e Kuvendit, konsolidimin e demokracisë si dhe thellimin e reformave në luftën kundër krimit e korrupsionit në mënyrë që vendi të përparojë drejt integrimit në BE.

Gjithashtu, duke iu referuar kaosit të krijuar nga deputetët e opozitës në seancat e fundit të Kuvendit, Nikolla bëri thirrje që në institucionin e ligjvënësve të sundojë forca e argumenteve dhe jo arsyeja e forcës.

“104 vjet më parë, në 21 janar 1920, filloi punimet Kongresi i Lushnjes, me të cilin nis historia e parlamentarizmit shqiptar. Këshilli Kombëtar, të cilit Kongresi i dha atributet e institucionit legjislativ të vendit, u bë parlamenti i parë i Shqipërisë.

Parlamentarizmi shqiptar u zhvillua paralel me përballimin dhe zgjidhjen e problemeve të mëdha të vendit:  plotësimi i vendimeve të Kuvendit Kombëtar të Vlorës; konsolidimi i pavarësisë kombëtare; pengimi i copëtimit dhe mbrojtja e integritetit territorial, me mbështetjen e ShBA dhe të Presidentit Ëillson.

Sot, duke kremtuar e nderuar Kongresin e Lushnjes, është koha të punojmë për të fuqizuar Kuvendin e Shqipërisë si garant i Kushtetutës dhe Republikës.

Për konsolidimin e demokracisë, thellimin e reformave, luftën kundër krimit e korrupsionit,  avancimin e procesit të integrimit dhe ndërtimin e Shqipërisë europiane.

Për të bashkëpunuar e për t’u kthyer në normalitetin e veprimtarisë parlamentare, për të diskutuar e vendosur për   alternativat e zhvillimit dhe kapërcimin e sfidave të së ardhmes.

Për të ushtruar kontrollin parlamentar të qeverisë dhe institucioneve, duke respektuar e mbështetur ndarjen e pushteteve.

Që në Kuvendin e Shqipërisë të sundojë forca e argumenteve dhe jo arsyeja e forcës, që Kuvendi të mos bëhet peng i qëllimeve, interesave dhe vullneteve individuale, por mbrojtës i interesit kombëtar e publik, i mirëqenies dhe të drejtave të qytetarëve.”- shkruan Nikolla. 


Lajmi kryesor:

Festime për 104 vjetorin e Kongresit të Lushnjës, Balla: Na dha mesazhin e bashkimit! Nikolla mesazh opozitës: Në Kuvend të sundojnë argumentet jo forca


B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët në Shqipëri, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në

Marrëveshja me Shqipërinë për migrantët në Shqipëri, Meloni mbledh qeverinë: Zgjidhje e dakordësuar me BE-në