Shqipëria perkujton 107-vjetorin e pavarësisë në dhimbje! Meta krah Ramës në Vlorë: Politika të jetë e bashkuar për çështje të rëndësishme

Shqipëria perkujton 107-vjetorin e pavarësisë në dhimbje! Meta krah Ramës në Vlorë: Politika të jetë e bashkuar për çështje të rëndësishme

107-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, ka bërë bashkë presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama në ceremonin e organizuar në Vlorë.

Kjo ditë e shënuar e gjen Shqipërinë në dhimbje e lot, pas tërmetit të rënë ditën e martë, ku la të vdekur mbi 40 persona, e qindra të plagosur.

Sot kur shqiptarët duhet të ishin bashkë për të festuar 107-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, ata bashkë i ka bërë diçka më e madhe: Solidariteti për të të ndihmuar personat e dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:50
Ankaraja ngjyroset kuqezi për 107-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë

Sot Shqipëria shënoi 107-vjetorin e pavarësisë, ndërsa Bashkia e Ankarasë ka vendosur ngjyrat e flamurit tonë kombëtar në qendrën më të rëndësishme Atakule.1574974087_ankara1.jpg

Ora 16:28
'Dashuria dhe mbështetja janë e vetmja forcë', Kryemadhi mesazh për 107-Vjetorin e Pavarësisë

1574955037_krye1.png

Sot është 107-Vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, por këtë vit vendin tonë të vogël e gjeti në gjendjen më të keqe të mundshme.

Tërmeti i së martës solli dhjetëra viktima e qindra të plagosur.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se 28 Nëntori i Pavarësisë i  gjeti të gjithë në mes të një fatkeqësie që askush nuk do të donte që ta përjetonte. Edhe pse viti i 107-të i Shqipërisë së pavarur i gjeti të bashkuar sërish si në 28 Nëntorin e 1912.

“Ky 28 Nëntor na mëson se dashuria, solidariteti dhe mbështetja për njëri tjetrin, janë e vetmja forcë që na ndihmon të kalojmë këtë fatkeqësi të madhe.

Shqiptarët kudo që ata ndodhen, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal i Zi, Lugina e Preshevës, Diaspora kudo në botë, janë sot më të bashkuar se kurrë dhe më solidarë se kurrë për përballimin e kësaj fatkeqësie shumë të rëndë, dhe të gjithë dhanë e po japin provën se çfarë krenarie është të jesh shqiptar dhe çfarë krenarie është Flamuri Kuq e Zi.

Të lutemi për Shqipërinë dhe Flamurin tonë si dhe të besojmë te lutja jonë për kalimin sa më parë të kësaj tragjedie dhe kthimin sa më parë të qetësisë dhe paqes në shpirtin e çdo shqiptari”, ka shkruar Kryemadhi.

Tërmeti solli bashkimin e gjithë Evropës por edhe përtej oqeanit duke na ndihmuar.

Postimi i Kryemadhit
Ora 15:52
NATO dërgon mesazh ngushëllimi me rastin e 107-vjetorit të Pavarësisë

1574952923_nato.png

Aleanca e Atlantikut të Veriut (NATO) i ka dërguar një mesazh Shqipërisë me rastin e 107-vjetorit të Pavarësisë.

Mesazhi është përqendruar tek dhimbja që po kalon Shqipëria për shkak të tërmetit

Sot është Dita e Pavarësisë së Shqipërisë. Zemrat dhe mendjet tona janë në solidaritet me aleatin tonë të NATO-s, që po kalon një periudhë të vështirë”, thuhet në mesazhin e aleancës në rrjetet sociale.


Postimi i NATO-s
Ora 11:45
Rudina Hajdari: Ky përvjetor Pavarësie e gjeti vendin të mbërthyer në dhimbje! Solidariteti njerëzor na mban me shpresë

1574937984_rudinahajdari.jpg

Deputetja demokrate Rudina Hajdari përkujton 107-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, përmes një postimi ku shkruan se ky përvjetor i gjeti vendin tonë të mbërthyer në dhimbje. Hajdari thekson se kujtimet e këtij tërmeti katastrofik do na ndjekin gjatë gjithë jetës, ndërsa bën thirrje që të mbështesim sa më shumë familjet e prekura.

“Këtë herë 107 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë e gjeti vendin tonë të mbërthyer në dhimbje. Kujtime që do na ndjekin gjatë gjithë jetës tonë. Sot e gjithmonë duhet të nderojmë viktimat e pafajshme të tërmetit, qytetarë të denjë të Shqipërisë.  Të mbështesim familjarët e tyre dhe njëri-tjetrin për t’i dhënë forcë edhe kur forca duket e pamundur.  Rimëkëmbja nga kjo tragjedi do jetë e vështirë por solidariteti njerëzor, i pakufinj, është ai që po na mban të gjithëve me shpresë”, shkruan Hajdari.

Ora 10:23
Meta në Vlorë: Sot nuk është një ditë për të festuar! Politika të jetë e bashkuar për çështje të rëndësishme (VIDEO)

Pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë për 107-vjetorin e Pavarësisë, Presidenti Meta ka kërkuar që politika duhet të jetë gjithmonë bashkë për çështje të rëndësishme.

“Sot nuk është ditë për të festuar por një ditë për të nderuar flamurin kombëtar. Të angazhohemi për të shëruar plagët e gjithë atyre familjeve që janë dëmtuar në një mënyrë të jashtëzakonshme nga ky tërmet dhe të jemi pranë atyre që kanë humbur të afërmit. U goditëm drejtpërdrejtë nga tërmeti.

Politika duhet të jetë gjithmonë bashkë për çështjet më të rëndësishme të vendit tonë por sot në këto rast duhet të jetë dhe jam i bindur që do jetë si asnjëherë tjetër, por duhet të jetë edhe nesër për të përmbushur të gjithë ato që kërkon BE.”-tha Meta.

Ora 10:11
107-vjetori i Pavarësisë, Rama krah Metës në Vlorë (VIDEO)

Politika është bërë bashkë në ceremoninë e zhvilluar në Vlorë për 107 vjetorin e pavarësisë. Kreu i qeverisë Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta janë shfaqur krah njëri tjetrit.

VIDEO/Meta dhe Rama shtërngojnë duart

Ora 09:48
Dita e Pavarësisë/ BE: Jemi me ju në këto ditë të vështira pas goditjes nga tërmeti

Delegacioni i BE-së, në Ditën e Pavarësisë, thotë se i qëndron pranë popullit shqiptar, në veçanti për ata që janë goditur nga fatkeqësia dhe familjet e tyre.

“Sot, në Ditën e Pavarësisë, mendimet tona janë për popullin shqiptar, dhe në veçanti për ata që janë goditur nga fatkeqësia dhe familjet e tyre. Bashkimi Evropian, më shumë së kurrë, i qëndron pranë popullit shqiptar.”-shkruan delegacioni i BE në Facebook.

Ora 09:42
Meta nga Durrësi: Të angazhohemi për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar

Presidenti Ilir Meta, me anë të një mesazhi ka reaguar për ditën ë shënuar të pavarësisë së Shqipërisë, por që këtë vit e ka gjetur me një tragjedi për shkak të tërmetit që la pas viktima.

Meta shkruan se sot është e rëndësishme që të gjithë të angazhohen për Flamurin dhe të qëndrojnë të bashkuar për rikthimin në normalitet të jetës së familjeve të prekura.

"Të dashur bashkëatdhetarë kudo ku jeni! Në këtë ditë që është më e rëndësishmja për shtetin dhe kombin tonë, por që na gjeti në zi dhe në betejë me pasojat e tmerrshme të një tërmeti të pamëshirshëm, ju ftoj të angazhohemi për të nderuar Flamurin tonë Kombëtar dhe të qëndrojmë të bashkuar deri në rikthimin e normalitetit të plotë të jetës për të gjithë familjet shqiptare dhe fëmijët e tyre. Sot e nisa këtë ditë të bekuar të kombit tonë duke vizituar familjet që kanë mbetur pa strehë në Sukth, ku takova edhe Amelian, e cila edhe pse ka dy ditë që jeton në çadër e në kushte të veshtira, sot kishte zgjedhur të vishej me ngjyrat e Flamurit Kombëtar. Sa më shumë të bëjmë sot për këta fëmijë, aq më shumë ata do ta nderojnë Flamurin tonë Kombëtar dhe shtetin e tyre kur të rriten." shkruan Meta.

Ora 09:41
Basha anulon ceremonitë për festat, mesazh solidariteti në 107 vjetorin e Pavarësisë: Nga zemra e kombit kullon gjak (VIDEO)

Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur një mesazh solidarizimi në 107-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, ku vendin tonë e gjeti në zi për shkak të tërmetit të rënë më 26 nëntor duke lënë pas shumë viktima e qindra të plagosur.

Basha ndër të tjera thekson se “megjithë ndasitë tona, në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar, lidhur ngushtë nga të njëjtat vlera dhe nga e njëjta dhembshuri”.

"Të dashur bashkëqytetarët e mi! Mëngjesin e të martës, ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për të përkujtuar 107 vjetorin e Pavarësisë, një tërmet i tmerrshëm goditi vendin tonë. Ende nuk e dimë përmasën e plotë të dëmeve. Ajo që dimë deri tani është se me dhjetëra shqiptarë kanë humbur tragjikisht jetën nën rrënoja, qindra janë lënduar dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar. Mendimet dhe lutjet tona janë me të lënduarit, me ata që vuajnë dhe me familjet që përjetuan dhimbjen më të madhe, atë të humbjes së njerëzve të tyre të shtrenjtë. Në Ditën e Pavarësisë, nga zemra e kombit tonë kullon gjak. Kjo që përjetuam ditët e fundit është një kujtesë për të gjithë ne, se sa e brishtë është jeta e njeriut. Se sa mirënjohës duhet të jemi për gjithçka që na ka falur Zoti, dhe për t’i përqafuar pak më fort fëmijët dhe të dashurit tanë. Gjatë këtyre tre ditëve, kemi përjetuar disa prej orëve më të vështira të viteve të fundit, por po kështu kemi parë më të mirën e njerëzve tanë. Njerëzit e parë që u sulën mbi rrënoja për të kërkuar të mbijetuarit, pa menduar dy herë për rrezikun që u kanosej; Mjekët dhe infermierët që punojnë pa orar për të mjekuar të lënduarit; Mijëra të tjerë që nuk janë kursyer për të ofruar ndihmë dhe kontribute për vëllezërit dhe motrat tona në nevojë. Megjithë ndasitë tona, në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar, lidhur ngushtë nga të njëjtat vlera dhe nga e njëjta dhembshuri. Kjo është Shqipëria e vërtetë! Shqipëria e njerëzve me zemër të madhe dhe me forcë të pashtershme. Sot, në vend të festës së Pavarësisë, një komb i lënduar është kërrusur nga dhimbja për humbjen e jetëve. Le ta nderojmë kujtimin e atyre që na mori kjo tragjedi duke qëndruar të bashkuar, të fortë dhe me dashuri për njëri-tjetrin. Dhe qoftë kujtimi i tyre uratë për të gjithë ata që i njohën! Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!" tha Basha.

Ora 09:33
Flamuri kuqezi më rrënojat e tërmetit në Thumanë/ Lleshaj: 28 Nëntori na gjeti të goditur, por jo të thyer

1574929862_lleshaj.jpg

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka ndarë një foto e flamurit kombëtar të gjetur në rrënojat e Thumanës pas tërmetit me viktima, duke përcjellë një mesazh për 107-vjetorin e pavarërisë. Lleshaj shkruan se ky flamur është lutja jonë për shpirtat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë.

"28 Nëntori i sivjetëm na gjen të goditur fort, por jo të thyer. Ky flamur, që u gjet pak minuta para mesnatës së mbrëmshme, shumë pranë viktimave të fundit të nxjerra nga gërmadhat në Thumanë, sikur i ndriçoi sytë dhe zemrat e heronjve shqiptarë, që edhe me thonj kanë gërmuar pa pushim për të shpëtuar atë që mund të shpëtohej.

Ishte ky flamur, i nxjerë nga rrënojat, që për pak çaste e largoi dhimbjen e përzishme dhe ktheu dritën e shpresës.

Le të jetë ky flamur, lutja jonë për shpirtrat e atyre që e lanë pas, si simbolin më të lartë që bën bashkë shqiptarët kudo që janë dhe mesazhi ynë për nderimin e Festës sonë kombëtare. Rroftë Shqipëria!", shkruan Lleshaj.

Ora 09:23
Dita e Pavarësisë/ Rama: Këto ditë festash tradicionale kombëtare, të kthehen në ditë solidariteti (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama, ka uruar ditën e Pavarësisë, duke publikuar adresën ku çdo shqiptar mund të kontribuojë për të prekurit nga tërmeti.

Rama thotë se këto ditë festash tradicionale kombëtare, të kthehen në ditë të shënuara solidariteti kombëtar.

“MIRËMËNGJES dhe me adresën unike shtetërore për adresimin e çdo kontributi, në https://e-albania.al/dhuro ju uroj të gjithëve Ditën e Pavarësisë dhe uroj që këto ditë festash tradicionale kombëtare, të kthehen në DITË të shënuara SOLIDARITETI KOMBËTAR, në respekt të atyre që s’janë më dhe në mbështetje të familjeve që sot kanë nevojë për TË GJITHË NE.”-shkruan Rama.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 28/11/2019 21:45

    Juve të politikës........robt e shtëpise u ti keni!!!!E them me gjithë shpirt!!!

    Përgjigju
  • kljhg: 28/11/2019 13:43

    ca ka me festu mar ju qifsha zotin. Ikni ne shpi ma mir

    Përgjigju
  • Loran shehu: 28/11/2019 12:34

    Mos raft e no nje termet i fort se ka sdo i njohi kush per shtet me sdo i qi njeri me fare

    Përgjigju
  • niko: 28/11/2019 11:51

    HAJDUTI I FLORIRIT FESTON PAVARSINE....

    Përgjigju
    • Arben: 28/11/2019 12:59

      Te pakten sot mos e ndyj gojen ,ndero heronjt e pamvarsis dhe te sotmit

  • agim: 28/11/2019 10:25

    O Ilir Meta !! O i ashteuajtur president !! Mire po flet!!!! A munde te na thuash kur do e japesh ate vileen me 13 wc ne dispozicion te demtuarve nga termeti !!½?? Kjo eshte ajo qe pret populli ne keto momente. Te tjerat jane perralla me lepura qe citon ti

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 28/11/2019 09:59

    Kemi obligim dhe detyre kombetare,te jemi bashke si ne gezime e festime,si ne fatkeqesira e ngushellime.Larg politika nga kombi dhe shteti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë