10-vjet Procesi i Berlinit, Rama: Të rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s! Marrëveshje për emigrantët si me Italinë? Kryeministri: Gjermania duhet të gjejë një partner tjetër

Berlin- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se një marrëveshje e zgjeruar e Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA) për rajonin e Ballkanit Perëndimor ishte e arritshme ndërsa vendi i tij kërkon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

"Nesër do të jetë e rëndësishme të... rregullojmë mekanizmin e CEFTA-s, për të cilin ka patur disa qëndrime kontraverse muajt e fundit por që tani janë kaluar. Ky është përfitimi pozitiv nga Procesi i Berlinit, që na mban të gjithëve në shina.” " tha ai në një intervistë përpara samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga kancelari gjerman Olaf Scholz të hënën, 13 tetor.

Scholz do të bisedojë  liderët e Ballkanit Perëndimor Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, që do të mblidhen nesër në Berlin të Gjermanisë në 10-vjetorin e Procesit të Berlinit që u nisën në 2014 me synimin për të integruar rajonin në BE.

Ndërkohë javën e kaluar Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock mblodhi së bashku homologët nga gjashtë vendet e rajonit dhe bëri përparim drejt tejkalimit të përçarjeve midis Serbisë dhe Kosovës, tha ajo në X.

Synimi i BE-së është t'i japë stabilitet më të madh një rajoni që është ende i mbërthyer nga tensionet pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet 1990.
Blloku gjithashtu dëshiron t'i mohojë Moskës një portë për të shkaktuar probleme në krahun e saj juglindor.

Sa i takon emigracionit, Rama, i cili synon të fitojë një mandat të katërt qeverisës në 2025, tha se Shqipëria bëri një marrëveshje me Italinë për të pranuar emigrantët që mbërrijnë atje në qendrat e pritjes, për të ndihmuar frenimin e migracionit të parregullt në BE.

I pyetur nëse një marrëveshje e tillë ishte e mundur edhe me Gjermaninë, ai tha se aktualisht nuk ka kapacitet të mjaftueshëm.

" “Gjermania duhet të gjejë partner tjetër sepse Shqipëria ka lidhje me Italinë dhe Shqipëria nuk mund të bëjë këtë me të gjithë, ndërsa të tjerët mund të përfshihen. Edhe nëse Gjermania gjen një partner tjetër në rajon do të ishte mirë të shihej nëse kjo funksionon në të njëjtën mënyrë.  Ajo që do të ndodhë me këto refugjatë apo azilkërkues apo çfarëdo qoftë është se ata nuk do të ndalen në bregun e Italisë, por do të vazhdojnë të ndalen në bregun e Shqipërisë mes Bashkimit Europian dhe Ballkanit dhe duke kuptuar sërish se Ballkani është një vend vërtetë shumë strategjik, shumë i rëndësishëm në atë që mund të bëhet diçka krejt ndryshe.“" tha ai, shkruan Reuters. 

Samiti i fundit i Procesit të Berlinit u mbajt më 16 tetor 2023 në Tiranë, për herë të parë jashtë kufijve të BE.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:58
Edi Rama: Pse e dua një mandat të katërt

1728563625_edirama.jpg

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk mund të mos kandidojë për një mandat të katërt, pasi ka ende punë për të bërë.

“Plani është që të kandidoj. Por ka ende kohë deri atëherë. Besoj se më duhet të kandidojë sepse ka punë për të mbaruar. Dhe në këto tre mandate kemi bërë gjëra të mrekullueshme”, tha Rama në një intervistë për Reuters.

“Shqipëria nuk ishte në hartë. Shqipëria bëhej lajm vetëm për lajme të këqija. Ndërsa tani kemi kapërcyer tavanin e 10 milionë turistëve në një vend ku turizmi ishte një ide e mirë dhe një ëndërr, por jo realitet”.

“Pastaj, është edhe kjo faza e luftës kundër korrupsionit, që duhet të bëhet e pakthyeshme. Dhe me objektivin potencial për të ngritur flamurin tonë në Bruksel brenda kësaj dekade ia vlen të kandidosh për një mandat tjetër. Pastaj njerëzit do ta vendosin”, tha Rama.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë

Rama: Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Rexhep Qosja i kërkonte në udhëtimin historik drejt Rambujesë