11 botime të reja për krimet e komunizmit

 

 

Instituti i Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit boton kolanën me 11 memuare, ditarë dhe dëshmi të reja. Këto volume, sipas drejtorit të ISKK-së Agron Tufa, janë të rëndësishme për ngjarjet që kanë ndodhur gjatë periudhës së regjimit komunist. Studiuesit edhe lexuesit në çdo qytet të Shqipërisë, mund të kenë në duart e tyre, rrëfime që kanë në qendër Enver dhe Nexhmie Hoxhën, por edhe bashkëpunëtorët e tyre, mes të cilëve shumë prej tyre përfunduan në burgje, internime edhe pushkatime.

Tradicionalisht, sikundër në çdo vit ne promovojmë kolanën për vitin që shkoi (2018). Si çdo vit mbizotërojnë forma të rrëfimit të drejtpërdrejtë, intim, siç është epistolari, ditari, kujtimet edhe format e tjera të dëshmisë. Pastaj vijnë libra të rëndësishëm të sferës së studimit mbi dokumente edhe arkiva, siç është Krimet e Komunizmit, një histori mbresëlënëse për Mirditën. Më pas nis retushimi i historisë përmes fotove, ku flasin vetë fotot dhe ka shumë pak tekst.

 Agron Tufa, drejtor i ISKK

Tufa shprehet se ngjarjet kyçe për historinë e Shqipërisë, vijnë edhe në një botim nëpërmjet fotografive.

 Ka libra ku është gjithmonë bashkëpunëtor Enver Hoxha dhe Nexhmie Hoxha. Apo njerëz që regjimi i ka pasur bashkëpunëtorë të zellshëm dhe i ka pushkatuar ose burgosur. Periudhat kyçe në këtë album që ka bërë studiuesi Kastriot Dervishi janë kryesisht luftë, miti i madh i lëvizjes komuniste, lufta çlirimtare, aktorët e luftës, themeluesit e PPSH. E në vijimësi është historia e luftës brenda llojit. Gjithkund të rralluar nga këto spastrime dalin gjithnjë edhe më në pah, figurat empirike të Nexhime dhe Enver Hoxhës.

Agron Tufa, drejtor i ISKK

Nuk mungojnë as figura e femrës në këto botime, por mes botimeve Tufa veçon. 

Ka shumë figura femërore, si e Liri Belishovës, kur është Nexhime Hoxha është edhe antipodi apo anasjelltas, Drita Kosturi etj. E rëndësishme është që kemi një libër memuaristik me ngjarje të frikshme edhe me humor të zi, siç është Spaçi i Shkëlqim Abazit, ditari dhe Kujtimet e Fatbardha Mulletit, por është një ditar shumë domethënës, ditari i Lekë tasit. Janë dokumente unikale për të kuptuar antropologjinë e jetës së përditshme në internim. Ne kemi zgjedhur që t’i përfaqësojmë këta libra, përmes interpretimit aktorial. Është vijimi i librit memuaristik të Alma Liços, është libri për Dom Shtjefën Kurti,  librat me refleksione të Reshat Kripës, janë edhe libra të tjera, me dokumente të gjalla, sikundërse për t’i dhënë fund është libri i Kolec Topallit, kemi atë që është më e rëndësishme për mua, “Zërat e kujtesës”, vëllimi i pestë. Me personazhe që kanë qenë në burgje.

Agron Tufa, drejtor i ISKK

Por, sa shkojnë këto botime tek lexuesi i thjeshtë.

 Besoj se në këtë pikë kemi epërsi të padiskutueshme mbi të gjithë botuesit në Shqipëri. në bibliotekat e bashkive, dhe të universiteve shtetërore dhe private. Për në shkollat e mesme, nuk mjafton buxheti ynë. Parlamenti shqiptar na lavdëron shumë në këtë pikë, për librin. Por gërshëra në këtë pikë është gjysmë për gjysmë. Për botime është rreth 3 mln lekë, me gjithë të drejtat e autorëve. Por rritja e këtij zëri do të na çonte në pasurimin e një literature më të gjerë. Është një bibliotekë  që është në pasurim e sipër.

Agron Tufa, drejtor i ISKK

Janë rreth 100 tituj që janë botuar për krimet e komunizmit nga Instituti i Krimeve të Komunizmit. 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja