11 vite nga liberalizimi i vizave, Basha: Arritja më e madhe e demokratëve për integrimin! Më 18 dhjetor të lëmë pas të kaluarën e të mblidhemi rreth vlerave të mira

11 vite nga liberalizimi i vizave, Basha: Arritja më e madhe e demokratëve për integrimin! Më 18 dhjetor të lëmë pas të kaluarën e të mblidhemi rreth vlerave të mira

Lulzim Basha

Më 15 dhjetor të vitit 2010, hyri në fuqi vendimi i Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë që udhëtojnë në shtetet e Bashkimit Evropian.

Sot 11 vite më pas, Lulzim Basha ka përkujtuar atë ditë, duke nënvizuar se liberalizimi i vizave përfaqëson arritjen më të madhe, hapin më të madh përpara në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian, i cili fatkeqësisht me Ramën ka ngecur në vend numëro.

Duke ju referuar Kuvendit të 18 dhjetorit, Basha thotë se, ‘detyra jonë është të bashkohemi rreth vlerave më të mira të forcës tonë politike, ta lëmë pas të kaluarën për të zgjedhur të ardhmen që vetëm ne mund t’ia japim Shqipërisë.’

‘Në 15 dhjetor 2010 demokratët përmbushëm një ëndërr për gjithë shqiptarët, lëvizjen pa viza në Europë me fluturimin e parë drejt Brukselit. Të rinj dhe të vjetër që e gëzojnë këtë privilegj prej 11 vjetësh tashmë duhet ta dinë se ai fluturim përfaqëson arritjen më të madhe, hapin më të madh përpara në rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian, i cili fatkeqësisht me Ramën ka ngecur në vend numëro.

Në këtë ditë të bukur fare pranë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të 18 dhjetorit, detyra jonë është të bashkohemi rreth vlerave më të mira të forcës tonë politike, ta lëmë pas të kaluarën për të zgjedhur të ardhmen që vetëm ne mund t’ia japim Shqipërisë.’- nënvizon Basha.

Më 8 nëntor 2010, Këshilli i ministrave të Drejtësisë dhe ministrave te Brendshëm të Bashkimit Evropian miratoi në mesditë liberalizimin e vizave për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën, vendim që hyri në fuqi me 15 dhjetor. Ky vendim i hapi rrugë lëvizjes së lirë të shqiptareve në 27 vendet e zonës Shengen. Një shtetas shqiptar nuk mund të qëndrojë në hapësirën Shengen më shumë se 90 ditë për 180 ditë kalendarike. Kjo ishte një ngjarje historike për shqiptarët e Shqipërisë. Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Brendshëm, udhëtoi drejt Romës me disa të rinj, për të prekur akoma më shumë magjinë e lirisë në një vend fqinj, që për shkak të vizave për 20 vitet e fundit kishte qenë kaq afër dhe larg.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online