1.Ilaçet antivirale e bllokojnë infeksionin nga coronavirus?

JO - Nuk evidentohen raste të tilla.

2.Tachipirina (paracetamoli) kuron infeksionin nga coronavirus?

JO - Është shumë e vlefshme në rast temperature të lartë, por nuk e kuron infeksionin nga coronavirus.

3.Ngrënia e hudhrave mund të ndihmojë në parandalimin e infeksionit nga coronavirus?

JO - Hudhra ka vlera antimikrobike por nuk ka të dhëna që parandalon prekjen nga coronavirus.

4.Pirja e shpeshtë e ujit e lan virusin nga rrugët e frymëmarrjes duke e shtyrë atë në stomak ku më pas shkatërrohet nga aciditeti?

JO- Uji nuk nuk e lan virusin dhe nuk shërben në parandalimin e infektimit

5.Ngrënia me tepri e portokallëve dhe limonëve e parandalon infeksionin pasi vitamina C ka një ndikim mbrojtës ndaj coronavirus?

JO – Nuk ka fakte shkencore që vërtetetojnë një reagim të tillë të vitaminës C ndaj coronavirus.

6.Ngrënia me tepri e proteinave rrit efikasitetitn e sistemit tonë imunitar?

JO - Nuk ka të dhëna që rritja e dozës së rekomanduar ditore e proteinave (0,8gr. për kg në bazë të peshës trupore, nëse nuk kryejmë aktivitete të rënda fizike) ndihmon në rritjen e efikasitetit të sistemit tonë imunitar.

7.Antibiotikët e parandalojnë infeksionin nga coronavirus i ri?

JO - Antibiotikët nuk kanë efekt ndaj viruseve dhe gjithashtu as ndaj coronavirus.

8.Virusi Sars-CoV-2 qendron në ajër deri në 5 metra?

JO - Nuk ekzistojnë të dhëna shkencore që e vërtetojnë një gjë të tillë.

9.Pirja e ujit apo e pijeve të ngrohta e vret këtë virus?

JO - Virusi është në gjendje të rezistojë dhe të riprodhohet në temperaturën trupore e cila është rreth 37°.

10.Coronavirusi i ri mund të transmetohet nëpërmjet pickimit të mushkonjave?

JO - Coronavirusi i ri është një virus që prek rrugët e frymëmarrjes dhe që përhapet kryesisht nëpërmjet spërklave të cilat dalin nga një person i infektuar kur ai teshtin apo kollitet. Gjithashtu përhapja e tij bëhet edhe nëpërmjet pështymës apo sekrecioneve të hundës.

11.Shpëlarja rregullisht e hundës me solucione me kripe mund të ndihmojë në parandalimin e infeksionit nga coronavirus?

JO - Nuk ka të dhëna që provojnë se shpëlarja rregullisht e hundës me ujë dhe kripë (solucione të tilla) mund të mbrojë njerëzit nga infeksioni i coronavirus-it të ri.

12.Një lampë me rreze ultravioletë mund të vrasë coroanvirusin?

JO - Lampat UV nuk duhet të përdoren për të sterilizuar duart apo pjesë të tjera të lëkurës pasi rrezatimet UV mund të shkaktojnë irritim.