120 minuta dhe dhjetë penallti, Fiorentina eliminon Bolognan nga Kupa e Italisë (VIDEO)

120 minuta dhe dhjetë penallti, Fiorentina eliminon Bolognan nga Kupa e Italisë (VIDEO)

Festa e Fiorentinës

Fiorentina është një nga skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Italisë. Në stadiumin "Artemio Franchi" në Firence, Violat kaluan pas 120 minutave dhe penalltive miqtë e Bolognas, që janë ekipi surprizë në Itali këtë sezon.

90 minutat e rregullta nuk prodhuan asgjë, me portat që mbetën të paprekura paçka disa rasteve për të dyja skuadrat. Edhe 30 minutat e shtesës ishin të "thata", paçka se Italiano dhe Thiago Mota hodhën në fushë forca të reja.

Fituesi në këtë ndeshje teke u vendos pas penalltive. Te Fiorentina të saktë u treguan Mandragora, Arthur Melo, Milenkovic Mina dhe Lopez. Për Bolognan gaboi penalltinë e fundit Posch, teksa Ferguson, Zirkzee, Orsolini dhe Calafiori shënuan. 5-4 për Fioren, me vendasit që kalojnë më tej dhe presin çiftin Atalanta - Milan për të mësuar kundërshtarin në gjysmëfinale.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor

Vlorë/ Kërcënohen me thikë disa nxënës që po luanin në Lungomare, autori me probleme të shëndetit mendor