Lajmi i mirë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit nga COVID-19, shënohen 134 raste pozitive! Shërohen 100 qytetarë

Një lajm i mirë vjen sot nga Ministria e Shëndetësisë ku gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi, ndërsa numri i të shtruarve në spital vijon të jetë i qëndrueshëm.

Në 24 orët e fundit  janë kryer 852 testime ku janë konfirmuar 134 të prekur me COVID-19 dhe shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë është si vijon: 61 raste në Tiranë, 14 raste në Durrës, 10 raste në Elbasan, 9 raste në Shkodër, 7 raste në Fier, 5 raste në Korçë dhe Tropojë, 4 raste në Berat dhe Mat, 2 raste në Krujë, Vlorë, Mirditë,  nga 1 rast në Lezhë, Has, Kavajë, Lushnje, Kamëz, Pogradec, Malësi e Madhe, Bulqizë, Vorë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 186 pacientë, 16 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Gjithashtu në 24 orët e fundit  100 qytetarë rezultojnë të shëruar duke e çuar në 7239 numrin e personave që e kanë mundur COVID-19

COVID-19 – Statistika (24 Shtator 2020)

Testime totale                   83103

Raste pozitive                    12921

Raste të shëruara            7239

Raste Aktive                        5312

Humbje jete 370  (Qarku Tiranë 177, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 24, Fier 19, Korçë 18, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë          2630

Durrës          576

Shkodër       380

Lezhë          302

Elbasan       300

Korçë            250

Fier               246

Vlorë             195

Kukës            154

Berat             108

Dibër               90

Gjirokastër      81

I.K./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Platforma 'Deputeti që duam' dhe votim nga anëtarësia, a e mbështesni mënyrën si partitë po zgjedhin kandidatët e 25 prillit?

Komento

Komente

  • Yllson: 24/09/2020 16:52

    Une jam per 5%. Nuk jam as oer 1 dhe as 3%. Gjithashtu jam per 90 deputet dhe jo 140 deputet

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Denoncimet e PD-së për inceneratorët, Murrizi: Janë ngritje pazari për gjobë