Me rastin e 135 vjetorit të Fan Nolit, kryeministri Rama e ka bërë atë personazh kryesor të rubrikës së tij “AMARCORD”.

Rama e ka cilësuar Nolin si një kryeministër të përparimit në vendin që ai vetë e ka quajtur spazmat e kundërshtive të mëdha.

Kreu i qeverisë e ka krahasuar Nolin për kontributin e tij në historinë biblike të Shqipërisë me Jezu-Krishtin ku sipas tij themelimi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare do të mbetet nyje kontradikte gjithmonë pjellore.

Gjithashtu duke e cilësuar si një hero i gjuhës shqipe, njohës të mirë të gjuhës greke dhe si një instrumentist dhe kompozitor i rafinuar në Ballkan, Rama e ka shprehur admirimin e tij me një shprehje, e cila ndoshta nuk i përshtatet kohës kur ka jetuar Fan Noli por që në ditët e sotme është një formë vlerësimi për arritjet e një njeriu: Imzot, you rock"!

rama
(Postimi i kryeministrit Rama në Facebook)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)