VLORË- Këtë të martë është prezantuar kandidati socialist për bashkinë e Vlorës para strukturave të PS Vlorë, Ermal Dredha. Dredha shoqërohej nga kreu i PS-së Vlorë Admir Malaj dhe drejtuesi politik i qarkut Blendi Klosi. Takimi është çelur nga koordinatori Klosi i cili vlerësoi figurën e Dredhës.
Sipas Klosit garën socialistët nuk e kanë me kundërshtarët politikë pasi nuk flitet më për PD, rivalen historike të Ps.
Klosi ka vlerësuar kontributin e PS në mbarë vendin, ndërsa është ndalur dhe në investimet e qeverisë në Vlorë.
“Ermal Dredha është një prej jush”, është shprehur Klosi.
Nga ana tjetër, Dredha është shprehur falenderues për strukturat socialiste që votuan emrin e tij, ndërsa konfirmoi gatishmërinë e tij për të qenë 24 në 7 pranë qytetarëve.
“Do të jem pranë qytetarëve të thjeshtë në qytet e në fshat”, tha Dredha.
Më pas takimi ka vijuar me dyer të mbyllura me porosi për fushatën që starton në 11 prill.
Dredha mbante postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali. Dredha do të kandidojë në vendlindjen e tij, ndërsa më herët postin e kryebashkiakut të Vlorës e ka mbajtur edhe i ati i tij, Neki Dredha, konkretisht në vitet 1998-2000.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A merr fund kriza në PD me zgjedhjen e kryetarit të ri më 29 korrik?
-
Po
17.3%
-
Jo
77.9%
-
Nuk e di
4.8%
Vota total: 394
Lajme të tjera
-
Konflikti Leli-Duka lë Vlorën turistike në plehra! Kontejneret dy ditë pa pastruar, mbeturinat në rrugë
7 Qershor, 16:04
-
Vrasja e Tauland Beqirajt në Vlorë, Apeli lë në fuqi vendimin e Gjykatës së Vlorës! 21 vite burg për Elton Hajnajn
7 Qershor, 14:21
-
Himarë, shkoi si punëtor sezonal, por shpërndante drogë, në pranga 27-vjeçari
7 Qershor, 14:06
-
Eduard Zaloshnja: Muri elektoral i Ramës, 800 metra i lartë
6 Qershor, 19:57
-
‘Shkëmbi i doktorit’, plazhi në Vlorë zaptohet nga privati! Vlonjatët të indinjuar: Çadrat i ka vendosur Ardian Kollozi, ish-funksionar i PD
6 Qershor, 19:21
-
Rama vuri ultimatum për Shqipëri më të pastër, Lungomare në Vlorë 'mbytet' nga plehrat
6 Qershor, 16:34
-
Nisja e sezonit e gjen Orikumin pa drita! Ankesa e operatorëve turistikë dhe pushuesve: Plazhet publike nuk pastrohen, ka mushkonja
6 Qershor, 16:24
-
Shpërndanin kokainë dhe kanabis nëpër lokale nate në Dhërmi, në pranga 3 të rinj! Një prej tyre 'gazetar' (EMRAT)
6 Qershor, 14:54
-
Fshehu 17 mijë euro të padeklaruara në automjet, vihet nën hetim 34-vjeçari në Portin e Vlorës
6 Qershor, 13:04
-
VIDEO/ La makinën ndezur për t’u ndalur në marketin e Vlorës, fieraku i vjedh makinën dhe largohet me shpejtësi
6 Qershor, 08:09
-
Zyrtarë të arrestuar, Rama-socialistëve: Mos lejoni që një dru i shtrembër tju cenojë! Shumë shpejt mbyllim zyrat e Kadastrës
5 Qershor, 17:40
-
Dita Botërore e Mjedisit, nis pastrimi i bregdetit në Vlorë! Nxënësit pastrojnë vijën liqenore të Fierzës! Rama: Gati për të pritur turistët
5 Qershor, 15:50
Malo foltorja duku te japim nje kulac 5 lekesh.fugoni niset tek xhamija ora 11.
PërgjigjuKarriere pasur .... si i biri i nje kolltukofagu. Dhe e emerojne kandidat qe te hedhe firmen per mafien e Rames.
Përgjigju