Sërish shifra të larta të personave të infektuar me COVID janë shënuar në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 15 persona dhe janë shënuar 1039 raste të reja, nga 3258 testime të kryera.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 18-77 vjeç.
Një numër i lartë qyetarësh me COVID janë të shtruar në spitale. Ministria njofton se aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 656 pacientë, 48 në terapi intensive nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 937 vaksinime antiCovid. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 6728 vaksina antivCOVID.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të gjithë qytetarëve të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19, vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga Covid19.
Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:
Në 24 orët e fundit janë kryer 3258 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1039 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 471 raste në Tiranë, 56 raste në Berat, 54 raste në Krujë, 47 raste në Elbasan, 45 raste në Vlorë, 40 raste në Korçë, 34 raste në Durrës, 22 raste në Fier, 21 raste në Kukës, 19 raste në Mallakastër, 18 raste në Lezhë, 17 raste në Gramsh, 16 raste në Përmet, Kuçovë, 15 raste në Kavajë, Gjirokaster, 13 raste në Tepelenë, 11 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, Kamëz, 9 raste në Delvinë, 8 raste në Pukë, 6 raste në Mat, Bulqizë, Peqin, Kolonjë, 5 raste në Kurbin, 4 raste në Devoll, Librazhd, Sarandë, Malësi e Madhe, 3 raste në Ura Vajgurore, Vau I Dejes, Skrapar, Patos, 2 raste në Has, Mirditë, Vorë, 1 rast në Rrogozhinë, Tropojë, Divjakë, Selenicë, Dibër, Prrenjas, Dropull.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Telefononi në numri unik 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë.
COVID-19 – Statistika (22 Shkurt 2021)
Raste të reja ditore 1039
Të shëruar në 24 orë 989
Të shtruar në spitale 656
Humbje jete në 24 orë 15
Testime ditore 3258
Testime totale 443,748
Raste pozitive 101,285
Raste të shëruara 64,318
Raste Aktive 35,286
Humbje jete 1,681
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21,718
Fier 2864
Durrës 1814
Vlorë 1798
Shkodër 1427
Elbasan 1046
Lezhë 858
Berat 1059
Korçë 982
Gjirokastër 955
Dibër 368
Kukës 397'
Një tjetër humbje jete është shënuar për shkak të COVID, në radhët e policisë së Shtetit.
Bëhet me dije se COVID-19 i ka marrë jetën drejtuesit të policisë Shkëlqim Qamili, vetëm 62-vjeç.
Lajmin e trishtë e ka bërë me dije Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim, ku thekson se Qamili ka punuar në funksione të larta drejtuese gjithmonë me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri.
'Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të kolegut tonë Drejtuesit Shkëlqim Qamili. Shkëlqimi pas një lufte të egër me virusin pandemi Covid 19 u nda sot para kohe nga jeta, duke lënë pas familjen, miqt por kishte ende shumë për ti dhënë Policisë së Shtetit dhe vendit, i cili ka punuar në funksione të larta drejtuese gjithmonë me përkushtim, profesionalizëm dhe ndershmëri! I shprehim ngushëllimet më të thella familjes, të afërmve dhe miqve të tij. Lamtumirë mik dhe koleg i nderuar! Shpirti i tij u prehtë në paqe!'- shkruhet në njoftim.
Është ndarë sot nga jeta ish-futbollisti i Tiranës dhe ekipeve kombëtare Seit Hysen, ose siç njihej ndryshe nga komuniteti Tit Hyseni. Ai spikati me lojën e tij në vitet 70-80 kur edhe mbajti shiritin e kapitenit te bardheblutë. Më tej pas përfundimit të karrirës Hyseni u bë trajner, teksa drejtori ekipet zinxhirë të Tiranës.
Fatkeqësisht Hyseni nuk e fitoi dot betejën me COVID-19, duke u bërë një tjetër ish-sportist që humb betejën nga pandemia. Për ndarjen e tij nga jeta ka shprehur ngushëllimet edhe presidenti i FSHF-së Armando Duka:
STATUSI I ARMAND DUKËS:
“Futbolli shqiptar ka humbur sot një tjetër personalitet. Me hidhërim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të Seit Hysenit, ish-futbollist i Tiranës, por edhe i ekipeve Kombëtare në vitet ‘70-‘80. Miku im Tit Hyseni, siç e njohin shokët dhe sportdashësit, ka qenë pjesë e një plejade të shkëlqyer të futbollit shqiptar e veçanërisht të klubit kryeqytetas, ku kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij.
I rritur si futbollist në ekipet zinxhir të Tiranës, ai ka luajtur edhe për një kohë me Shkëndijën e Tiranës, teksa ndiqte studimet në Institutin e Fizkulturës, ndërsa është aktivizuar edhe me disa prej Ekipeve Kombëtare të moshave.
Një qendërmbrojtës autoritar, Tit Hyseni ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te bardheblutë, duke qenë një pikë referimi për disa sezone e duke mbetur në kujtimet e arta të tifozëve. Edhe pasi u tërhoq nga futbolli i luajtur ai dhe kontributin e tij të vyer për edukimin e brezave të rinj, duke punuar për disa kohë si trajner me ekipet e moshave të Tiranës.
Miqve dhe shoqërisë së tij do t’i mungojnë shumë vlerat njerëzore të Tit Hysenit, batutat e humori i tij i hollë, si edhe forca e tij e karakterit. Personalisht dhe në emër të FSHF-së i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të tij. U prehsh në paqe Tit Hyseni! I paharruar qoftë kujtimi yt!“, shkruan kreu i futbollit shqiptar.
Gjeja me e mir eshte te bejm nje miting te gjith te djath te majt te puthemi perqafohemi ta marrim te gjith virusin edhe mos na cajn me trapin me keto lajme se jeni ber si lajmetar vdekjesh.
Përgjigju