COVID i pamëshirshëm/ I merr jetën 18-vjeçarit dhe një 32-vjeçareje në Elbasan, e cila pak ditë më parë kishte lindur fëmijën e saj

COVID i pamëshirshëm/ I merr jetën 18-vjeçarit dhe një 32-vjeçareje në Elbasan, e cila pak ditë më parë kishte lindur fëmijën e saj

Spitali 'Shefqet Ndroqi'

TIRANË- COVID-19 është treguar i pamëshirshëm, duke marrë jetën e 2 të rinjve. Viktima më e re është regjistruar në Tiranë, ku ka humbur jetën një 18-vjeçar, i cili prej më se një jave ishte i shtruar te ‘Shefqet Ndroqi’. Ai kishte pasur komplikacione, për pasojë ndërroi jetë. E gjithë familja e tij ka qenë e infektuar, e ëma dhe i ati. Të tre janë me sëmundje bashkëshoqëruese, sëmundje gjenetike të obezitetit. Djali ka shkuar në spital 10 ditë pasi ishte infektuar, teksa virusi kishte përkeqësuar maksimalisht gjendjen e tij. Sipas mjekëve të Covid 2, mushkëria e tij ishte e dëmtuar në pjesën më të madhe, pa shpresë se do mund t’ia dilte. Edhe babai i tij ndodhet në gjendje të rëndë, por jo në intubim. Ndërsa nëna e tij ka lënë spitalin pasi është negativizuar.

Ndërkohë, një lajm i trishtë vjen edhe nga qyteti i Elbasanit, ku një 32-vjeçare ka ndërruar jetë nga COVID, pak ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj. Burime për Report Tv bëjnë me dije se mjekët ia kanë dalë që të sjellin në jetë shëndoshë e mirë fëmijën me ndërhyrje çezariane në muajin e shtatë disa ditë më parë. 32-vjeçarja ka lindur fëmijën e saj disa ditë më parë, ndërsa sot  ka ndërruar jetë, ndërsa fëmija gëzon shëndet të plotë.

Report Tv ka sjellë më herët historinë e nënës 28-vjeçare nga Elbasani e shtruar te COVID-2 dhe ndërhyrjes që iu bë nga mjeku “hero” Rezart Ajazi. Në intervistën e dhënë për Report Tv, Ajazi tha se ky ishte një rast i rëndë ku edhe vetë orët e jetës së bebit brenda barkut të nënë ishin të numëruara. Ai shtoi tha se vështirësia më e madhe në këtë proces ishte se nëna ishte e intubuara, e pavetëdijshme dhe mbahej në jetë me oksigjen përmes tubave, ndërkohë që duhej t’i nënshtrohej një operacioni lindjeje në sallat e Sanatoriumit, që nuk ishin të përshtatshme për këtë gjë. Fatkeqësisht nëna, nuk ia doli që të mbijetonte.

Ky është rasti i dytë që një 32-vjeçare ndërron jetë nga COVID, pasi sjellë në jetë fëmijën.

Kujtojmë që pak ditë më parë, humbi jetën nga COVID në moshën 35-vjeçare Julian Buzo, montazhier në Klan Tv. Javëve të fundit, COVID është treguar shumë agresiv te moshat e reja. Ekspertët e shëndetësisë e lidhin këtë me variantet e reja të këtij virusi që duket se kanë hyrë në Shqipëri.

B.K./I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 22/02/2021 14:18

    Ngushellime familjareve!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja