212 të infektuar me COVID-19/ Shënohet i prekuri i parë në Mirditë! 15 raste të reja sot, 76 të shtruar në spital (VIDEO)

TIRANË - Konfirmohen 15 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri nga 111 teste të kryera në 24 orët e fundit, duke e çuar në 212 numrin e të infektuarave në të gjithë vendin nga 1436 teste në total. Mbeten 10 jetë të humbura me koronavirus në vendin tonë, ndërsa në 24 orët e fundit është rritur me 7 numri i të shëruave, dy prej të cilëve mjekë të spitalit "Shefqet Ndroqi". Mes 40 të shëruarve në total, nga bluzat e bardha, janë 8 të shëruar.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 76 të shtruar. Prej tyre 6 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Mirditë dhe zgjerohet në Tiranë, Fier, Lezhë dhe Durrës, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive:

- Tiranë                 121 raste
- Durrës                 12 raste
- Lushnje               4 raste
- Elbasan               5 raste
- Fier                     22 raste
- Kavajë                4 raste
- Rrogozhinë         2 raste
- Korçë                 12 raste
- Vlorë                   5 raste
- Shkodër              5 raste
- Lezhë                  5 raste
- Berat                   1 rast
- Has                     2 raste
- Krujë                   5 raste
-Tropojë                3 raste
- Pukë                   3 raste
- Mirditë                1 rast

"Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Për ankesat që keni merrni numrin e telefonit 127 për ankesat që kanë të bëjnë me gjendje sëmundje dhe nurmin 0800 40 40 kur kërkoni informacion ose kur kërkoni informacion jo vetëm për sëmundjen COVID por edhe për lidhjen me mjekun e familjes ose për mënyrën se si do të merren medikamentet e rimbursueshme.  Ju lutem qytetarëve, vazhdoni të qëndroni në shtëpi sepse vetëm kështu mund ta përballojmë këtë sfidë!", apeloi zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:51
Rasti i parë me COVID-19 në Mirditë, infektohet punonjësi i spitalit

I infektuari i parë në Mirditë është punonjës i administratës të spitalit të qytetit, i cili pas kryerjes së analizës rezultoi pozitiv me COVID-19. 

Ndërkohë në qytetin e Lezhës, që u shtua me një qytetar të infektuar duke e çuar në 5 numrin e të prekurve, rasti i ri është mbesa e pacientes së moshuar që ka qenë e shtruar në spital dhe doli pozitiv me virus.

G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agron: 29/03/2020 12:22

    Kush me spjegon nese harta eshte ndertuar mbi bazen Qarku, Bashkie apo ne ndarje qe nuk jane kushtetuese sic kane qene rrethet apo kush dreqi e merr vesh.Psh ku eshte Bashkia e Vau-Dejes, ne rrethin e Shkodres? PO KU EKZISTOJNE ME RRETHET ? INFORMACIONI QE SHPERNDAHET DUHET TE JETE I SAKTE SEPSE NE NJE FARE MENYRE I SHERBEN POPULLATES PER TE SHTUAR MASAT VETEMBROJTESE

    Përgjigju
  • Fatmiri: 29/03/2020 11:45

    Duhet te konkludohet edhe njehere per pensionistet vetmitare per t'Ju mundësuar nje fashe orari dy oreshe 14 deri 16. Vetem kjo kategori.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?