TIRANE-Deputetja socialiste Edlira Bode, që propozoi ndryshimet në Kodin Penal për shkelësit e masave dhe karantinës që parashikojnë dënime shumë të ashpra deri në 15 vite burg, u shpreh në një prononcim për emisionin Repolitix në Report Tv se nuk janë fakt i kryer, por propozime duke nënkuptuar se mund të ketë ndryshime gjatë diskutimeve në komisionet parlamentare.
"Janë të ashpra, por do të doja ta kishim të qartë situatën që po kalojmë. Nuk është shaka, por luftë. Na ka gjetur pa përgatitur, është shumë e rëndë, po kalon me humbje jetësh. Unë kam bërë vetëm propozime. Sepse kam parë gjithë ditën që paraqiten si fakt i kryer, këto janë propozime.
Nuk janë vetëm në vendin tonë, nuk është Shqipëria vendi i vetëm, kam parë legjislacionin e vendeve të tjera. Por është një propozim që duhet ende të diskutohet, do të ndjekë të gjithë rrugën që ndjekin, do të konsultohen me grupe interesi, me organet e drejtësisë që kemi, me shoqërinë civile, me kolegët deputetë, komisionet" tha ajo.
Deputetja tha se nismën për të propozuar draftin me ndryshime e mori nga fakti që në Kodin Penal po ndërhyhet sa i përket dhunës në familje. "Nuk është prekje e Kodit për këto dy nene, por meqë parashikohet të preket në kuadër të një nisme tjetër propozova të preket, pasi Kodi Penal është propozuar të preket lidhur me dhunën në familje" tha ajo.
Mjeke në profesion, Bode tha se është në pritje të thirrjes nëse do të ketë nevojë për të veshur bluzën e bardhë përballë kësaj situate. "Të gjithë kemi thënë se jemi gati nëse do të jetë e nevojshme. Jemi në pritje për t'u thirrur nëse do të jetë e nevojshme" tha ajo. Por çfarë parashikojnë propozimet në Kodin Penal? (Lexo këtu të plotë)
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Drafti/ Nëse mban dy ose më shumë martesa burg deri në 4 vite
4 Shkurt, 22:10
-
Kërkohet ashpërsimi i Kodit Penal për abuzimi me të miturit, avokati: Mosha të rritet të bëhet 18 vjeç! Sociologia: Të edukojmë familjen
30 Janar, 14:40
-
Abuzimi i mjekut me 14-vjeçaren, ja propozimet e Qendrës për Mbrojtjen e Fëmijëve për ndryshimet e Kodit Penal
29 Janar, 16:35
-
Abuzimi i mjekut me 14 vjeçaren, kërkohet ashpërsim i Kodit Penal! PL: 15 vite burg për këdo që kryen marrëdhënie me të mitur nën 16 vjeç
29 Janar, 10:14
-
Në fillim të vitit 2024 hidhet për konsultim publik Kodi i ri Penal! Manja: Reforma në drejtësi, hapi më i madh i këtyre viteve
15 Dhjetor 2023, 19:43
-
A do ta heqë mazhoranca 'shpërdorimin e detyrës' si vepër penale? Ja si përgjigjet ministri!
17 Nëntor 2023, 10:50
-
Ndryshimet në Kodin Penal, eksperti: Të ishin konsultuar me ekspertë, s’ka logjikë që dënimi për armëmbajtje pa leje pranë shkollave të barazohet me vrasje
30 Tetor 2023, 15:00
-
Paketa e sigurisë/ 15 vite burg për shitje e drogës në shkolla dhe rekrutrimit të fëmijë për pornografi! Balla propozon ndryshime në Kodin Penal
24 Tetor 2023, 12:18
-
Ndryshimet në Kodin Penal/ Një ditë burg vlen 7 mijë lekë të rinj! Për vepra të lehta penale konvertohet me pagesë! Përjashtohen korrupsioni, trafikimi e dhuna në familje
21 Shtator 2023, 16:13
-
Tre vjet burg për parakalim të gabuar? Ekspertët kundër: Duhet ndërgjegjësim! Rrisni gjobën, bëjeni 500 mijë lekë
19 Shtator 2023, 18:49
-
Dënime për avokatë, prokurorë e gjyqtarë! Avokatët rezerva për ndryshimet në Kodin Penal: Nuk jemi ne problemi
19 Shtator 2023, 15:51
-
DOKUMENTI/ Ndryshime në Kodin Penal, 3 vjet burg për parakalimet e gabuara! Dënime për avokatë, prokurorë e gjyqtarë! Jo më shtyrje apo mungesa nëpër gjyqe
17 Shtator 2023, 16:04