PUKË- Temperaturat kanë shënuar -17°C. Bashkia e Pukës u bën thirrje të gjithë banorëve që të mos dalin nga banesat dhe të mos lëvizin gjatë natës me makinë, pasi kushtet atmosferike janë shumë të vështira.
"U bëjmë apel të gjithë qytetarëve që të shmangin daljet jashtë banesës, pasi temperatura aktualisht janë -17°C.
Është i domosdoshëm evitimi i lëvizjeve gjatë natës në vijim" deklaron bashkia në njoftimin për mediat.
Bashkia Pukë u bën apel firmave që të mbajnë rrugët të hapura dhe puna të mos ndërpritet gjatë natës.
Gjithashtu Bashkia Pukë deklaron se të gjithë fshatrat janë të izoluar nga dëbora, ndërsa në shumë prej tyre ka mungesë energjie dhe probleme me furnizimin me ujë duke u bërë thirrje Emergjencave Civile për të ndërhyrë për të zhbllokuar rrugët dhe ndihmuar banorët.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com