Prej dy dekadash në shqiëpri “Hakmarrja për drejtësi” është një termë i përdorur në fjalorin e akuzave politike dhe në dokumenta gjyqësore e procese të pafundme të cilët u konkretizuan këtë të hënë me pafajsi për 10 të pandehur mes tyre Altin Arapi dhe Orik Shyti.

Organizata “Hakmarrje për Drejtësi” u shpall publikisht në 13 tetor 1996, por dyshohet se ajo ishte krijuar kohë më parë dhe themelues të saj u konsideruan vëllezërit Leart Shyti dhe Orik Shyti, të cilët kanë status të azilantit politik në Belgjikë. 

Seanca e parë gjyqësore në ngarkim të pjesëtarëve të organizatës "Hakmarrja për Drejtësi" filloi në 24 dhjetor 1998.

Dhjetë të pandehurit u larguan jashtë shtetit në vitin 1997 pas arratisjes nga burgjet. Orik dhe Laerft Shyti janë bijtë Aredin Shytit, njëri prej figurave më të rëndësishme të ministrisë së Brendshme në diktaturën komuniste dhe në qeverisjen e ish-kryeministrit Fatos Nano në vitin 1991.

Te 10 personat kanë qenë banorë të qytetit të Tiranës dhe të Vlorës me lidhje gjaku apo me marrëdhënie të ngushta shoqërore me njëri-tjetrin. 

Çështja penale në ngarkim të tyre, u dwrgua për gjykim prej Prokurorisë për Krime të Rënda, më datë 14 shtator 2004.Ata u akuzuan për 17 episode kriminale të ndodhura kryesisht në qytetin e Tiranës dhe të Vlorës.

Por për çfarë u akuzuan 10 të pandehurit?
Për vjedhjen e degës së Bankës së Kursimeve, Tiranë, më datë 29.01.1993, vjedhjen dhe vrasjen e Sami Jata, më datë 15.12.1993, vjedhje të një sërë pronash e biznesesh.

Për rrëmbimin e mbajtjen peng në rrethana lehtësuese në dëm të fëmijës Erion Nushi, të ndodhur në Tiranë, më datë 31.10.1995, për të fituar shumën 200.000 (dyqind mijë) USD. Për shpërthimin e një sasie tritoli pranë ish Supermaketit Vefa, në Tiranë, datë 26.02.1996.

1 Korrik të vitit 2008, Gjykata e Krimeve të Rënda dha këto vendime:
Orik Aredin Shyti burgim të përjetshëm
Altin Dolor Arapi burgim të përjetshëm
Gentian Enver Çaka 25 vjet burgim
Nikolin Agim Novruzaj 24 vjet burgim
Roland Sulejman Shyti 25 vjet burgim
Leart Aredin Shyti 24 vjet burgim
Kreshnik Dëfrim Spahiu 24 vjet burgim
Pasho Agim Novruzaj 22 vjet burgim
Gëzim Sali Gjoni 10 vjet burgim
Dritan Dylber Hate 23 vjet burgim

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com