Kryetari i Komisionit të Ligjeve Ulsi Manja deklaroi sot nga foltorja e Kuvendit se numri i të dënuarve që do të përfitojnë nga amnistia është 175, por deputeti opozitar Murrizi e cilësoi të vogël në krahasim me propagandën që sipas tij është bërë në gjashtë muajt e fundit. Por Manja tha se parlamenti mund të propozojë një tjetër amnisti.
Debati në Kuvend
Ulsi Manja: Sot janë 5351 të dënuar dhe paraburgosur. 2632 janë të dënuar me formë të prerë do të përfitojnë. Përfitojnë të gjithë dënuarit deri që deri 31 dhjetor që kanë vendim të formës së prerë. Janë 175 të dënuar që përfitojnë, 150 meshkuj, lirohen 23 gra dhe 2 të mitur.
29 gra përfitojnë 1/3 e uljes së dënimit. Parlamenti pse jo në rast se e gjykon të arsyeshme në një moment të caktuar për shkak të mbingarkesës që është në duart e prokurorisë ta rishohë mundësinë e një amnistie tjetër. Por sot ky është vullneti.
Myslim Murrizi: Amnistia nuk është thjeshtë vullnet politik, do 84 vota, është konsensus më i gjerë. Ata që duhet të rrinë brenda po dalin. Ne nuk kemi shokë aty, shokët i keni ju te 'Zogu i Tiranës', 184, 339, etj. Keni halla se po doli 'Zogu' do të marrë kasetat dhe do shkojë te zogjtë tjerë dhe e dini që do iu bëjë të gjithëve zogj. Ata që bëjnë vrasje po dalin vetë pa pyetur për këtë sallë. Nuk ia vlente 6 muaj propagandë për kaq, për të nxjerrë nga burgu.
Lajmi kryesor:
Lirohen 175 të dënuar/ Kuvendi miraton amnistinë për të burgosurit dhe ligjin për kontrollin e banesave pas tërmetit
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3862
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Manja i shtrin dorën opozitës për amnistinë: Të bashkojmë votat në Kuvend, t’u japim mundësinë 700 të dënuarve të bashkohen me familjet
12 Janar, 14:41
-
Amnistia/ ‘Përfitojnë edhe personat në ndjekje penale’, Shehu zbulon kategoritë e të dënuarve që përfitojnë: Më së shumti meshkuj, deri në 14 gra! Ja cilët përjashtohen
7 Dhjetor 2023, 14:46
-
Kosova themelon Institutin për krimet e kryera gjatë luftës, Kurti: Nuk mund të ketë amnisti për krimet e kryera nga Serbia
8 Nëntor 2023, 12:52
-
Amnistia, zv.drejtori i Burgjeve: Dalin nga burgu 572 persona, shteti ‘fut në xhep’ më shumë 5 mln euro
7 Nëntor 2023, 20:19
-
Amnistia, përfitojnë 570 të dënuar! Pushojnë çështjet për të dënuarit deri në 3 vite! Përjashtohen të dënuarit përjetë, veprat e rënda dhe të dënuarit e GJKKO
6 Nëntor 2023, 17:55
-
Ndryshimet në Kodit Penal, brenda vitit lançohen për konsultim publik! Manja: Do të kemi edhe aministi penale
28 Tetor 2023, 12:04
-
Shuhen shpresat e të burgosurve! S’ka amnisti për festa
14 Dhjetor 2022, 15:50
-
Armë si në kohë lufte, deputeti Qefalia: Duhet amnisti për dorëzimin! 9 nga 10 krime ndodhin me armë pa leje të grabitur në '97
9 Qershor 2021, 18:22
-
E pengon Kodi Elektoral, viti 2020 mbyllet pa amnisti për të burgosurit! Festat do i kalojnë në qeli
18 Dhjetor 2020, 11:39
-
Përfituan nga amnistia/ 175 të dënuar lënë qelitë, mes tyre 21 gra dhe 2 të mitur! Report Tv në burgun '325'
3 Mars 2020, 16:20
-
Sot hapen dyert e burgjeve për 175 të dënuarit që përfituan nga amnistia
3 Mars 2020, 09:10
-
Meta dekreton ligjin për amnistinë, lirohen 175 të dënuar
14 Shkurt 2020, 15:44