19 kallëzime në KQZ, denoncohen edhe Alket Hyseni e Edi Rama! Për Kryeministrin ankohen për maskën me siglën e PS

Alket Hyseni dhe policët

Që pas publikimit të aktiviteteve të ndaluara për zyrtarët e lartë politikë në funksion të fushatës zgjedhore, qytetarët kanë vazhduar me denoncimet e tyre në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Mes 19 denoncimeve të qytetarëve është dhe deputeti i PS Alket Hyseni. Qytetari ka publikuar në faqen e KQZ një foto të datës 6 janar ku shfaqet Hyseni me disa oficerë të policisë së shtetit.

 “Asnjë pikë e legjislacionit shqiptar nuk i jep te drejte deputeteve te thërrasin ne takim e te kërkojnë llogari policisë së shtetit. Rasti konkret përbën shkelje te dispozitave ligjore dhe një sinjal negativ për zgjedhjet dhe rolin e Policisë në to, ndaj është në interesin e vetë KQZ-së te reagoje për distancimin nga praktika te tilla dhe ndalimin e tyre ne te ardhmen.”

Ndërsa një tjetër shqetësim, për një tjetër qytetar është bërë maska e kryeministrit Rama me siglën e PS.

“Kryeministri përdor siglën e PS ne aktivitete zyrtare shtetërore, gjë qe automatikisht e bën aktivitetin me natyre partiake. Sigla e PS është përdorur ne çdo dalje te kryeministrit ne aktivitete me fonde shtetërore, ne Tirane, Vlore, Shijak dhe Durrës”-thuhet në denoncim.

Që nga miratimi i vendimit të KQZ për të ndaluar publikimin e disa aktiviteteve në funksion të fushatës zgjedhore, LSI ka bërë 16 kallëzime për kryeministrin, ministrat dhe kryebashkiakët.

K.T./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    “Pol i tretë?!” A duhet që 20 partitë e reja të bashkohen kundër PS, PD, LSI?

Komento

Komente

  • Moza: 14/01/2021 19:20

    Ne foto me Alket Hysenin majtas eshte dhe shefi i komisariatit te policise Sarande. Viktor Llogo.

    Përgjigju
  • Haha: 14/01/2021 16:34

    Po per rrocken e Edit jane ankuar?

    Përgjigju
  • Zaberhane: 14/01/2021 16:09

    Keta lloj zaberhanesh harrohen per 24 ore, se jane llum, problemi dhe zotimi lulzim bashes eshte qe keta ti coje tek drejtesia. Tju beje gati dosjet e pislleqeve e vjedhjeve dhe tja dorezoje drejtesise. Ajo pastaj beje punen e vet. Edi Rama spati kellqe tju bente dosjet e tja conte drejtesise as te berishes e te askujt. Edi drama vodhi sa mundi dhe ne burg do perfundoje.

    Përgjigju
    • adeci: 14/01/2021 19:02

      Tamam zaberhan qenke.



×

Lajmi i fundit

John

Babai, bashkëshorti, qytetari model, Lulzim Basha