DURRËS- 3 punonjësit në Portin e Durrësit, ku humbi jetën 19-vjeçari Rufan Belshaku, janë lënë në burg. Gjykata ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për Nazmi Varakun, Rendi Biçakun dhe Bledar Troplinin të cilët akuzohen për “shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë”. Nga informacionet pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Durrës, rezulton që tre shtetasit në fjalë nuk kanë folur për të kundërshtuar apo të kishin pretendime ndaj vendimit.
I ndjeri Rufan Belshaku ka qenë i punësuar i firmës ‘NEO PROJEKT’ sh.p.k. me objekt veprimtarie “Shërbime dhe riparime në vinça portual, vinça, kamioni, vinça mobil, vinça ure, elektrik dhe hidraulik, etj.” Kjo firme është e pajtuar për shërbime riparimesh nga Mariner Adriatic sh.p.k., e cila ka menaxhimin e operimit të terminalit të Konteinierëve të portit të Durrësit.
Kujtojmë ato u arrestuan në Durrës, pas vdekjes së një 19-vjeçari teksa po punonte në firmën e përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit: Rendi Biçaku, 27 vjeç, me funksion përgjegjës turni, në firmën përpunimit të kontenierëve në portin e Durrësit; Nazmi Varaku, 64 vjeç, me funksion manovrator i makinerisë; Bledar Troplini, 42 vjeç, me funksion kryemekanik i ofiçinës.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë sepse, për shkak të moszbatimit të rregullave të mbrojtjes në punë, në vendin e quajtur “Sheshi i Kontenierëve” në portin e Durrësit, punonjësi i kësaj firme, shtetasi Rufan Belshaku është aksidentuar me pasojë vdekjen, nga një mjet pune i kësaj firme, që po drejtohej nga shtetasi Nazmi Varaku.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
75.1%
-
Të gabuar
19.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2622
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Met Dervishi boton librin me poezi në frengjisht: Në Shqipëri s’ka shtëpi botuese serioze, këtu libri ‘humbet’
26 Shtator, 14:36
-
Durrës/ Plagoset me thikë një i ri në Sukth, dërgohet në spital! Policia po punon për sqarimin e ngjarjes (EMRI)
26 Shtator, 13:35
-
Trafik kokaine nga Amerika Latine në Itali/ Dalin në gjykatën e Durrësit 2 të arrestuarit në Manzë! Autoritetet italiane kërkojnë ekstradimin
26 Shtator, 10:59
-
Operacion ndërkombëtar antidrogë, SPAK zhvillon kontrolle në Manzë
25 Shtator, 15:43
-
Nuk kreu hetime për një aksident në punë, arrestohet punonjësi i policisë në Shijak
25 Shtator, 10:22
-
Durrës/ Dështoi që të vidhte një bankë, vodhi një pikë këmbimi valutor, në pranga 29- vjeçari
25 Shtator, 09:40
-
Anija me 816 ton mbetje, prokuroria: Sasitë e mbetjeve nga Kompania Sokolaj shpk drejt Tajlandës janë transportuar nga kompania Kurum në Portin e Durrësit
24 Shtator, 13:08
-
Durrës/ I vunë zjarrin 2 automjeteve, në kërkim autorët
24 Shtator, 12:42
-
Tentoi të përdhunojë 21-vjeçaren nga Australia, arrestohet i riu në Durrës! Në pranga dhe dy të tjerë për ngacmim seksual
24 Shtator, 12:01
-
Lea Ypi sjell në Shqipëri festivalin ‘Liri dhe transformim’: Kultura e trojeve shqiptare, pikëtakim interesant midis lindjes dhe perëndimit
21 Shtator, 20:23
-
Sekuestrohen 9 oxhakë me vlerë 33 000 euro në Durrës, në pranga administratori që fshihte të ardhurat
20 Shtator, 14:58
-
Durrës/ Qëlloi me armë gjahu ndaj kushërinjve dhe komshiut, 2 të lënduar lehtë! Arrestohet 50 vjeçari (EMRI)
19 Shtator, 15:30