2 ditë pas 'riformatimit', Çuçi mbledh kupolën e re të policisë, zbardhen porositë, në fokus lufta kundër kriminalitetit dhe kanabisit

2 ditë pas riformatimit të kupolës së policisë së shtetit, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot takimin e parë me drejtuesit e rinj në nivel qëndror e vendor. Ministri kërkoi nga drejtuesit e rinj të uniformave blu të justifikojnë besimin e dhënë, duke rritur parametrat e rendit, për më shumë siguri publike dhe duke luftuar çdo paligjshmëri. 

Çuçi dha disa porosi për drejtorët vendorë të policisë, duke u ndaluar së pari, tek nevoja për ngritjen në nivele të tjera të besueshmërisë së publikut tek Policia e Shtetit dhe intensifikimi i luftës kundër krimit të organizuar, i cili mbetet një nga prioritetet kryesore të qeverisë dhe Ministrisë së Brendshme.

"Policia vijon të jetë në krye të listës së institucioneve më të besueshme, por për të mos lejuar oshilacione në perceptim, duhet punuar fort përmes përgjigjes e reagimit në kohë ndaj çdo denoncimi të qytetarëve. Rritja e besimit të qytetarëve tek policia, përkthehet në më shumë denoncime e telefonata tek 112, çka rrit forcën goditëse e parandaluese", ka thënë mes të tjerash Çuçi.  

Kreu i Ministrisë së Brendshme, siç bëhet me dije në komunikatën për shtyp të policisë së shtetit, theksoi rëndësinë që kanë rezultatet në luftën antikanabis dhe mirë-menaxhimin e masave, për të garantuar një sezon të sigurt veror. Ai kërkoi zbatimin me tepër korrektësi të legjislacionit, për orarin e lejuar të muzikës në lokale, nivelin e zhurmave, apo goditjen e çdo paligjshmërie që konstatohet.    

Më tej Çuç ka nënvizuar kujdesin e shtuar që duhet të ushtrojnë drejtuesit, tek strukturat e Policisë Rrugore në vend, për të garantuar një marrëdhënie korrekte mes qytetarëve, vendas apo të huaj, që shtohen në stinën e verës përgjatë vijës bregdetare apo drejt destinacioneve të tjeea turistike të vendit. Në fokusa janë edhe masat shtesë për garantimin e një sezonit turistik. 

Ishin ngjarjet e fundit, si masakra me 4 të vrarë në Velipojë dhe aksidenti tragjik në Vlorë që shoi 1 familje, që sollën  reformimin e Policisë së Shtetit. Ristrukturimi filloi nga Drejtoria e Policisë së Shkodrës, me largimin e Niko Brahimajt dhe emërimin e tij në krye të Institutit të Policisë Shkencore. Kryepolici i Shkodrës është Skënder Hita, që deri më parë, mbante postin e zv.drejtorit në Policinë e Gjirokastrës. Me përvojë edhe në drejtimin e Policisë së Shkodrës, Gjovalin Loka pas funksionit në krye të departamentit të Sigurisë në Policinë e Shtetit, u emërua drejtor në Elbasan. Vendin e tij e mori Neritan Nallbati, i cili lë drejtimin e Policisë së Beratit.

Në Vlorë, drejtimin e policisë e merr Bledar Çelijku, i cili vjen nga i njëjti pozicion, por në Berat. Karriera e Edmond Tarkaj si drejtor i Policisë Rrugore zgjati shumë pak. Ai u transferua në policinë e Beratit, ndërsa në postin drejtues të tij të Rrugores, e mori Dhimitraq Ziu. Në vend të tij, si drejtor për sigurinë në policinë e Tiranës, emërohet, Luigj Vathi ish-drejtor i kufirit në Vlorë.

Lorenc Shehu la drejtimin e drejtorisë së Durrësit dhe shkoi kryepolici i Lezhës, ndërsa Policinë e Durrësit do e drejtojë një shef komisariati, Oltion Bistri që largohet nga komisariati 2 në Tiranë. Ardian Çipa drejtor i Policisë së Tiranës në kohën e Saimir Tahirit, u transferua për vite në Akademinë e Sigurisë,

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kasem gahinji: 07/07/2021 16:26

    Policine eshte organ qe varet nga Ministria e brendeshme.Ndaj e mbledh qe cke me te.problemi eshte se deri tani nuk ka asnje ristrukturim apo reforme ,sic i thone keta.Ka vetem nderrim kolltuqesh pra kupole e vjeter ne kolltuqe te tjera.

    Përgjigju
  • Fuqi: 07/07/2021 13:05

    Se pari ministri nuk ka pune te therrase ne takim apo mbledhje drejtues te nje organi qe eshte i pavarur. Drejtuesi i Policise mund te therrase mbledhjen e vartesve te tij dhe te ftoje nje minister. Se dyti, me keqardhje, por injoranca ligjore nuk ka mbarim.

    Përgjigju
    • Xha Rrapua: 07/07/2021 15:42

      Fole si breshka te nallbati

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb