2 metra distancë, maska dhe dezinfektues në hyrje! Lokalet presin klientët me rregulla strikte (VIDEO)

Baret dhe restorantet presin sot klientët pas 68 ditësh të mbyllura si pasojë e pandemisë. Edhe pse janë të shumtë ata që kanë pritur të pinë kafenë, nga sot rregullat do të ndryshojnë ku theksi do të vendoset tek ruajtja e distancës sociale dhe respektimi i kushteve higjienike.

Distancë prej 2 metrash nga tavolina në tavolinë, sigurimi i dezinfektuesve në hyrje të bareve për klientët si dhe një higjienë e mirë për vetë personelin e shërbimit që duhet të jetë i pajisur me maska e doreza.

Hapja e këtyre bareve do të jetë vetëm për pjesën e jashtme të tyre, pasi pjesa e brendshme nuk do të lejohet të funksionojë, në të kundër do të gjobiten. Sa i takon dezinfektimit të ambienteve të bareve dhe restoranteve, ky proces parashikohet të kryhet 2 herë në ditë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:29
Tiranë, lokalet respektojnë rregullat, qytetarët grumbullohen në tavolinë

Pas 2 muajsh mbyllje lokalet dhe restorantet në Tiarën kanë hapur dyert e tyre duke pritur klientët e parë. Shërbimi do të ofrohet vetëm në ambientet e jashtme, ndërsa në një tavolinë nuk duhet të ketë më shumë se dy persona.

Nga një vëzhgim i Report Tv, masat e përcaktuar nga protokolli i sigurisë anticovid janë marrë nga lokalet, por ajo që vihet re është mosrespektimi i qëndrimit në tavolinë, ku ka prani më të madhe qytetarësh në një tavolinë për të konsumuar pijen.

Ora 15:28
Hapen lokalet në Berat, respektohet distanca mes klientëve

Edhe në Berat janë hapur lokalet, ku vihen re dhe prania e qytetarëve të parë dhe respektimi i distancës mes klientëve dhe karrigeve. Gjithashtu kamerierët janë pajisur me doreza dhe maska sipas rregullave të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.  

Berati është zonë e gjelbër dhe nuk ka kufizime në orare për qarkullimin e mjeteve dhe këmbësoreve.

Ora 14:49
Në Lezhë ndryshe nga Vlora, klientë të shumtë në baret dhe restorantet e qytetit

Këtë të hënë në Lezhë kanë rinisur aktivitetin dhe baret e restorantet. Në ditën e parë të hapjes së tyre klientët kanë qenë të shumta, ndërsa në shumicën prej tyre nuk zbatohet protokolli i përcaktuar për mbrojtjen nga koronavirusi.

Lezha është pjesë e bashkive të gjelbra dhe duke nisur nga kjo e hënë kjo zonë i rikthyer plotësisht normalitetit.

Ora 13:20
Në Korçë mungojnë klientët në bar kafe, pronari: Po vazhduam kështu e mbyll biznesin (VIDEO)

Bar kafet janë hapur, por klientët janë të pakët në Korçë. Ndryshe nga parashikimi se qytetaret do iu drejtoheshin kafeve te munguara nuk ka ndodhur kështu. Sot ne te gjitha baret e qytetit vihet re një numër i ulët klientësh.

Një fakt te tillë e pohon dhe pronari i një prej bareve në qytetin e Korçës i cili shprehet se klientët janë të pakët, ndërsa shpresojnë se situata do ti rikthehet shume shpejt normalitetit.

"Në radhë të parë jemi të lumtur që rinisëm punën, por njerëzit e kanë akoma frikën e të ndenjurës brenda. Me kalimin e ditëve shpresoj që diçka të ndryshojë. Sot ka qenë qetësi dhe nuk e pritshim pasi njerëzit kanë ndenjur për një kohë të gjatë brenda. Punojmë me maska dhe doreza. Humbje ka patur, se është edhe qiraja. Po paguajmë me këste, me kalimin e kohës do i paguajmë të gjitha. Shpresojmë të ringrihet puna dhe të vijojmë normalisht. Nëse vazhdojmë kështu i bie që do të dorëzohemi,"-shprehet pronari i një bari në Korçë.

Igli Mujo kamerier në një nga baret e qytetit pohon se më tepër klientët preferojnë te marrin kafet në dorë dhe të largohen. Në kontakt me klientët ai tregon se mban distancën, ndërsa ende ndihet i rrezikuar. Mujo është një nga të punësuar i cili pas aplikimit shpreson se do të përfitojë dhe pagën e luftës.

"Normalitet nuk është, se njerëzit janë më të ndrojtur, mbajnë distancë nga njëri-tjetri, me personalin, nuk është më parë. Ka ulje në numrin e klientëve. Më shumë vinë e marrin kafet në dorë dhe ikin. Kjo doli dhe në modë gjatë këtyre muajve. Ne punojmë me maska, doreza, dezinfektues,"-shprehet Igli Mujo, kamerier.

Ora 11:24
Hapja e bareve dhe restoranteve, kuksianët nuk e kanë më frikë koronavirusin, punëtorët me maska (VIDEO)

Edhe në Kukës sot u hapen baret dhe restorantet ku ndryshe nga Vlora duket se ka më shumë klient. Me sa duket kuksianët nuk i tremben koronavirusit, ndërsa punëtorët ose shërbyesit kujdesen të respektojnë masat e sigurisë me klientët.

Ndërkohë në qytet lëvizja e makinave dhe qytetarëve duket si në zakonshmëri, në një kohë kur Kukësi është zonë e gjelbër.

Ora 10:50
Në Vlorë hapen baret dhe restorantet, por mungojnë klientët, në hyrje të afishuara masat anti COVID (VIDEO)

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Vlorë ditën e sotme janë hapur baret dhe restorantet ku ajo që bie në sy është se të gjithë, të paktën në hyrje të tyre, janë vendosur rregullat dhe masat që duhet të ndiqen.

Një tjetër detaj që vërehet është se në ditën e parë të hapjes mungojnë klientët e shumtë. Nuk dihet të gjitha arsyet por mund të jenë frika për shkak të infektimit, por edhe ekonomia e rënduar për shkak të pandemisë.

Vlora është zonë e gjelbër dhe nuk ka kufizime në orare, por në qytet lëvizjet e makinave dhe të qytetarëve nuk janë edhe aq të shumta.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City

VIDEO/ Liverpool vuan dhe fiton 2-3 kundër vendit të fundit, 'arratiset' +8 nga Man. City