2 palët e PD nuk e nisin bashkimin nga Kuvendi/ Spaho kërkon që interpelanca e grupit të Berishës të bëhet para mocionit me debat të PD! Alibeaj: Këtu ka prioritete

Edhe pse kanë bërë thirrje për bashkim dhe për respekt të ndërsjelltë mes tyre, të dyja palët në Partinë Demokratike nuk e kanë nisur nga sot bashkimin, përkundrazi. Në nisje të seancës plenare deputeti i grupit të Berishës Edmond Spaho kërkoi që interpelenca e kërkuar nga grupi i tyre me Kryeministrin të jetë pikë e parë e rendit të ditës. Kjo është kundërshtuar nga kërkuesi i mocionit me debat kryetari në detyrë i PD-së, Alibeaj si dhe kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho. Kërkesa për ndryshim të rendit të ditës u rrëzua. 

Spaho: Kërkesat për interpelencat urgjente vendosen gjithmonë si pike e parë e rendit të ditës. Këtu rregullorja është shumë e qartë.

Felaj: Ju ftoj të uleni dhe zini vendin tuaj. Keni bërë një kërkesë për ndryshim të rendit të ditës.

Spaho: Nuk ka kërkesë për ndryshimin e rendit të ditës. Kjo është e shkruar e zeza në të bardhë.

Felaj: A mund të dëgjohemi para se Kuvendi të marrë vendim për rendin e ditës. Ju kërkoj të qetësoheni dhe të zini vendin.

Balla: Ju të gjithë e keni nga pak Sali nga brenda dhe merrni kot. Kjo çështje është diskutuar nga edhe në konferencën e kryetarëve. Kjo ditë sot është me 2 seanca dhe secila ka njërën prej çështjeve si pikë të parë të rendit të ditës.  Mocionet me debat janë një seancë e posaçme. Natyrshëm që seanca e dytë e ditës do të ketë pikë të parë interpelancën.

Alibeaj: Unë kam kërkuar këtë mocion me debat për rritjen e çmimeve. Dhe besoj se është më e udhës që pikërisht sot të diskutojmë për këtë çështje me prioritet. Prandaj zonjë të vijojmë sa më parë me diskutimin.

Spaho: Balla më çudisni që merrni fjalën për çështje që i takon opozitës, ketë punë po bëni, po nuk të nxjerr kjo ne selamet, sot ka 1 seancë, jo 2, se një rend dite kemi, dhe për më tepër kemi rregulloren, që nuk lë asnjë shteg, është e prerë, zhvillohet si pikë e parë e rendit të ditë, pika e parë duhet të jetë mocioni, më falni interpelanca me Ramën, Nuk ke për të nxjerrë që në selamet, apo të ka hyrë frika nga Berisha, se del këtu dhe bën zëdhënësin e opozitës.

Pas votimit

Petrit Vasili: Ju ftoj të anuloni një votim të paqenë, të pakuptimtë që keni ndërmarrë.

Spaho: Ju i referoheni gabim çështjes dhe nenit që iu referohet. Më vjen shumë keq që për çështje që i takon opozitës dilni dhe ju dhe bënë mbrojtësin. Çështja e interpelancës apo e debatit përcaktohet nga rregullorja. Vetëm grupi i Partisë Socialiste votoi. A e kuptoni sa qesharak jeni bërë, dilni ju dhe votoni për çështje që nuk ju takojnë juve.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Rrëzohet projekt rezoluta e PD me 10 pika për rritjen e çmimeve, nuk votohet as nga deputetë e saj! PS: I kemi realizuar! Paketës tonë, paketa juaj i vjen te maja thembrës


K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja