17 kandidatë për 2 poste në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, kandidatët: Fokusi ynë, edukimi për termin 'lek'

Komisioni i Ekonomisë ka përmbyllur seancat dëgjimore me 8 kandidatët e mbetur për dy vakancat për anëtarë të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Pasi prezantuan platformat, pjesa më e madhe e tyre morën mbështetjen edhe të opozitës. Në thelb të fjalës së tyre ishte domosdoshmëria për edukimin e përdorimit të termit lek, duke përjashtuar i ri dhe i vjetër.

Ish-deputetja socialiste Senida Mesi tha se garon e zhveshur nga funksionet politike, duke mos krijuar asnjë konflikt interesi.

"Unë jam dhe mbetem një ekonomiste me eksperience në sistemin banker ku të gjitha vendimet kam marrë me një logjike logjistike dhe duke ruajtur balancat. Aktualisht jam krejt e zhveshur nga çdo funksion partiak. Nuk ka asnjë konflikt interesi. As konflikt interes nga ana morale", u shpreh ajo.

Një nga kandidatët që spikatën ishte pedagogia e shkencave ekonomike Marta Muço, e cila premtoi sjelljen e frymës amerikane në bankën qendrore.

"Ministria e Financave dhe banka qendrore janë 2 gjarpërinj nën një jastëk. Nëse këto dy nuk bashkëpunojnë, gjithçka shkon keq", tha ajo.

Në total janë 17 kandidatë për të 2 vende në këshillin mbikëqyrës, ndërsa dje u prezantuan 7 prej tyre, ku spikatën figurat  ish-deputetët të PS Anastas Angjeli dhe Senida Mesi. Vakancat në Këshill vijnë për shkak të përfundimit të mandatit 7 vjeçar të anëtarëve Natasha Ahmetaj dhe Tonin Kola, të zgjedhur në këtë detyrë në dhjetor të vitit 2014.

Per 2 postet vakante në këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë garojnë 17 kandidatë, ndërsa emrat e përzgjedhur pritet të kalojnë për miratim në kuvend.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 23/12/2021 04:22

    Eshte interesante te krahasosh se per dy vende ne banke dalin 17 kandidate,kurse per disa poste ne drejtesi para disa kohesh (nuk me kujtohet nese ishte BKH apo ndonje tjeter nga ato qe duhet te japesh info.edhe per miq e te aferm),ku kerkohej integritet i jashtzakonshem,nuk kishte mjaftueshem kandidate,megjithese kishte me shume vende!Sa per/lekun/filloheni nga tregetaret ne rruge,tjeter shkruajne,tjeter nenkuptojne.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?