2 vite nga zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, dëshmia e re “kthesë” në hetime: U pa në plazhin Agia Marina

2 vite nga zhdukja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, dëshmia e re “kthesë” në hetime: U pa në plazhin Agia Marina

Më 19 tetor 2020, 19-vjeçarja shqiptare Artemis Vasili u largua nga shtëpia për një intervistë pune, por gjurmët e saj janë zhdukur që prej asaj kohe.

Sipas raportimeve të hershme të policisë, 19-vjeçarja nuk shkoi kurrë në intervistë. Çështja e zhdukjes së 19-vjeçares shqiptare Artemis Vassilis qëndron e hapur prej dy vitesh.

Ngjarja është rikthyer përsëri në vëmendje me një dëshmi të depozituar të premten në emisionin “Dritë në tunel” duke i dhënë një kthesë të re çështjes.

Sipas një dëshmie të re, 19-vjeçarja është parë një ditë pas zhdukjes së saj, më 16 tetor 2020, në Koropi, e humbur në mendime në plazhin e Agia Marinës.

“Është diçka e re kjo dëshmi. Ndërsa më parë personi i fundit e kishte parë në stacionin e autobusit duke pritur dikë, tani vjen një dëshmi që ndryshon të gjitha faktet dhe na thotë se e sheh në plazhin e Agia Marinës. Kjo zonë nuk ishte kontrolluar kurrë. Besojmë se këtë javë do të jepet urdhër për kontroll edhe në këtë zone”, tha avokati i familjes, Anastasios Dugas.

Në plazhin Agia Marina ajo shkonte gjithmonë për të notuar me miqtë e saj, e cila kishte shkuar edhe me ish-të dashurin e saj para se ky i fundit të ndahej me të dhe ta fshinte nga rrjetet sociale. Ai vetë ka folur për për këtë takim, por pa mundur të ndihmojë autoritetet.

“Nëse do të mund të ndihmoja, do ta bëja. Në kohën kur Artemisa u zhduk, unë isha brenda kampit. Unë isha ushtar në Aleksandropoli”, tha ai.

Prokuroria nga Departamenti i Vrasjeve i Sigurimit të Atikës, ka marrë përsipër dosjen e 19-vjeçares dhe është ajo që do të vendosë nëse hetimet do të kenë vazhdimësi ose jo. 

Familja ka deklarur se hetimet për vajzën e tyre duhet të vazhdojnë, për shkak se një person nga rrethi i ngushtë i miqve të saj ka lënë një takim me Artemis në mesditë të datës 16 tetor 2020.

Një i afërm i saj e kishte parë duke pritur për një orë në stacionin e 2-të të Atikës, ku linja kalon në Agia Marina dhe më pas një dëshmi tjetër ka ardhur nga një banore e zonës e cila tha se e ka parë në plazhin e Agia Marinës. Ajo tha se policia duhet të fokusohet në këtë pikë për të kërkuar vajzën e zhdukur.

“Jemi të sigurt që atë ditë kishte lënë takim me dikë për t’u takuar. Ajo mori një telefonatë në Viber, shkoi në dhomën e saj, foli dhe u largua e lumtur. Një dëshmitar i veçantë, të cilin e kemi vënë në dukje, nuk ka thënë të vërtetën plotësisht. Duhet të dalë dhe të thotë saktësisht se çfarë ka ndodhur. Ai di gjëra dhe situata rreth Artemidës. Ai është personi i fundit që ka pasur kontakt”, tha avokati, i cili po bën apel që kushdo që di diçka të flasë.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj