Anisa tregon për Shqiptarja.com se si janë ndjesitë e një 20 vjeçareje, teksa pret të bëhet mama. Anisa tha se kjo shtatzëni erdhi me dëshirën e plotë nga të dy, madje bashkëshorti i saj ka këmbëngulur gjithmonë për t’u bërë baba, gjë që është e justifikuar edhe nga mosha e tij, por sërish ajo nuk shqetësohet për këtë pasi i do fëmijët.
Për Anisën kjo nuk është shtatzënia e parë, ajo e ka provuar këtë ndjesi verën e kaluar, e cila fatkeqësisht pati komplikacione dhe dështoi fëmijën në muajin e dytë. Këtë herë, ky vendim erdhi me plot bindje për të dhe kujdesi është shumë më i madh.
“E kam vënë re edhe tek bashkëshorti, nuk më lë të prek gjë me dorë. Pastaj për të ngrënë, o zot, një nga këto ditë më haheshin shumë fiq. Në pamundësi të tyre më solli palma fiku edhe më iku nepsi,” tha Anisa. Ndaj, Anisa është zgjedhur personazh tek Shqiptarja.com sepse në një kohë ku duket se vajzat zgjedhin karrierën përpara familjes dhe kemi një mbifokus drejt asaj të parës, Anisa është një vajzë që ka zgjedhur të bëhet mami kaq e vogël. Ka zgjedhur, nuk është detyruar nga familja, mentaliteti apo shoqëria.
Shtatzënia për të nuk është një aksident i ëmbël por diçka të cilën Anisën e ka bërë të ndjehet totalisht e plotësuar. Ajo ndihet ndryshe nga moshataret e saj, ka mendime të tjera ndryshe nga një e re dhe perceptimet në shumë gjëra që na rrethojnë në jetën e përditshme ndikohen nga jeta që ajo ka zgjedhur të ketë.
Anisa tregon për ne pse e ka bërë këtë zgjedhje dhe si është të jesh një vajzë mami në pritje. “Unë personalisht ndihem grua e lumtur dhe e plotësuar nga jeta 100%,” tha me bindje ajo.
20 vjeçarja rrëfen se nuk ishte vendim për ta mbajtur fëmijën por ajo e ka nisur si mision për ta sjellë në jetë me bindje dhe dashuri duke pasur parasysh çdo përgjegjësi që i lindin një mamaje të re.
E pyetur nga Shqiptarja.com se çfarë e trembte më shumë tani pas dështimit në shtatzëninë e parë ajo rrëfen se:“Në fakt pas dështimit të parë e cila ishte diçka që nuk erdhi me dëshirën time por nga probleme të ndryshme shëndetësore, unë e prisja me padurim ardhjen e një fëmije të shëndetshëm në jetë dhe për mua ishte lajmi më i mirë i jetës sime.
Nuk është se i trembem diçkaje ekzakte, por thjesht është meraku i një nënë e cila mban brenda saj një krijesë të vogël e cila rritet çdo ditë nga pak dhe meraku më i madh i imi është ardhja e foshnjës në jetë me shëndet të plotë”. Ndjesia e pritjes për t’u bërë prind ka lindur bashkë me Anisën që në momentin kur ka kuptuar që është shtatzënë. Për të është ndjenja më e bukur e cila rritet dita ditës.
Ajo po e shijon shumë këtë periudhë duke memorizuar çdo moment dhe duke u kujdesur për veten dhe foshnjën në mënyrë maksimale. Anisa është në kontakt të vazhdueshëm me mjekun por tha se tre muajt e parë janë ata më të rëndësishmit pasi bëhen analizat. Ndërsa më pas mjafton një herë në muaj për të parë zhvillimin e fëmijës.
Në muajin e katërt ajo ka zbuluar gjininë e fëmijës dhe ndjehet shumë e bekuar që do të sjellë në jetë një vajzë. “Zoti më ka bekuar që të kem një vajzë dhe nuk ka gjë më të mrekullueshme se sa kur ndjen lëvizjet e saj në bark. Aty përmendem që nuk jam e vetme.
Dhe me kalimin e ditëve lëvizjet bëhen më të dallueshme duke rritur emocionin e papërshkrueshëm që unë ndjej dhe duke pritur me padurim momentin që do ta sjellë në jetë,” tregon Anisa. Kur e pyetëm Anisën se çfarë do donte të ndante me lexuesit e Shqiptarja.com ajo tha se: "Unë jam një mami tani edhe lumturia ime është aq e madhe sa dua që gjithë bota ta marrë vesh.
Ndaj edhe pranova ta ndaj me ju këtë bisedë. Por ka edhe diçka tjetër që do doja ta thoja me zë të lartë. Për të gjitha vajzat e reja apo edhe gratë. Kur ne bëhemi nëna, shndërrohemi në qenie të mbinatyrshme. Edhe kjo është një vlerë që nuk duhet t’ia mohojmë vetes. Po, është shkolla. Po, është puna. Dhe gjithçka tjetër. Por në fund të ditës, asgjë nuk është më shumë se familja. Dhe familja e vërtetë është mish nga mishi yt. Si kjo që jeton brenda meje”.
Historia e dashurisë
Anisa në moshën 18 vjeçare u dashurua me një djalë 12 vjet më të madh se vetja. Por pavarësisht gjykimeve dhe vështirësive që hasi si nga shoqëria si edhe nga familja ajo e kurorëzoi marrëdhënien e saj në martesë pas një viti. Sot në moshën 20 vjeçare, ajo është në muajin e pestë të shtatzënisë.
Dështimi
Për Anisën kjo nuk është shtatzënia e parë, ajo e ka provuar këtë ndjesi verën e kaluar, e cila fatkeqësisht pati komplikacione dhe dështoi fëmijën në muajin e dytë.
Vajzë-mami
Anisa tregon për Shqiptarja.com, pse e ka bërë këtë zgjedhje dhe si është të jesh një vajzë mami në pritje. “Unë personalisht ndihem grua e lumtur dhe e plotësuar nga jeta 100%,” tha ajo.
Intervista e plotë:
-A është vendim për të qenë mama në moshën tënde apo një aksident i ëmbël?
Po për mua ishte diçka e cila erdhi natyrshëm dhe me dëshirën e plotë për ta mbajtur. Një vendim i marrë me plot bindje. E kam vënë re edhe tek bashkëshorti, nuk më lë të prek gjë me dorë. Pastaj për të ngrënë, o zot, një nga këto ditë më haheshin shumë fiq. Në pamundësi të tyre më solli palma fiku edhe më iku nepsi.
-Kjo është shtatzënia e parë?
Jo në fakt, unë kam qenë shtatzënë edhe në moshën 19 vjeçare, por për shkak të disa problemeve shëndetësore, e dështova në muajin e dytë fëmijën. Që atëherë unë e prisja me padurim ardhjen e një fëmije të shëndetshëm në jetë dhe për mua ishte lajmi më i lumtur i jetës sime.
-Çfarë të tremb më shumë kësaj here?
Në fakt pas dështimit të parë e cila ishte diçka që nuk erdhi me dëshirën time por nga probleme të ndryshme shëndetësore, unë e prisja me padurim ardhjen e një fëmije të shëndetshëm në jetë dhe për mua ishte lajmi më i mirë i jetës sime.
Nuk është se i trembem diçkaje ekzakte, por thjesht është meraku i një nënë e cila mban brenda saj një krijesë të vogël e cila rritet çdo ditë nga pak dhe meraku më i madh i imi është ardhja e foshnjës në jetë me shëndet të plotë.
-Si po e përjeton pritjen e foshnjës? Më trego pak?
Ndjesia e pritjes të foshnjës lind që në momentin që kupton që je shtatzënë. Për mua është ndjenja më e bukur e cila rritet çdo ditë. Personalisht po e shijoj sa më shumë duke menduar dhe duke u kujdesur për veten dhe foshnjën në mënyrë maksimale që të ketë një zhvillim sa më të rregullt.
-Si ndihet një 20 vjeçare kur zbulon se është shtatzënë?
Ndihet ndryshe nga moshataret e saj. Ndryshon në mendime dhe perceptimin e shumë gjërave që na rrethojnë në jetën e përditshme. Unë personalisht ndihem grua e lumtur dhe e plotësuar nga jeta 100%.
-Pse vendose të mbash fëmijën duke qenë në një moshë relativisht të re? A ka ndikuar bashkëshorti yt në këtë vendim?
Unë nuk vendosa ta mbaj, por unë nisa misionin për ta sjellë në jetë me bindje dhe dashuri të plotë duke pasur parasysh çdo përgjegjësi që i lindin një nëne të re. Bashkëshorti sigurisht që ka ndikuar, sepse ai kishte të njëjtën dëshirë ashtu si mua.
-Sa të shpeshta duhet të jenë vizitat te mjeku pasi zbulon se je shtatzënë?
Vizitat te mjeku ndryshojnë nga muaji në muaj. 3 muajt e parë janë ato më të rëndësishmit pasi bëhen analizat kryesore dhe të paktën 1 herë në muaj duhet të kryesh një vizitë për të parë zhvillimin e fëmijës.
-Ke filluar të ndjesh lëvizjet e bebit tashmë. Përshkruaj pak emocionin që ndjen.
Zoti më ka bekuar që të kem një vajzë dhe nuk ka gjë më të mrekullueshme se sa kur ndjen lëvizjet e saj në bark. Aty përmendem që nuk jam e vetme. Dhe me kalimin e ditëve lëvizjet bëhen më të dallueshme duke rritur emocionin e papërshkrueshëm që unë ndjej dhe duke pritur me padurim momentin që do ta sjellë në jetë
-Kush ka qenë mbështetja jote më e madhe?
Mbështetja ime më e madhe pas bashkëshortit është mami im e cila kujdeset dhe më mëson çdo ditë për rrugëtimin e një nënë të re. Ajo është pranë meje gjatë gjithë kohës duke u kujdesur për çdo gjë.
-Dhe si përfundim, çfarë do të ndash me lexuesit e Shqiptarja.com?
Unë jam një mami tani edhe lumturia ime është aq e madhe sa dua që gjithë bota ta marrë vesh. Ndaj edhe pranova ta ndaj me ju këtë bisedë. Por ka edhe diçka tjetër që do doja ta thoja me zë të lartë. Për të gjitha vajzat e reja apo edhe gratë. Kur ne bëhemi nëna, shndërrohemi në qenie të mbinatyrshme.
Edhe kjo është një vlerë që nuk duhet t’ia mohojmë vetes. Po, është shkolla. Po, është puna. Dhe gjithçka tjetër. Por në fund të ditës, asgjë nuk është më shumë se familja. Dhe familja e vërtetë është mish nga mishi yt. Si kjo që jeton brenda meje.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com