20-vjetori i Sara Hoxhës veçse me surpriza e dhurata ishte i mbushur edhe me shumë dashuri. Sara zgjodhi të festojë pranë njerëzve të saj më të dashur në një darkë intime, ku sigurisht nuk mund të mungonte as i fejuari i saj, moderatori i The Voice Of Albania, Ledion Liço.

Në fotot e shpërndara nga Sara apo Lori në Snapchat, nuk mund të mos binte në sy dekori elegant i tavolinës, qirinjtë e vendosur përgjatë saj dhe trëndafilat e bardhë që krijonin një atmosferë festive mes të ftuarve.

Sigurisht që nuk kishin si të mungonin as urimet në rrjete sociale, ku spikasnin ato të Lorit dhe Ledionit. Ky i fundit postoi një foto të Sarës në Instagram, të shoqëruar me urimin: “Uroj që ajo të jetë e lumtur çdo ditë, sepse ajo me të vërtetë e meriton”.
 
Nga ana tjetër, motra e saj e madhe Lori në një foto ku shfaqet bashkë më Sarën, ka shkruar: “Ajo nuk ka qenë kurrë një adoleshente tipike, por sot ajo bën zyrtarisht 20 vjeç. Të dua shumë motra ime, mikja ime më e mirë, mama, baba, partnere jete! E di që ka për të qenë një vi ti madh për ty dhe jam e bekuar që jam e para që telefonon për çdo sukses tëndin dhe për çdo mësim të jetës. Je gjysma ime më e mirë dhe ajo tek e cila mbështetem. Buzëqeshja jote do jetë gjithmonë një arsye për lumturinë time kështu që shpresoj se kjo jetë do të ketë rezervuar vetëm gjëra të bukura për ty…” 

Megjithatë urimin e parë Sara tashmë 20-vjeç e mori nga vëllai i vogël Itan: “Hej Sara gëzuar ditëlindjen, shpresoj që dita e sotme të jetë më e bukura në jetën tënde. Je motra ime më e mirë. Me dashuri, Itan Hoxha,” shkroi më i vogli i familjes Hoxha me një anglishte të përkryer. 

FOTO të tjera të darkës së ditëlindjes


FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

3/4